“Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, surpriza e re letrare vlerësohet nga QKLL

17 Maj 2022, 14:29Kulturë TEMA

“Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të

Dorëshkrimi “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, i shkrimtarit të ri Behar Jacaj, është vlerësuar si më i miri nga juria e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. 

Në listën e bërë publike nga ky institucion, Jacaj renditet i pari nga 17 aplikime duke përfituar nga Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj. 

Psikologu Jacaj çmohet nga juria me motivacionin:

"Behar Jacajt, për librin me tregime “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, duke dalluar mes prozatorëve të rinj bashkëkohorë, për befasinë e situatave rrëfimtare të shprehura me ligjërim artistik mbresëlënës", thuhet në motivacionin e jurisë. 

Kjo garë tashmë është shndërruar në një traditë e përvitshme nga QKLL-ja, në mbështetje të shkrimtarëve të rinj.

Juria këtë vit u kryesua nga studiuesja Lili Sula dhe me anëtarë shkrimtarët Virion Graçi dhe Alfred Peza.

Gjithashtu u vlerësuan edhe dorëshkrimet e të rinjve Flogerta Krypi dhe Xhoana Jaku.

Lini një Përgjigje