Ç’fshihet pas “dhelprave” të Norvegjisë në Eurovision?

14 Maj 2022, 20:00Kulturë TEMA

Ç’fshihet pas “dhelprave” të Norvegjisë

Pas përfaqësimit të sivjetshëm të Norvegjisë në Eurovizion fshihet një histori… e çuditshme.

Askush nuk e di se kush qëndron pas maskave të Subwoolfer-it, të shfaqura në skenën e Pala Olimpico-s në gjysmëfinalen e parë të eventit të madh, gjithnjë me debat, për shkak të performancave ekstreme në kurriz të cilësisë së këngës. Dikur ishte ndryshe. Europiani i këngës ishte elegancë muzikore e tekstuale e jo shfrenim.

Keith dhe Jim, siç quhen me nofkat përkatës, pretendojnë se kanë jetuar në Hënë për miliona vjet dhe tani janë në një mision special për të kapur “fronin” e Eurovizionit dhe për të bërë të njohur muzikën e tyre për të gjitha galaktikat.

“Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për të pushtuar botën, të paktën muzikore. Ne jemi grupi më i madh në galaktikë për miliona vjet. Dhe tani ne do të qëndrojmë këtu në Tokë për të paktën disa milionë vjet. Ka qenë vërtet e vështirë të këndosh në fillim, sepse në atmosferë ka shumë oksigjen dhe nuk jemi mësuar, por tani jemi mirë”, kanë thënë dyshja në faqen zyrtare të organizatës muzikore.

Madje kanë shtuar se kanë përgatitur diçka të veçantë, në rast se do të sjellin vendin e parë në Norvegji. “Nëse kjo ndodh, atëherë të gjithë jeni të ftuar në Hënë. Ne kemi një vend të mrekullueshëm atje dhe ka gjithashtu një bar falas. Por nëse nuk është e mundur të arrijmë atje, ne do t’u kërkojmë tokësorëve në Norvegji të na presin,” thanë ata.

Pyetja që qarkullon rreth emrit të tyre që në daljen e tyre të parë është: kush fshihen nën këto maska? A do t’i zbulojnë Keith dhe Jim fytyrat e tyre nëse fitojnë Eurovizionin?

Publikimet e huaja raportojnë se kjo dyshe futuriste i referohet fort dyshes norvegjeze, të shfaqur në vitin 2010, vëllezërve Ylvis.

Në vitin 2013 ata patën një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “What Does The Fox Say?”, në videoklipin e së cilës ata shfaqeshin të veshur si …dhelpra.

Në fakt, të shumtë janë ata që konsiderojnë se maskat e “Subëoolfer” duken si maskimi i tyre në këtë klip. Të tjerë duan që “Give That Wolf A Banana” të jetë “vazhdimi” i hitit të tyre të mëparshëm “What Does The Fox Say?”

Edhe zërat e tyre tingëllojnë pothuajse identik. Vëllezërit Ylvis nuk kanë theksin karakteristik që i dallon norvegjezët, pasi ata u rritën në vendet afrikane dhe flisnin anglisht që në moshë të vogël si gjuhë të dytë.

Një tjetër element i zakonshëm që mund të konfirmojë se këta janë të njëjtët njerëz është… kompania që i promovon ata, Universal. Dega e saj norvegjeze ka ndërmarrë promovimin e Subwoolfer-it dhe kjo është e njëjta kompani që ka firmosur Ylvis.

A mund të jenë të gjitha këto rastësi apo vëllezërit Vegard dhe Bård Ylvisåker fshihen vërtet pas uniformave dhe maskave të verdha?

E fundit: janë të mistershëm por jo të lakuriqtë si Shqipëria! 

3 Komente

  1. M
    Moisi Golemi

    O gazetar idiot. Ata në klip janë ujq, jo dhelpra.

    1. L
      Llazi

      Norvegjezet nxoren dhelprat ne eurovizion, po skane te krahasuar me kuçedren shqiptare

      1. K
        Klimax

        Pas "ujqërve", jo pas "dhelprave"!

        Lini një Përgjigje