
Gjuha Shqipe tashmë është lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit në kuadër të departamentit të Letërsisë Krahasuese. Kjo u bë e ditur nga administratori i departamentit, Faton Limani.
Ai tha se gjithë kjo është arritur nga ai në bashkëpunim me Eva Stathi-Misho.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese. ”,
Urime te dyve
Dikur thuhej: Kush don ta mesoj shqipen, le te shkoj ne Peking. Tash paska edhe nje alternative tjeter.
Fuck you injorant.
Injorant je ti, nese shtiresh se nuk e di kush e ka thene at shprehjen "epike" para dhjete vitesh, qe e kam rikujtuar une.