Të përjetësosh peizazhin lundrues të Butrintit!

23 Maj 2022, 11:18Kulturë Prof. Richard Hodges

Të përjetësosh peizazhin lundrues të Butrintit!

E paharueshme mbetet për mua pamja e Butrintit në vitin 1993. Ishte një peizazh lundrues. Një sit që i takonte së shkuarës me një bukuri shpirtërore të spikatur. Një vend në Mesdhe që kërkonte me patjetër daljen nga anonimiteti i thellë i fundit të shekullit të XX.

Ja përse, Fondacioni Butrinti, i mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Getty dhe UNESCO hartuan një plan për të ruajtur këtë “Peizazh Homerik”. Përpjekjet tona çuan në zgjerimin e Butrintit në vitin 1999 si një Sit i Trashëgimisë Kulturore Botërore duke përfshirë fushën e Vrinës dhe Liqenin e Butrintit. Njëkohësisht çoi edhe në krijimin e Parkut të parë kombëtar të Shqipërisë, meritë e Ministrit të Kulturës së asaj kohe, Edi Rama.

 E gjitha kjo sot është histori. Vizitorët - shqiptarë dhe të juaj- e gëzojnë Butrintin si një vend magjik në sajë të kombinimit të arkeologjisë dhe natyrës. Teksa pyet, është pikërisht kjo magji që secili kujton e dashuron. Kjo e shndërron Butrintin në një thesar  të përbotshëm.

Tashmë, Fondacioni i ri për Administrimin e Butrintit synon jo vëtëm mbrojtjen e këtij thesari të brishtë por edhe kthimin e tij në një sit të jashtëzkonshëm. Me më shumë investime, Butrinti me dy qytetet “e humbura” simotra , Çuka e Ajtoit dhe Kalivoja,  në këtë peizazh homerik do të qëndrojë në një rradhë me Angor Wat dhe Stonehenge në një nivel të siteve të trashëgimisë botërore. Gjatë dekadës së ardhshme, duke punuar më bashëpuntorë  të nivelit botëror, historia episodike dhe e gjatë e ketij peizazhi lundrues mund të rindërtohet virtualisht, sikundërse është bërë në Stonehenge. Që nga periudha e paleolitit dhe njerëzve të parë këtu, përmes antikitetit, periudhës otomane deri në kohët e sotme laguna dhe zona ligatinore ka pësuar vazhdimisht ndryshime. Këto ndryshime mjedisore kanë dhënë një formë historisë së Butrintit. Fondacioni i ri do të sigurojë që kjo e kaluar -ndoshta e dokumentuara më mirë në Mesdhe- u paraqitet në mënyrën më brilante vizitorëve dhe mbi të gjitha fëmijëve të cilët fatmirësisisht janë rritur në periudhën në Shqipërinë postkomuniste.

Të përjetësosh peizazhin lundrues të Butrintit!

Por kjo histori mjedisore nuk ka mbaruar. Ndryshimet klimatike dhe ngritja e pakontrolluar e niveleve detare të Mesdheut nuk janë një pjellë e fantazisë. Është një fakt shkencor në botën që jetojmë. Ashtu siç po ndodh me shkrirjen e akullnajave nëpër male. Një pjesë shumë e madhe e Butrintit të poshtëm do të jetë nën ujë në vitin 2050; akoma dhe më shumë në vitin 2100.

Kjo nuk mund të ndalet. Por do të ishtë mëse e nevojshme të kuptojmë sesi këto ujëra do të ndikojnë thesaret arkeologjike të Butrintit. A do të këtë për shembull më shumë kripëra që dëmtojnë mozaikët e mbuluar të Butrintit? Si do të ndikojë mbi mbishkrimet e teatrit? Jo më pak e rëndesishme është që të planifikohet sesi vizitorët do të vazhdojnë vizitojnë dhe shijojnë Butrintin. Me mijra vënde pune për shqiptarët dhe industria e turizmit varen nga ky fakt.

E ardhmja e Butrintit dhe peizazhi i tij lundrues nuk varen nga interpretimi nëse trashëgimia e tij është ilire apo helene. Liria për të debatuar të shkuarën është thelbësore për të ardhmen, kështuqë le të mos kemi keqkuptime!  Megjithatë, në këtë nivel të planifikimit së të ardhmes të Butrintit, të humbësh në debate  interpretimesh akademike, ndërkohë që siti po përballet me ndryshime radikale të klimës nuk është as më shumë dhe as më pak një gjë qesharake. Toni i këtij debati rreth mijëvjeçarit të parë para erës sonë i takon kohës se “Sigurimit”.

Vizitorët vijnë në Butrint për të shijuar shpirtin e tij unik mesdhetar. Fondacioni i ri, me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe agjensitë ndërkombëtare duhet të fokusohen në atë që është e rëndësishme: ta kthejnë në të përjetshëm këtë peizazh homerik për të mirën e gjeneratave të ardhshme të shqiptarëve. Është një objektiv i rëndësishëm e çdo shqiptar duhet të jëtë i lumtur që kjo qeveri e ka kthyer në prioritet.

Prof. Richard Hodges

Drejtori Shkencor i Butrint Foundation

Anërat i Bordit të Butrintit

 

 

1 Komente

  1. T
    Taulant

    Pse nuk shkruan per faktin qe 700 hektar ju hoqen parkut per te ndertuar vilat. Ka gje me te ulet qe nje shtet mos te menaxhoj dot nje pasuri UNESCO-je. Nje shtet qe ka zhdukur investimet ne arsim,shkence,ushtri nuk gjen dot 5milion euro ne vite per kete pasuri. Kerrici i Vucicit po paguan qindra milion euro per iceneratoret apo koncensionet ne mjekesi nuk punojn.

    Lini një Përgjigje