‘Errësira’ te ‘Shtëpia me gjethe’, një reflektim për vuajtjet e komunizmit

24 Maj 2022, 16:01Kulturë TEMA

‘Errësira’ te ‘Shtëpia me gjethe’, një

Në tunelin 25 metra të gjatë në muzeun “Shtëpia me gjethe” artisti Oltsen Gripshi shpërfaq përmes pikturës, videos e instalacionit vuajtjet e komunizmit.  

Me anë të ekspozitës “Errësira”, Gripshi sjell më afër për publikun “errësirën” e terrorit komunist, të të gjithë atyre që e jetuan nën lëkurë vuajtjen.

Përpos fotografive, 70 kanotiere qëndrojnë të varura në tunel, në kujtim të atyre që s’ia dolën, duke na përballur me sagën e krimeve të komunizmit.

Artisti Oltsen Gripshi thotë  se ekspozita vjen si një rrëfim vetjak, familjar, por jo vetëm, pasi shtrirja e sistemit diktatorial ishte aq e gjerë.

“Lidhet me familjen time të persekutuar, por mesazhi është edhe më i madh sepse ka të bëjë me një frymë universale, që ky sistem preku të gjithë Europën Lindore dhe pasojat e të cilit ndihen ende sot”, shprehet Gripshi.

Sipas tij, njohja me errësirën vjen edhe si një mënyrë për të nxitur dëshirën për të dalë nga ajo.

“Errësira është zbrazëtia, ku qenia njerëzore shkëputet nga ekzistenca fizike, aq sa brenda saj ajo humbet orientimin në kapërcyell midis dy përmasave: reales dhe metafizikes”, vijon artisti.

Ekspozita përbëhet nga 17 fotografi të familjes së tij, portrete të prindërve, vajzës apo bashkëshortes, por këto imazhe vijnë të shpërbëra, ku dallohen shenja torturash, rrudhat e atyre që brenda burgjeve të komunizmit numëronin vitet që kalonin, e atyre jashtë, që në ‘burgun’ e madh të komunizmit nuk mundën të jetonin të lirë.

“Vendosja e qenies njerëzore përballë errësirës (përballë gërmadhës që la pas regjimi komunist), do të zbulonte portrete njerëzore ‘të deformuara’ nga një jetë e jetuar plot dhimbje fizike, trauma psikike, intriga dhe përgjime gjatë regjimit komunist në Shqipëri”, shprehet artisti për Gazetën “Si”, ndërsa shton se “errësira është ajo që i përbashkon të gjithë elementët e ekspozitës”.

Në kontrast me fotografitë bardhezi shfaqet imazhi i së bijës në ngjyra, si ftesë që pas katarsisit të memories, ka ende shpresë për fillim të ri.

Duke e cilësuar si një ekspozitë që fton në reflektim të gjitha moshat, artisti thotë se arti ka fuqinë të sfidojë sisteme.

“Qëllimi im ishte që kjo ekspozitë të mbahej në një mjedis atipik, pasi ky mjedis ironizon dhe muzealizon më së miri të shkuarën. Dhe mesazhi i fortë është që vërtet ne kemi qenë pjesë e atij regjimi dhe vuajtjeve gati çnjerëzore, por arti ka qëllim të sfidojë sisteme, kohëra dhe nëpërmjet vetëpastrimit të japë pikërisht mesazhin e lirisë”, përfundon artisti.Ekspozita si himn për të përshpirtshmen, për të shkuarën e për shpluhurosjen e saj, ka një dritë në fund, atë të shpresës për ritakim me ata që humbën padrejtësisht.

3 Komente

  1. b
    boll na cat Carin me Komunizmin o funderina

    sot Problemet e Shqiptareve nuk jane Varri i Komunisteve - o ju placin Trut o kafka Boshe , por jane Drejtesia ne Shqiperi dhe Banda e Politikes qe shkaterroj ,vodhi , degjeneroj te ardhmen e disa Brezave mbas 91 - nen Flamurin e Demokracise - dhe sot jane Miljardere me Vila me Apartamente me Firma me Hotele me gjithcka si Sheike -nderkohe qe Sabotuan gjithcka ne kte shtet - jane Banda e Krimineleve te Lalzit o ju placin trut ,sikur keni mut e jo tru brenda kafkave bashke me kto medie prostitutash .kafshe qorre .

    1. A
      Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe maska

      Te denuar politike Sipas STATISTIKAVE SHTETERORE te shtetit shqiptar (qe ne vitet 1945-1990 eshte shteti me i mireorganizuar ne historine shqiptare deri me sot) jane te percaktuara se persona te denuar per arsye politike (ketu futen te denuar me gjobe, internim, burgosje, pushkatim) ne 45 vjet jane denuar gjithsej 16 mije veta, te gjithe bashke. Nga keta 2 mije veta jane denuar me pushkatim (shumica ne vitet 1945-1948 menjehere pas Luftes, te denuar si kolaboracioniste dhe kriminele). Pra ne 45 vjet te pushtetit komunist jane denuar per arsye politike 16 mije persona, qe do te thote se ne je popullsi te pakten 3 milion banore rreth 0.53% e tyre jane denuar per arsye te tilla. Organizata e "Ish te perndjekurve politike" ne keto vite e ka shtuar numrin e te perndjekurve politike ne rreth 25 mije veta (duke perfshire ne ta shume te burgosur ordinere, si vrases, hajdute, mashtues, sherrxhinj, kurva, pederaste ...). Edhe ne kete rast del se 0.7% e popullsise se Shqiperise ne 45 vjet kane qene te denuar apo persekutuar politike. Edhe ne vazhdimesi perpjekjet per rritjen e numrit shkojne te 40 mije vete, qe perseri nuk shkon me shume se 1.5% e popullsise. Pra ne cdo rast, diku me shume apo me pak se 1% e popullsise se Shqiperise kane patur reperkusione ligjore per arsye politike, ndersa 99% e popullsise nuk kane patur asnje reperkusion ligjor. KJO ESHTE E VERTETA HISTORIKE, te gjitha te tjerat jane propagande halabakesh dhe maskarenjsh! Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!

    2. S
      Sara

      te lllifsha Mikelanxhelon...

      Lini një Përgjigje