Restaurimi i kishës ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit

28 Maj 2022, 21:30Kulturë TEMA

Restaurimi i kishës ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit

Në fshatin Mërqi të Lezhës ka nisur puna për restaurimin e Kishës ku në vitin 1703 u mbajt Kuvendi i Arbërit. Restaurimi synon ta shdërrojë atë në një kompleks muzeal të vizitueshëm përgjatë gjithë vitit.

Kisha ku në vitin 1703 u mbajt Kuvendi i Arbërit ndodhet në fshatin Mërqi, vetëm 4 kilometra nga Memoriali i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeu, në qytetin e Lezhës.

Prej disa javësh, një grup arkitektësh, të udhëhequr nga studiuesi dom Nikë Ukgjini dhe mbështetur nga donatorë privatë, po punojnë për restaurimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit, duke synuar ta shndërrojnë në një qendër të vizitueshme të kujtesës kombëtare.

"Kuvendi i Arbërit, nga studiuesit llogaritet se është më i rëndësishmi pas Besëlidhjes së Lezhës 1444. Si ngjarje e tillë ja vlen të ndërmerret diçka që të bahet një qendër pelegrinazhi për tërë shqiptarët, sepse të gjithë e kanë në zemër atë periudhë, ose atë mbledhje të ipeshkvijve, që u mblodhën nga të gjitha trevat dhe, në krye të të gjithë kësaj iniciative kuptohet se ishte Papa Klementi i XI, që asht me origjinë shqiptare".

Kuvendi i Arbërit, i mbajtur nën drejtimin e Papa Klementit me origjinë shqiptare, vlerësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Ndaj, thotë dom Nikë Ukgjini, Kisha e Kuvendit të Arbërit duhej të tërhiqte vëmendjen dhe interesimin e institucioneve të shtetit shqiptar, për t’a vënë nën mbrojtje si monument të rëndësishëm të kulturës dhe historisë.

“Është dashur patjetër që të ketë ndërhyrje edhe më parë, por nuk kanë qenë kushtet. Kemi krijuar një grup njerëzish, studiuesish, arkitektësh, inxhinjerësh që të punojmë me shumë kujdes në këtë projekt, i cili i ka tre faza. Shpresojmë që të bahet një vend shumë i rëndësishëm, shumë i pranushëm dhe të përkujtohet kjo ngjarje, e cila asht e paharrueshme për krejt kombin shqiptar”.

Mes grupit të arkitektëve që po punojnë për restaurimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit është edhe arkitekti i njohur Zef Çuni, i cili thotë se kisha përmban vlera arkitekturore, të cilat dëshmohen edhe nga fotot e vjetra të fillimshekullit të kaluar. Restaurimi i saj, thotë ai, synon t’i evidentojë këto vlera.

“Po i kthejmë vlerat e veta. Në rradhë të parë po rikonstruktohet totalisht duke e kthy në murin e gurit që e ka pasë dhe me të gjithë elementet dekorativë. Njëkohësisht po punohet edhe mbrapa me hapësirën që i ka mungu. Përpara, në projekt është parashikuar ndërtimi i parahyrjes për në kishë”.

Restaurimi i Kishës ku u mbajt Kuvendi i Arbërit, sipas arkitektit Çuni, synon t’a shndërrojë atë në një monument të rëndësishëm kulturor dhe historik, të vizitueshëm gjatë gjithë periudhës së vitit.

Kuvendi i Arbërit ishte një përpjekje për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe fetar të popullsisë shqiptare përballë përpjekjeve për asimilim të perandorisë osmane. Vendimet e Kuvendit u botuan në gjuhën shqipe në vitin 1707 dhe janë dëshmi e gjendjes së popullsisë së asaj kohe si dhe e gjuhës shqipe. Ndaj, dom Nikë Ukgjini apelon për mbështetje financiare për të shndërruar, Kishën ku u mbajt Kuvendi i Arbërit, në një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët.

16 Komente

  1. B
    Baliu

    Me ne fund nje lajm i mire. Dhashte Zoti qe punimet te kryhen sa me mire dhe sa me shpejt.

    1. O
      Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

      Erdogan (birazereve muslimon): qafirat e mi te nje gjaku e babe,mos u bashkoni me kaurret kristiane shqiptare se ata vrane paraardhesit tuaj..... Ju nuk keni pse te mashtroheni nga ky restaurim..... gezuar ramazonin.

      1. B
        Baliu

        Jo disa debila-parazita 300 euro skan pse te hidherohen nga ky restaurim.

    2. K
      Kola prej Shkodre

      Ministria e Kultures nuk ka fonde per restaurimin e Kishave Katolike Shqiptare,se ato ishin qendra te rezistences kundra pushtuesit turk.

      1. k
        kulla bjeshkeve

        Gezohemi per monumete te tilla qe sa me shume te kete aq me mire do pasqyrojne historine e shqiptareve .Por nr krtr rast ka nje problem qe duhet ti modifikohet emri ketij fshati se do tremben njerzit te shkojne atje mqs do te frekuentohet nga vizitore qofte te huaj dhe shumica nga Shqiperia dhe Diaspora shqiptare... Une sugjeroje psh te pershtatet nga Merqi ne Mirsi ose Mersi.Nje germe eshte dhe tingellon shume here me bukur dhe ruhet edhe baza e emrit origjinal.Besoje nuk do keqkuptohet dhe do pelqehet edhe nga banoret.Respekte.

      2. D
        Detari

        Heroi kombetar ka emer o gazetar sunit. GJERGJ KASTRIOTI mesoje

        1. M
          Matrapiku

          Jo Gjergj, por Jeogj Kastrioti, ne korespodencat e Skenderbeut me Vatikanin emrin e vet e shkruante George = Jeogje dhe JO Gerg = Gjergj .... apo Jo ??? [email protected] Ne gjithe boten ka lakime te ndryshme te emrit orgjinal Jeorgj = bujk ne Gr. i cili eshte emri me i famshem ne Bote. [email protected] Eshte Gjeorgjia (shtet), eshte Xhorxhi (shtet i SHBA-s) .. por asnjehet nuk e refuzojne prejardhjene nga orgjinali Grek. [email protected] Vetem inferioret kompleksik Arnaut i ndryshojn i fallcifikojn, ne te tille shkall qe behen qesharak. [email protected] Emrat Stefan, e bejne Shtjef, Dhimiter-Miter, Nikolla-Kol, Maria-Mëri, Vadil-Ciki, Ilia-Ilo, Lefter-Lef, ...

          1. J
            Janullatos me metaqirizmeno kolo

            Bythqirat e janulles perpiquni si te doni prape kar alvanosi do hani Kisha ishte katolike si edhe Gjergj Kastrioti me shoke ade mounopano, tk mouni tis manas sou......

            1. A
              Aron

              O trap matrapik, shko lexoji pak korespodencat e Gjergj Kastriot-Skenderbeut dhe do e gjesh se cfare thote ai dhe greket as i kalon neper mendje, sepse nuk ekzistonin, sepse poshte ne ato zona ne ate kohe luftonte me turqit Bue Shpata dhe gjithe Arvanitet qe ti u thua Arnaut, ndersa ju quheshit vec gjfti-evgjit ramioi.

              1. P
                Parruca

                Je per te ardhur keq!

                1. T
                  Tirana

                  E ke gabim sepse nuk jane emra greke por emra te krishtere qe sipas vendit behet edhe pershtatja, por festohet e njejta dite e emrit sipas fese. Gjergj eshte emer ortodoks ne shqip dhe Jorgo ne greqisht, apo Georges ne gjuhet latine. Pak rendesi ka. I njejti i shenjte festohet...Shen Gjergji. Tradita katolike shqiptare dhe jo vetem emrat kryesisht i shkurton dhe i jep ngjyrim kombetar si cdo grup shoqeror fetar neper bote. Emri Stefan, ne Shqiperi perdoret nga te dyja rrymat e krishtera ose dhe Shtjefen per katoliket, sikunder emri Pal (me ngjyrim shqiptar) per katoliket dhe Pavllo ose Pavli te ortodokset. Emri Aleksander perdoret nga te dyja rrymat e krishtera sikunder edhe Leke me ngjyrim shqiptar. Nikolle, Nikollaq, Nikolec, Kole, Lec eshte i njejti emer.

                  1. E
                    E verteta dhemb....

                    Dakord persa i perket emrave pershtatjes(sipas jush) por problem jane larot turq,ata ku hyjne dhe cfare perfaqsojne!?

                    1. G
                      Gogogo

                      Je i sakte Tirana. Po matrapikut i duhet shkerdhy cfare ka mrena shtepise dhe fisit. Sepse ai i din mire ato qe thoni ju, po eshte provokator.

                2. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Restaurimin e kesaj kishe duhej ta bente shume me heret Ministria e Kultures. Sido qe te jete , pergezoj donatoret privat dhe priftin patriot qe ndermoren kete akt shume te rendesishem per popullin tone.

                  1. T
                    Tirana

                    Shteti shqiptar mund te kontribuoje nese e ka kete mundesi ne kuader te memorjes historike, por si prone eshte e kishes katolike.

                  2. C
                    Cajupi

                    Po sigurisht Janullatosin per te percare shqiptaret e sollen ketu dhe me parate e vjedhura nga Evropa ai paguan Orhan Pamuket e Co. per te bere propaganden vorio-epirote. Ato para antishqiptare do t'ju zene syte ju qe s'keni atdhe dhe i kini shitur shpirtin djallit Janaq. Ju zente syte buka e vendit tuaj!!

                    Lini një Përgjigje