Limos Dizdari i intubuar, i mbijeton operacionit në zemër. E bija emocionin me postimin e saj

6 Qershor 2022, 09:54Kulturë TEMA
Limos Dizdari i intubuar, i mbijeton operacionit në zemër. E bija

 

Kompozitari Limos Dizdari ka arritur t’i mbijetojë një muaji të tërë në intubim dhe një operacioni në zemër të kryer në atë gjendje, që për të bijën e tij nuk është tjetër përveçse përkushtim maksimal i mjekëve dhe stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në një letër të ngrohtë përshëndetjeje dhe falënderimi, muzikantja Alda Dizdari iu ka ngritur himn këtyre mjekëve që ia rikthyen babanë në jetë:

Alda Dizdari shkruan:

"Nuk kam fjalë të falenderoj mjekët dhe gjithë stafin në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi) të cilët si heronj të vërtetë luftuan dhe sollën në jetë babin tonë Limos Dizdari.

Ai ishte i intubuar që nga data 2 maj dhe shumë shpejt u pa se kishte jo vetëm mushkëritë pa funksion, po edhe një zemër që kishte bërë infarkt akut të përgjithshëm.

U vendos me shumë shpejtësi që zemrës t’i viheshin katër unaza për të bërë të mundur funksionimin e saj dhe në datë 13 maj në familjarët nënshkruam lejen që ai të futej në operacion i intubuar. Unë bleva biletën dhe u përgatita për një funeral.

Por mjekët bënë mrekulli atë ditë, mjekët por edhe shpirti i pamposhtur i tim eti.

Ata e përmbushën me sukses operacionin dhe ai jetoi. Një staf i tërë iu dedikua për javë të tëra.

Me shumë dashuri, entuziazëm, bënë çdo gjë, bile edhe e mbushën sallën e reanimacionit me muzikën e tij, që t’i ngrinin humorin. Një ndër njerëzit më të spikatur, që sa herë hynte në sallë përconte dritë, forcë dhe shpresë ishte doktoreshë Alma Cami, e papërkulur, asnjëherë e ndrydhur nga momentet delikate ku jeta e pacientit ndodhej.

Ajo i dha forcë atij, stafit të saj dhe gjithë neve.

Ishin shumë njerëz që takova ato ditë, nga doktoresha e zemrës Nevila Caushi, dr.Agroni, doktoreshë Marjeta, kryeinfermierja Klementina, infermieret Ana, Mira, Eneida, Sameti, fizioterapistët Sergio dhe Bruno dhe sanitaret Moza dhe Etleva.

Të gjithë dhanë çdo gjë, punuan natë e ditë dhe pacienti i tyre reagoi, ai filloi të përmirësohet.

Dhe unë, e përgatitur për një funeral, pashë me syte e mi si babin e ngritën dhe e shëruan këta heronj të heshtur, për të cilët nuk para duam të mendojmë, se na kujtojnë momente të vështira. Por për mua ata do të mbeten përherë në mendjen dhe zemrën time!

Ju faleminderit pa fund të gjithëve!

Një ditë do të vij dhe do të luaj një koncert vetëm për ju dhe të shpreh  mirënjohjen time me të vetmen mënyrë që di, me muzikë”.

22 Komente

  1. A
    Albert

    Na emocionove, Alda. Edhe ne, miq te prinderve tuaj te mrekullueshem, si shume e shume shqiptare qe e duan artin e jo vetem artin, e kemi ndjekur me ankth gjendjen shendetesore te babait tuaj dhe jemi gezuar per kthesen pozitive. U lumte mjekeve e te gjithe personelit mjekesor qe u moren me kthimin ne jete te Limos Dizdarit, ikone e muzikes sone te bukur, serioze, plot mesazhe jete e lirie te merituar me pune e atdhedashuri.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Emocionuese ! Nje lajm shume i bukur -- Bravo Mjeket tane ! Urime urime ! Artista jeni ... Kemi mjeke te shkelqyer dhe shteti duhet ti paguaje me shume Forca Limoz dhe sherim te shpejte !

    2. B
      Beni ecën vetë

      Te kaluara mik, shyqyr qe shpetove.. Tregou i sinqertë dhe trgo sa lek te kanë marrë ato që të rrethojnë!? Ska dyshim qe je i rrethuar nga krokodilët...

      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Jemi shume te gezuar per shpetimin e jetes se kompozitorit te shquar Limos Dizdari, jeta e te cilit nuk bluhet me para, por me perkushtim patriotik te mjekeve dhe personelit te mrekullueshem te spitalit qe mban emrin e humaniatit Shefqet Ndroqi.

      2. B
        Bureto

        Urime vajze e mrekullueshme e kompozitorit dhe babait tuaj te dashur po ashtu. U sherofte maestro Limozi, sa me shpejt plotesisht dhe u kthefte prane familjes ne shtepi, qe t'ju gezoje dhe lumturoje te gjitheve.

        1. P
          Pacientja

          Falenderim per Dr Alma Canin qe e shikoj ne foto, shefen e reanimacionit dhe kardiokirurgjise qe diagnostikon problemet me te veshtira dhe adreson zgjidhjen .Koke e madhe e mjekesise.Do Zoti dhe nuk iken ne Gjermani dhe vetesakrifikohet per ne! ????❤️

          1. R
            Roberto

            Respekte dhe urimet me te mira per kopzitorin e shquar Limoz Dizdar

            1. B
              Bashkim Trenova

              Jetë të gjatë dhe të bukur, si jetëgjatësia dhe bukuria e muzikës së tij, Limoz Dizdarit !

              1. s
                sopiqoti

                UROJME sherim te shpejte kompozitorit te madh.Gezimi familjar eshte edhe i yni apasionan te muzikes.....................

                1. S
                  Shaban

                  Ky ēshtē një lajm i gëzuar si për punën plot profesionalizëm e përkushtim të ekipit mjeksor të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për kthimin në jetë të njeriut të madh që me muzikën e Tij gjallëron shpirtin rinor, Limos Dizdari.

                  1. S
                    Shaban

                    Ky ēshtē një lajm i gëzuar si për punën plot profesionalizëm e përkushtim të ekipit mjeksor të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për kthimin në jetë të njeriut të madh që me muzikën e Tij gjallëron shpirtin rinor, Limos Dizdari.

                    1. P
                      Platon

                      Fëmijët e mirë i shërojnë prindërit, ua lehtësojnë dhembjet dhe sjellin gëzimin në familje. Letra e vajzës së muzikantit të shquar, Limos Dozdari, është sa e natyrshme aq edhe emocionuese, është letër me plot mirënjohje drejtuar personelit, që i shërbeu me devocion diagnostikimit, mjekimit, operacioneve dhe shërimit të muzikantit të shquar. Të shkuara, shërim sa më të plotë dhe jetë të gjatë e të gëzuar i dashur dhe i nderuar muzikanti ynë, njeriu i mirë, atdhetar i shquar, Limos Dizdari! Falënderim për mjekët dhe personelin e shkëlqyer të Spitalit "Shefqet Ndroqi! Alënderime për letrën emocionuese, e nderuar Alda! Faleminderit TemA!

                      1. A
                        Arbër

                        Nuk ka fëmijë të këqinj, por ka prindër që nuk kanë ditur t'i edukojnë. Jo të gjithë lindin të mençur, për të ditur si edukohen fëmijët. Dhe padija dhe neglizhencat në rini paguhen në pleqëri. Limozi ka ditur t'i edukojë fëmijët e tij dhe ja si u shpërblye. Shërim të shpejtë miku ynë Limoz.

                      2. N
                        Nga Shkodra

                        Falenderojme Zotin dhe mjeket per kete sherbim qe i bene ketij gjigandi te kultures shqiptsre, ketij kollosi dhe njeriu te mire qe i dha vendit tone vepra te pasriteshe e qe do jetojne gjate ne fondin e arte te muzikes shqiptare. Urime familjes, kete te gjate ketij atdhetari te madh, edhe ne falenderojme stafin mjeksor dhe urojme qe Limozi sa me shpejt ti kthehet punes per te na dhene kenaqesine qe aq dhume kemi nevoje ne kete kohe te veshtire ku prapesite e dallkaukeve na e kane ngrire buzeqeshjen ne buze. Urime

                        1. M
                          Meti

                          Na emocionove shume moj bije Alda, per te tille femije kemi nevoje ne prindet! Te qofte hallall qumeshti i nenes tende! Fjala jote e embel per te gjithe personelin mjeksor na entusiazmon shume e na jep shprese per nje jete me te sigurte ne vendin tone, ne ketu duam ta mbyllim jeten tone. Maestros i takon mje sherbim i veçante, me muziken e tij fantastike, me gjethen e dafines ne dore e ne zemer, ka mbajtur lart frymen e ketij populli te vuajtur! Edhe nji here te lumte Alda!

                          1. S
                            Shërim të shpejtë Limoz

                            Po çjanë këto shprehje o njerëz dhe në rastet kur duhet ti uroni shërim dikujt mendjen të shprehni indirekt zhgënjim nga fëmijët tuaj. Domethenë se keni nevojë për fëmijë të tillë dhe jo për ata që tashmë i keni? Fëmijët janë pasqyrë e prindit, shihni ata dhe aty do të shihni vetveten. Limozi ka të tillë fëmijë sepse ashtu është edhe vete. Fokusohuni te shërimi i tij, jo te hallet tuaja familjare. Doni fëmijë më të mirë? Bëhuni prindër më të mirë dhe do të shihni rezultatet.

                            1. A
                              Alqi

                              Shejtani kur ska cben, rreh femijet e vet.

                            2. O
                              Operacioni Zjarri

                              Sherohu sa me shpejt Limos. Ketij vendi i duhen njerez si ti.

                              1. B
                                Bakiu

                                Limosit i urojme sherim te shpejte, thua keta mjeket t'ia kene kryer badihava

                                1. z
                                  zgalem

                                  U gezova , pa mase , qe mjeshtri i muzikes , Limoz Disdari , kaloi kete traume te rende shendetesore , jo vetem ne mushkri , por dhe ne zemer , dy organet me te rendesishme te jetes . Te dyja te semurura ne te njejten kohe dhe ekipi yne i mjekeve i kaloi me sukeses , sic na ben me dije Alma , Vajza e Limozit. Kam kohe , qe jam larg atdheut . Me ben shume pershtypje niveli aktual i mjekesise , ne vendin tim . Nderhyrje te kesaj natyre , jane te dyshimta dhe ne klinika me shume pervoje dhe me paisje adekuate . Mjekesia shqiptare ka arritur nivele te krahasushme , me nivelet e perparuara boterore . Ai qe shkruan perpare meje , pseudonimi "Bakiu " , nuk me sugjestionon . Jeta nuk matet me para dhe jam i sigurte , qe keto operacione jane kryer konforme shpirtit human mjekesor. Zgalem

                                  1. n
                                    n

                                    Ou u kujtuat per mjeket. Po pyesni nje here ku e kane rrogen ne piramiden e pagave.

                                    1. D
                                      DENI

                                      Sa lajm i gezuar rikthimi ne jete i nje gjigandi te tille te muzikes shqiptare. Nje urim nga zemra mjekeve qe bene te mundur nje gje te tille. Le te frymezohen e mesojne qeveritaret, shtetaret e politikanet nga keta mjeke te devotshem e humane, pasi per shume kohe ja kane ngrene shpirtin Limosit duke kerkuar t ia marrin objektin e kultures qe ngriti me aq vetmohim e sakrifica ne Ksamil per te pergatitur muzikante te kualifikuar e cilesore nga radhet e rinise se zones. Urimet me te mira e te perzemerta per nje sherim te plote e te shpejte Limosit te shquar, qe ka falur aq shume kenaqesi e kulture nepermjet vepres se pavdekshme te tij.

                                      Lini një Përgjigje