VIDEO/ Festë në Kanë nga TFO

30 Maj 2022, 12:46Kulturë TEMA
VIDEO/ Festë në Kanë nga TFO

Vetëm një ditë para se Alban Ukaj të parakalonte në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, Shqipëria u prezantua me një event special në qarqet e ngushta të produksioneve botërore të filmit.

Tirana Film Office organizoi një festë private buzë detit në jugun francez, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të botës së kinemasë, e jo vetëm. Gjatë eventit u diskutua ndër të tjera mundësia e bashkëpunimit me vendet e rajonit, Apuglia Film Commission dhe çka duket më emocionues është fakti se kanë nisur bisedimet për projektet e para me industrinë e filmit amerikan dhe atë aziatik. Të gjitha këto, me sytë nga një destinacion i vetëm: Tiranën!

Kështu, marketit të filmit të Kanës këtë vit iu shtua një tjetër risi, ashtu siç është Zyra e Filmit, pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë Tiranë. Ky bashkëpunim u realizua me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe subjekte private.

 

 

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Aktorët e njohur dhe të rinjt, kan nevoj për një spot reklame, pasi ministria kulturës u lodh duke çbllokuar fonde, i ngelet qytetarit cinephile të fusi dorën në portofol pas dy viteve në vënd numëro.

    Lini një Përgjigje