Vepra që la pas kineasti dhe poeti i mirënjohur Petrit Ruka, është në fokus të artistëve të rinj të cilët po e sjellin atë në trajta të ndryshme.
Së fundmi, një grup studentësh ka ideuar dhe punuar për të vendosur në skenë përmbledhjen e baladave arbërore “Andej baltë, këtej erë”.
Të botuara para vdekjes së autorit nga "UETPRESS 2020", baladat janë përqafuar nga këta artistë të rinj që do sjellin magjinë e penës së Rukës.
Nën drejtimin artistik të Dritan Boriçit, më 8 qershor Universiteti Europian i Tiranës zbulon këtë surprizë që veç të tjerash është dhe një homazh në nder të gjeniut të letrave.
Ky i fundit u nda nga jeta pak kohë më parë duke lënë mes si testament krijimtarinë e tij letrare që do i shërbejë brezave të rinj si busull frymëzimi e orientimi.
Lini një Përgjigje