Projekti për Parkun e Butrintit, Margariti: Nuk do të ketë asnjë kullë apo hotele

9 Qershor 2022, 11:05Kulturë TEMA

Projekti për Parkun e Butrintit, Margariti: Nuk do të ketë

Projekti për Parkun e Butrintit në Sarandë është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputetja demokrate Ina Zhupa zhvilloi interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti për menaxhimin e Butrintit.

Ministrja Margariti u shpreh se brenda Parkut Kombëtar të Butrintit nuk do të ketë asnjë ndërtim të tipit hotele apo kulla.

Investimi për Butrinti do të jetë 7.5 milionë Dollarë, theksoi ministrja e Kulturës.

“Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF-ve shqiptare, pra pasi i tillë është një fondacion jo fitimprurës duke hedhur poshtë kështu çdo akuzë ose alibi ose pikëpyetje e ngritur ende mbi të ardhurat e Butrintit se ku do të  shkojnë dhe si do të tjetërsohen. Çdo qindarkë e Butrintit do të vazhdojë dhe do të mbetet në Butrint. Investimet që vijnë nga kjo marrëveshje e re e planit të biznesit që parashikon një investim total prej rreth 7.5 milionë Dollarësh, ku 5 milionë Dollarë tashmë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit nga partneri ynë strategjik dhe 2 milionë të tjera janë të garantuara nga arka e Parkut të Butrintit të mbledhura këto në një periudhë pothuajse 10-vjeçare.

Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla, me hotele do të vazhdojmë t’ju përsërisim që nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe do të parashikohet patjetër ngritja e një qendre vizitorësh dinjitoze larg nga hyrja aktuale, rreth 1.5 kilometra është parashikuar dhe është identifikuar një zonë e përshtatshme pikërisht që të mund të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar ashtu siç ekziston në shumë vende të tjera të botës pasuri botërore”, deklaroi ministrja e Kulturës Elva Margariti.

2 Komente

  1. P
    Patronazhisti i Parqeve Kombëtare - Modern Kulla

    BËJENI PARKUN KOMBËTAR TË BUTRINTIT ME 2 KULLA. Që të dali Butrinti edhe më modern se Stadiumi Kombëtar me 1 Kullë.

    1. A
      Asnji kritik s'duhet te shikohet si Personale !

      Ministria e Kultures nuk nenkupton vetem Objektet Kulturore , por gjithcka perben Kulturen ne nji Vend per nji shoqeri ! - Dhe nqs do shikojme se ne cfar degradimi e nivelesh skandaloze eshte Kultura e Arti-Fimi-Libri- Muzika- etj per mos te permbendur edukaten ne shkolla e kudo e cila eshte pjes e punes qe i takon Ministrise Kultures - tmerrohesh me ate qe shikon ne Shqiperi ! Zonja Ministre mundet te jet nji Njeri e qytetare e nderuar e shume i mire ,asnji s'e ka personalishte - por nqs i del per zot nji Detyre krye ate ashtusi atij Posti i takon . - Eksperienca e keqe e trasheguar e zonjes Ministre nga ishMinistria e Kultures qe vec nji "Vryme Artistike "ne Uje nuk diti te Vleresoj e bej me shume , s'duhet te mjergulloje Ministren Aktuale . - Ka shume mundesi sot nqs eshte deshira e mire - qe te shfletohet e mereren si reference Ministrit e Kultures se vendeve Europiane nqs duam te zhvillojme Kulture per kte shoqeri ,pra behen perpjekje per te Optimuar punen Profesionalishte ,ndryshe do kemi nji Shok Kulturore -qe cdo dite e shofim ne mediet shqiptare

      Lini një Përgjigje