Prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërron jetë shkrimtarja e njohur shqiptare

10 Qershor 2022, 18:01Kulturë TEMA

Prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore,

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja e njohur shqiptare Meri Lalaj. Lajmin e ka bërë me dije studiuesja Luljeta Dano në një status në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se nuk e beson dot se është ikjen e Lalajt duke e cilësuar atë si Meri Popins, duke e vlerësuar për energjinë dhe të qeshurën me gjithë zemër.

“Kaq e trishtueshme ikja e vetë Meri Popins! Meri Lalaj, nuk e besoj dot, për energjinë tënde dhe të qeshurën tënde me gjithë zemër…”, shkruan ajo.

Lalaj po kalonte një situatë të vështirë shëndetësore për shkak të dëmeve që i shkaktoi në organizëm COVID-19. Pak ditë më parë mikesha e saj shkrimtarja Miranda Haxhia bëri apel për të ndihmë për një letre për shpëtimin e jetës së saj.

Ajo u lind në Pogradec në vitin 1943. Që nga vitet e ‘90-të ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendim këtu, si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj. Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime si: Çmimi Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimi për poezinë më të mirë si dhe vlerësime të tjera.

3 Komente

  1. N
    Ngushellime Familjes se Shkrimtares

    U prehte ne Paqe ...

    1. F
      Fjala

      Ore, ngushellime, por mire keta te rinjte shkrimtare e poete qe nuk i njohime se 80% e popullsise eshte bere e tille dhe i therrasin njeri tjetrit poet e shkrimtar (valle eshte me titull qe jepet mbi baze te punes qe ben?!), por keta 70 e 80 vjeçaret si ka mundesi qe nuk i johim per shkrimtare emrat e tyre dhe na dalin tani? Sipas ketyre statistikave, ne duhet te ishim vendi me i kulturuar ne bote me gjithe keta kalemxhij e me gjithe keto vepra letrare.

      1. P
        Pershendetje Fjala ,,,

        Fjala , ndoshta ke te drejte i nderuar . Nuk mundet te jap nji spjegim mbi kte Fenomen Shqiptare qe ka 30-vjet gjullurdon Opinionin ne ate vend , por mundet te them se ne Shqiperia ka 30-vjet qe jane ndare Parcelat dhe Renger-sit e tyre , si ne Politike e cila tashme eshte pothuaj e Privatizuar , ne Media ,ne Art ,ne Letersi e Poezin e Vrymave cudiberese , ne Muzike ,ne Tallava e pothuaj ne gjithcka , keshtuqe Ne qe jemi larg , na ngelet vetem te Ngushellojme kur largohet nga jeta nji Njeri i Mire nji shqiptare ,qe te pakten si ka bere Keq asaj Shoqerie Tallava . - Di kte qe pas apokalipsit Demokartik ,ne Shqiperise , duke qen te lire shqiptaret filluan te vendosin Vet se cfar jane .Politikan,Artiste ,Kengetare ,Shkrimtare e Poete , sepse ky eshte edhe thelbi i Demokaercose shperthyer nga shpella prej Majmunit sume Kuqe Pavianit brrisha .

      Lini një Përgjigje