Rama firmos emrin e ri të kreut të Teatrit të Operas dhe Baletit

22 Qershor 2022, 16:42Kulturë TEMA

Rama firmos emrin e ri të kreut të Teatrit të Operas dhe Baletit

Abigela Voshtina do të jetë drejtuesja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Emri i saj është firmosur nga kryeministri Edi Rama, pas një gare ku morën pjesë dhe 6 kandidatë të tjerë përveç saj.

Në platformën e saj, violinistja Abigela Voshtina, i mëshonte ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. 

Në fakt, Voshtina ka qenë drejtoreshë Artistike e TKOB, dhe ishin vetë artistët e  Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj në 2017-ën.

Ata kanë bërë edhe një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj. Por kreu i qeverisë shqiptare ka hedhur firmën për Abigela Voshtinën, duke e bërë atë drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Arben Skënderi, Abigela Voshtina, Tomorr Kokona, Adela Muçollari, Josif Gjipali, Zana Çela dhe Kleanthi Gjika ishin emrat që garonin për postin e rëndësishëm. Komisioni për Vlerësimin e Kandidaturave ka zgjedhur dy emra dhe ja ka propozuar kryeministrit Rama.

8 Komente

  1. F
    FCB

    Si ka mundesi qe nuk e ka mbiemrin Fico ?

    1. m
      me ne fund ,nji fillim i ri per TKOB

      Urime drejtueses se re me kte emer kaq interesant e te bukur Abigela Voshtina

      1. M
        Mira

        Drejtoresha e Surrelit Abigena Voshtina ka qenë drejtoreshë Artistike e TKOB, dhe ishin vetë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj në 2017-ën.

        1. A
          Arian

          Si ka mundësi që firmoset kandidatura me e diskutueshme në çdo emërim???????

          1. Z
            Zeqo Pilafi

            Kjo është nga ato "Shtrigat e Salemit" apo është "Shtrigë e Sallamit"?

            1. S
              Shqiptari

              Une do t'kisha pasur deshire qe kete post ta merrte Josif Gjipali. Nje ze fantastik i operas.

              1. B
                Bureto

                Në poste (role) drejtimi, cilatdo qofshin ato, në rradhe të pare vleresohen aftesite menaxheriale dhe jo ato artistike. Se i bie qe po te konkuronte Tedi Papavrami si nje violinist brilant do duhej te fitonte ai? Dhe nuk po e shtrij më tej me shembuj të tjere ngajeta shoqerore-politike në Shqiperi apo dhe nga bota. Edhe aftesiet e spikatura drejtuese ne vetvete jane art. Nuk di se sa eshte e tille zonja që u perzgjodh te drejtoje TKOB, sepse me perjashtim te J.Gjipalit dhe A. Skenderit, dhe keta thjesht si artiste të njohur publikisht, të tjeret nuk i njoh.

              2. m
                mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                pse ka akoma teater te operas dhe baletit ?

                Lini një Përgjigje