Historia e “burrit të çuditshëm” që notoi 18 orë nga Velipoja në Ulqin për t’u arratisur nga Shqipëria në 1987

21 Qershor 2022, 09:38Kulturë TEMA

Historia e “burrit të çuditshëm” që notoi 18

Në vitin 1987, një notar profesionist 22-vjeçar i quajtur Tonin Gjini hyri në ujërat e Adriatikut në fshatin verior të Velipojës me mikun e tij më të mirë, Pjerin Gjeka.

Tetëmbëdhjetë orë më vonë, Gjini doli 18 kilometra përgjatë bregut në qytetin malazez të Ulqinit, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Gjeka u mbyt, 100 metra larg bregut. Gjini e tërhoqi trupin e shokut të tij deri në tokë.

Një çerek shekulli më vonë, Gjini ka rikrijuar rrugën që përshkoi me not, këtë herë për një dokumentar të shkurtër të titulluar “Freestyle to Montenegro”, me regji të Ardit Sadikut.

Sadiku, i cili ishte një fëmijë i vogël kur Gjini u arratis, tha se kjo histori e kishte tëhequr shumë si përpjekje e jashtëzakonshme e një njeriu, por edhe si një mënyrë për t’u kujtuar shikuesve se si ishte jeta jo shumë kohë më parë.

Shqipëria në SHBA, nëpërmjet Jugosllavisë

Gjini e kishte menduar shumë gjatë largimin e tij. “Vendimi për t’u larguar ishte shumë i vështirë”, tha ai për BIRN.

Me të mbërritur në Ulqin, katër persona me uniforma e çuan Gjinin dhe trupin e Gjekës në Podgoricë, i njohur atëherë si Titograd. Nga aty, Gjini u dërgua në burg në qytetin bregdetar të Kotorrit për një muaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga Kotorri, Gjini u dërgua në Beograd, ku u intervistua në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ishin rreth 30 të arratisur të tjerë”, kujton ai. “Dikush ishte arratisur nga malet, dikush nga puna, dikush nga ushtria.”

Gjini u lejua të hynte në SHBA, por familja e tij në Shqipëri u internua  në një fshat të largët në veri të Shqipërisë.

Kur u kthye për herë të parë, në vitin 1992 pas rënies së komunizmit, të afërmit e mikut të tij të vdekur, Gjekës, e pyetën se çfarë kishte ndodhur me të.

“Ata nuk dinin asgjë”, tha ai. Ai u tregoi se jugosllavët e kishin marrë trupin e Gjekës dhe ua kishin kthyer autoriteteve shqiptare, të cilët e varrosën atë në veri të Shqipërisë, “por familja nuk dinte asgjë”.

“Më pas familjarët nëpërmjet një të njohuri të tyre e gjetën. Ata morën një ekskavator, gërmuan dhe e gjetën.”

Sadiku nuk kishte dëgjuar kurrë për historinë e Gjinit derisa një koleg në një projekt tjetër i tregoi atij për një burrë “të çuditshëm” që kishte notuar për 18 orë nga Velipoja në Ulqin.

“A është ende gjallë?” e pyeti Sadiku. Ai ishte gjallë dhe ishte kthyer në Shqipëri, duke jetuar në qytetin verior të Shkodrës.

Sadiku shkoi të takonte Gjinin dhe ata ranë dakord të rikrijonin notin. Por në vend që të merrte dikë tjetër për këtë, Sadiku donte Gjinin, i cili në atë kohë ishte rreth të 40-tave.

“Ai është një person krejtësisht origjinal dhe kjo më bindi ta marr për dokumentarin, sepse Tonin ishte i çuditshëm, por i vërtetë në të njëjtën kohë”, tha Sadiku për BIRN.

Megjithatë, Gjini dukej “i frikësuar” nga uji kur ata erdhën për të rikrijuar notin, tha Sadiku. “Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ai është më i moshuar tani”.

“Freestyle to Montenegro” është shfaqur në rreth 10 festivale filmi.

10 Komente

  1. B
    Bisha NANO

    SI ERDHEN KOHET, ATO 18 ore, GJITHE ANKTH E FRIKE PER JETEN, PER TE PREKUR LIRINE, SOT SHUME SHPEJT ( kur te mbaroje me kismet ura velipoje- ulqin) NE DO TA BEJME 18minuta ME BICIKLETE….

    1. b
      balo

      po pse kalon nga ura, prit 10 vjet dhe e ben per 5 minuta me tren supersonik

    2. N
      Notari

      Bravo i qofte per guximin. Po 18 oret jane perralla me mbret ...

      1. f
        fteri

        Peshkaqeni natyror i demokratoshkërdhatësisë po i ha e asgjeson SOT shqiptarët 30 vjet JO REGJIMI SOCIALISTË I ENVER HOXHËS që lulëzoi shqiprinë me katërfishim të popullësisë me zhdukje të pishës e kandilit me zhdukje të analfabetizmit ,me hapje të shkollave e univeristeteve me shërbim shëndetësor falas në gjithë cepat e shqipërisë ,me industri fabria e uzina ,me bujqësi të përparuar përparuar ,ku prodhohej misër e gruri vendas si floriri me rend e qetësi absolute të garantuar ,pa degjenerim e drogë ,kapitalizmi shqiptarve i mashtroi u mori pasurinë u ” hapi derën e vathës”!… si bagtitë shqiptarët morën arratin vdiqën maleve ,për të punuar si skllevër në vende të huaja pa dekomenta si fise zulu ,u mori nderin, i fundosi në fund të detit si ushqim për peshqit ,pjesës tjetër u shprnadu armët të vrasin njëri tjetrin ,u mori jetën e nderin të punojnë si prostitua rregve botës i la “të lirë të lehin ” të bëjn gam-gam gjithë ditën , po të duan 24 orë në 24 orë rrjesht instaloi korrupsinin galopant si mjet zhvillimi ,këtë e quan demokraci vrasjen përditë në derë të shtëpisë apo paradat gejë ?!…,kjo është borgjezia që kërkoi ky notar Në Serbi dhe Amerikë ,dhe pastaj u kthy të piketoi gafën e MARRZINË E TIJ NË FILM tij ose si emroni ” legjendën tradhtare ” historia e “burrit të çuditshëm” që u arratis me not .Pikrisht këta ishin këta ishin elementë kundrarevulicionar që kan shërbyer edhe si agjentura në shërbim të armiqëve .nga që nuk e nihshin rrezikun që i kanosej e kërcënohej vendit tonë i rrethuar nga gjitha anët me shtete kapitaliste që ha njeriu njerin.Arratisje ,takimet bëheshin mes krerve bandit të asajë kohe të sillnin përçarje ,kur në shqipërnë socialiste lindën shpresa të reja nga një vend i varfër i europës vazhdoi të ndërtoi industrinë e rëndë.Por i shkatrruan antikomunistët më të zi

          1. L
            Logjike elementare

            fteri. E di qe je nje komunist i thekur, por kjo eshte e drejta jote. Ato qe ti thua i beri Enver Hoxha nuk eshte aspak e vertete. Koha ecen dhe bashk me te' ecim dhe ne. Ne 1944 - 45 kur Enver Hoxha mori pushtetin ne Shqiperi, ky vend per nga zhvillimi ekonomik ishte vendi me i varfer ne Europe. Mbas 40 vjeteve ne krye te pushtetit Enver Hoxha vdiq. Prap, ky vend per nga ana ekonomike ( sigurisht dhe nga te gjitha anet e tjera ) ishte vendi i fundit ne Europe. Atehere cfar kredibiliteti duhet ti japim ne Enver Hoxhes per zhvillimet qe ti pretendon ?

            1. q
              qe te kuptosh

              Edhe sot pas 30 vitesh "demokraci" Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Evrope! Kuptove o gomar pa llogjike elementare?

          2. Çobani i Livadhjase ne Gerqiu

            Çobani nga Livadhjaja u arratis ne Gerqi ne 1992 (kur kufijte ishin hapur) se donin ta arrestonin per perdhunim te dhive. Po ai u tregua i zngjuar dhe iku nag malet ne Gerqi ku e priten si hero. Tani ai punon per Janullatosin, I jep sumen me qira dhe kur ka kohe vjen dhe shan Shqiptaret te komemtet e Gazetes Tema.

            1. A
              Antoni

              Sadik vellai nuk eshte vetem Tonini, qe eshte arratisur me not, ka edhe disa te tjere. Njerin e njoh personalisht, edhe ai u Burgos ne Jugosllavi dhe sot jeton ne Boston, USA. Ishte atehere 18-19 vjeç dhe notoj se bashku ne nje shokun e tij, por rrojne te dy. Djali kishte aresye te mos e donte sistemin sepse prinderit i ishin derdhur burgjeve. Nena e tij rron me gjithe tmerret qe ka për jetuar ne burgjet e diktatures. Nje grua e urte qe Ke qejf te besh muhabet, zonje me plote kuptimin e fjales, sigurisht familje katolike shkodrane.

              1. T
                Tanguli

                Katunare te shpifur shkodrane, qe shesin te jeme e te ane!

              Lini një Përgjigje