A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

28 Qershor 2022, 19:09Kulturë TEMA

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si Perandoria Romake Lindore, ishte i famshëm për muret e tij të fortifikuara dhe për mbrojtjen inteligjente.

Ndaj a mund të jetë vërtet i vërtetë pretendimi se një qytet kaq i fuqishëm, bastioni i fundit i Krishterimit në Lindje, ra në duart e Perandorisë Osmane vetëm sepse dikush harroi të mbyllte portën? I pozicionuar strategjikisht midis Azisë dhe Evropës, Kostandinopoja u rrethua nga deti, përveç frontit të saj perëndimor që kufizohej më pjesë toke.

Pikërisht atje perandori Teodosi II ndërtoi muret e tij të famshme teodosiane. Këto mure të trefishta të padepërtueshme fortifikuese, ishin të rrethuara nga një hendek 20 metra i gjerë, ndërsa muri i tretë ishte 12 metra i lartë, 5 metra i trashë dhe përfshinte 96 kulla. Kostandinopoja u rezistoi rrethimeve dhe sulmeve për shekuj me radhë. Megjithatë në vitin 1453, ajo u përball me sulltanin e frikshëm të sulltanit osman Mehmeti II. I izoluar nga pjesa tjetër e botës së krishterë, Kostandini XI e pa veten në disavantazh të madh, duke pasur një ushtri prej vetëm 5000 vetash.

Ndërkohë Mehmeti kishte në atë luftë 80.000 burra dhe topa shumë të mëdhenj. Madje thuhet se njëri prej tyre ishte 9 metra i gjatë. Mehmeti e paralajmëroi Konstandinin se mund të “linteburra pa fjalë ose të shkaktonte abortin e grave shtatzëna”. Ai kishte marrë me vete edhe topa më të vegjël, që mund të gjuanin deri në 100 herë në ditë.

Otomanët e nisën rrethimin e tyre 53-ditor më 6 prill 1454. Ishte një betejë e pabarabartë, dhe Kostandinopoja nuk ishte në gjendje t’i rezistonte një teknologjie të tillë moderne. Qyteti ra në duart e osmanëve më 29 maj. Dëshmitë mbi ditën e fundit të betejës, përsëritin herë pas here një element.

Sipas këtij versioni, Mehmeti sulmoi në agim, duke u përballur me një dobësi të habitshme në mbrojtjen e Kostandinopojës. “Ndonjë budalla e kishte lënë të hapur portën e vogël në muret tokësore. Osmanët u ngjitën në majë të murit dhe ngritën flamurin osman…dhe i lejuan shokët e tyre të vërshonin në qytet”- shkruhet në një kronikë të kohës.

Kjo është një teori që mbrohet nga shumë historianë. Gazeta turke “Daily Sabah” shkruan se kjo teori u regjistrua për herë të parë nga historiani bizantin Dukas nga Lesbosi, që në kohën e rrethimit të famshëm. Po sipas gazetës, ky detaj u shpik enkas, për të kapërcyer tronditjen e pushtimit, dhe për të nënvlerësuar pushtimin e qytetit nga turqit”.

Por e vërteta mund të jetë se osmanët ishin thjesht më të mirë-pajisur sesa bizantinët për atëbetejë, ndaj ishin në gjendje të gjenin një mënyrë për të depërtuar në muret e famshme të Kostandinopojës.(Bota.al)

13 Komente

  1. K
    KK

    Murgjit orthodhoks pasi morren Fjalen nga Sulltani se nuk do ti prekte dhe do gezonin cdo te drejte I hapen dyert Naten. Dhe u veshen me te bardha qe te njiheshin e mos ti preknin ushtaret e sulltanit, Fanari qe eshte Qendra e Ekumenit Dhe Patriarku jane ne po ato ndertesa qe nga 1453. Mbreti I Fundit Bizantin Konstandin Paleologu u vra ne lufte kur e pa qe ja futen Prifterinjte e pabese.kjo eshte e faktuar. Sulltani dhe kisha Greke ishin gjithmone miq. Ndanin bashke taksat. Kisha Greke si trashegimtare e Kishes Se Romes se lindjes ka ne pronesi me shume prona se Shteti Grek edhe sot.

    1. M
      Marko Bocari

      KOSTANDINOPOJA : (Lygos – Bizantion – Bizantium – Augusta Antonina – Nova Roma urbem Costantinus – Nea Romi Costantino polis – Kostandinopoli - Istambul). Njerëzit kanë jetuar në zonën e njohur tani si Stamboll, që prej të paktën periudhës së Neolitit. Vendbanimi më i hershëm i njohur daton nga 6.700 p.e.s në anën evropiane. Emri i parë i qytetit ne anen evropiane, ishte Ligo (Lygos), ashtu sic shkruan historiani Plini Plaku, në rrëfimet e tij historike. Qyteti u themelua nga fiset Thrako-Ilire, së bashku me fshatin fqinjë të peshkimit Semistra. Vetëm disa mure dhe nënshtresa që i përkasin Lygos, kanë mbijetuar deri më sot dhe ndodhen afër Seraglio (turqisht: Sarayburnu), aty ku tani qëndron Pallati i famshëm Topkapı. Lygos dhe Semistra ishin vendbanimet e vetme në anën evropiane të Stambollit. Vendbanimi i parë njerëzor në anën e aziatike është nga periudha e epokës së bakrit, me objekte që datojnë nga 5.500 deri në 3.500 pes. Aty është zbuluar një vendbanim port që daton që nga Fenikasit (fenikasit jane popull i lashte semitik), aty kishte pra një koloni fenikase. Në vendin e Lygos, u vendos Bizanti i mëvonshëm, kështu që Lygos pranohet si qyteti që lindi Kostandinopojen-Stambollin. Bizanti (Bizantion), i latinizuar si Bizantium, ishte emri tjetër i mevonshem i qytetit te Ligos (Lygos). Emri besohet të jetë me origjinë thrake ose ilire dhe i paraprin vendbanimit helen. Ajo mund të rrjedh nga një emër personal Thrakas ose Ilir, Byza. Legjenda e lashtë helene i referohet një mbreti thrakas legjendar, Byza si themeluesi i qytetit qe mori emrin e tij. Ky mbret thrakas per te shtene ne dore qytetin e Lygos, bashkepunoi me kolonet helene te vendosur ne anen aziatike ne Kalcedoni (Kadikoy), nga ana tjeter e Ngushtices se Bosforit, perballe Lygos. Byza u be udhëheqësi i kolonëve helene dhe ata pushtuan Lygos dhe u vendosen edhe aty kolone helene. Kjo ndodhi disa dhjetevjecare me vone, pasi kolonet helene ishin vendosur ne Kalcedoni . Kepi Moda në Kalcedoni (Kadikoy) ishte vendi i parë që kolonët helene nga Megara zgjodhën të kolonizonin në 685 p.e.s. Pastaj kolonizuan Lygos (Bizantin) në anën Evropiane të Bosforit nën komandën e Mbretit Byza në 667 p.e.s. Keshtu Byzantion u krijua në vendin e një vendbanimi të lashtë portual me emrin Lygos. Ne vitin 196 p.e.s qyteti u rreshtua në anën e Perandorit Roman Pescennius Niger kundër Perandorit Roman Septimius Severus. Ky i fundit doli fitimtar dhe qyteti u rrethua nga Roma dhe pësoi dëme të mëdha. Bizantium u rindërtua nga Perandori Roman Septimius Severus, duke u riemëruar përkohësisht si Augusta Antonina nga perandori, në nder të djalit të tij. Pas 500 vjetesh, vendndodhja e Bizantit i terhoqi vemendjen Kostandinint te Madh në vitin 324 e.s (thuhet që ai pa një ëndërr profetike). Por mesa duket arsyeja e vërtetë, ishte ndoshta fitorja përfundimtare e Kostandinit mbi Perandorin Licinius në Betejën e Krisopolis (Scutari-UskUdar), qe ndodhet po ashtu në Bosfor, ne anen perballe Bizantit, më 18 shtator 324. Kjo beteje i dha fund luftës civile midis bashkë-Perandoreve Romane dhe i dha fund sistemit Tetrarki (te 4-perandoreve). Keshtu Kostandini i Madh vendosi ndertimin e nje qyteti madheshtor pikerisht ne Lygo- Bizant dhe e shpall ate zyrtarisht si kryeqytet i ri i Perandorisë Romane në vitin 330 e.s. Aty u ndertua qyteti i madh Roma e Re (sot Kostandinopoja - Istambul), i emëruar si Nova Roma urbem Costantinus d.m.th. Roma e Re Qyteti i Konstandinit. Qyteti u ndertua nga Perandori Roman me origjine shqiptare Kostandini i Madh (dardan nga qyteti i Nishit) ne shek IV-t e.s. dhe u quajt Roma e Re (Nova Roma). Per shekuj me rradhe per qytetin perdorej emertimi ne latinisht : Nova Roma urbem Costantinus (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Deri ne shek VIII-te e.s gjuha zyrtare ne gjithe Perandorine Romane ishte latinishtja. Pas shek VIII-te e.s ne pjesen lindore te Perandorise Romane gjuha latine filloi te zevendesohej si gjuhe zyrtare nga greqishtja aleksandrine. Kjo gjuhe, se bashku me latinishten, ishte gjuhe e perdorimit te kishes kristiane. Ne kushtet kur kristianizmi ishte konsoliduar si fe zyrtare ne Perandori, greqishtja aleksandrine qe perdorej ne librat e shenjte te kristianizmit, filloi te perdorej si gjuhe zyrtare shteterore ne zonat lindore te Perandorise, qe ishin nen administrimin e Romes se Re (Nova Roma). Ishin perseri dy Perandore Romane me origjine shqiptare (dardanet Justini dhe Justiniani) qe futen perdorimin zyrtar shteteror te greqishtes kishtare. Keshtu ne vazhdimesi qyteti quhej Nea Romi Costandino poli (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Dalengadale me kalimin e shekujve per arsye praktike shkurtimi, qyteti vazhdoi te quhej me shkurt Costandino poli (Kostandinopoli, pra qyteti i Kostandinit) qe ne shqip mori formen Kostandinopoja. Madje emri u shkurtua edhe me teper dhe popujt e Perandorise Romane te Lindjes e quajnin edhe thjesht Poli (qyteti). Deri diten kur qyteti u PUSHTUA nga turqit osmane, ai quhej kryeqytet i Perandorise Romane, Perandori quhej Perandor Roman dhe banoret e perandorise quheshin Romej! Nderkohe qe ne shek XV-te e.s princi epiriot i Arberise Gjergj Kastriot Skenderbeu, luftonte dhe dilte fitimtar ndaj osmaneve, Perandoria Romane e Lindjes do te binte. Ne pushtimin e Kostandinopojes ne 1453, trupave ushtarake osmane ju vajten ne ndihme edhe forca ushtarake romane te kundershareve te Perandorit te atehershem roman Kostandin, edhe forca ushtarake te princit te Serbise. Pas pushtimit te qytetit, kryepeshkopi i Kishes i ofroi sulltan Mehmet Fatihut qe te pagezohej ne kristian dhe te merrte titullin Perandor Roman (por ai nuk pranoi). Per njefare kohe per qytetin u perdor edhe forma arabe e emrit, si Kostandiniya. Dalngadale nepermjet gjuhes turke qyteti mori formen e shtremberuar te emrit te tij Ko-stan-dino-pol (...Stan...pol) - Istanbul (Stamboll). Shihet se qyteti ka nje lidhje shume te ngushte historike me shqiptaret, duke filluar qe nga themelet prehistorike thrako-ilire, te themeluesi dhe ndertuesi i tij, nje dardan, Kostandini i Madh (perandori i pare roman ne histori, qe u pagezua ne te krishter), duke vazhduar me shume perandore te tjere ilire te Romes se Re - Kostandinopojes, deri edhe te banore te shumte qe jane vendosur atje gjate shekujve (psh tokat ngjitur me muret perreth gjithe keshtjelles se qytetit, jane dhene ne perdorim nga perandoret romane disa familjeve shqiptare nga Permeti qe perpara pushtimit osman, te cilet vazhdojne edhe sot te jene pronare). Pas pushtimit, qyteti u shkaterrua dhe u braktis, por dalengadale u ri-zhvillua dhe u ri-popullua nga popullsite e ndryshme te Perandorise Osmane, qe e ktheu ate ne kryeqytet te perandorise. Edhe shqiptaret ishin te shumte qe u vendosen aty me kalimin e shekujve. Edhe sot, nje nga zonat me te medha te Kostandinopojes (Stambollit) quhet Arnavutkoy (arnavut-arvanit = shqiptar, pra lagjia e shqiptareve). Mendohet se ne popullsine e sotme te qytetit prej 15 milion banoresh, ka rreth 5 milion me origjine shqiptare (mbahet si vendi ku ka me shume shqiptare se kudo ne bote). Qyteti i Kostandinit ka nje histori dhe nje perberje te forte shqiptare, shpresojme qe nje dite pasardhesit e Gjergjit te Madh Kastriotit ta CLIROJNE qytetin nga pushtimi 600 vjecar :)

      1. M
        Marko Bocari

        E ashtuquajtura “Perandori Bizantine” !!! Kjo dhe termi "kulture bizantine" jane nje mashtrim historik dhe terminologji fallco. Termi "bizantin" nuk eshte real dhe as i perdorur ne histori. Faktikisht ka kulture ROMANE (ne kete rast lindore). Kultura romano-lindore eshte nje perzierje e juridiksionit latin, e kristianizmit hebre dhe e gjuhes greko-kishtare (greqishtja skolastike aleksandrine). Kultura romano-lindore nuk ka asnje lidhje me kulturen e lashte helene, madje i konsideronte kulturen helene dhe kulturen latine si armike dhe ndaj ketyre kulturave u soll ne menyre barbare. Kultura e lashte helene u konsiderua si blasfemi, u perndoq dhe u shua me dhune, me urdher shteteror pas vendosjes se kristianizmit si fe zyrtare e Perandorise. Pra nga casti qe u vendos kristianizmi (shek IV-V eres sone) kultura helene pushoi perfundimisht se ekzistuari dhe u zhduk! Bashke me te u zhduken dhe ata qe quheshin helene dhe qe nga shek IV e.s deri ne shek XIX e.s (pra per 15 shekuj me rradhe) nuk eksistonte asnje person ne bote qe ta quante veten "helen". Kjo eshte e verteta, te gjitha te tjerat jane propagande dhe interesa. Termi "bizantin" ka filluar te perdoret nga historiografia gjermane ne shek XVIII-te, pra rreth 3 - 4 shekuj pasi Perandoria Romane e Lindjes kishte pushuar se ekzistuari. Ky term eshte perdorur per arsye praktike, arsye teknike shkurtimi, qe te mos perdorej termi "Perandoria Romane e Lindjes" dhe "kultura romano-lindore", historianet gjermane teknikisht futen termin "Perandoria Bizantine". Ne kohen historike kur kjo perandori ishte shtet funksional, ajo eshte quajtur gjithmone Perandoria Romane dhe perandori quhej Perandor Roman. Termi "bizantine" nuk eshte perdorur kurre dhe as qe ka ekzistuar ne te gjalle te perandorise. Bizanti ka qene nje fshat peshkataresh thrako-ilire (i quajtur me pare Ligos), qe me tej u pushtua nga kolone helene, pastaj u be nje qytet roman, por qe mori rendesi vetem kur Kostandini i Madh ndertoi aty kryeqytetin e tij. Kete emertim (Bizantium) e nxorren nga pluhuri i harreses historianet ne shek XVIII-te te eres sone dhe e perdoren per te emertuar nje perandori te tere, qe tashme nuk ekzistonte. Sikur te kishin vendosur psh emrin Lygos do na quhej Perandoria Lygonite, ose sikur te kishin vendosur emrin e fshatit tjeter aty afer Semistria do na quhej Perandoria Semistrine!!! Karagjozlleqe historianesh!

        1. F
          Fshati Mati prane Athines

          Mire me keto komente. Greker apo helene nuk ka patur ndonjehere, as Heladhe e as Greqi, as greqisht apo helenisht, as perandore greke apo helene, as kishe greke. Graqia u formua per here te pare ne histori ne vitin 1830. Populli nuk ka shkruajtur gërqisht ndonjehere. Vetem priftat shkruanin e lexonin gjuhen e kishes qe mesuan kur u pranuan si prifta.

      2. p
        preshevali

        Hajvan gazetar. Renia ishte çështje kohe e ky fletë per një portë. https://de.wikipedia.org/wiki/Eroberung_von_Konstantinopel_(1453)#/media/Datei:Östliches_Mittelmeer_1450_DE.svg

        1. A
          Aldi

          Pallavra .historia eshte ndryshe .perandori u tradhetua ne mase nga orthodoksia dhe papa si dergoi asnje ndihme . Ishte nje ushtri e pabarabarte por kishte teknologjine me te mire te kohes .kishte te gjithe inxhinieret e kostruktoret e topave me te mire europiane. Me shume se gjysma e ushtrise se Sulltanit ishin te krishtere greke serbe e shqiptare. Fakti eshte qe pas renies se Kostandinopojes erdhi nje popullsi e re kryesisht greko serbe dhe u largua ajo vllahe .

          1. i
            i cudituri

            Ca thua o Aldi, o kokrra e budalles!? Shumica e popullates ne fakt ishin dhi dhe dele, e pastaj ju erdhen cobenet nga pas uahahahahahaaaaaaaaaaa. O Aldi o debil i lindur!

          2. k
            k

            Sulltan Mehmeti i propozoi Kostantinit XI te dorëzonte qytetit, që jeniçerët mos e plaçkisnin për 3 ditë sipas marveshjes që kishin me sulltanin pas çdo fitore në luftra,por ai nuk e pranoi ofertën. Topat e fuqishëm (bombardat) i kishte prodhuar inxhinjeri hungarez Urban dhe Kostantini nuk kishte para ti blinte,kurse sulltani i bleu duke pager 3 fishin a asaj që kërkoi. Më 29 maj 1454,kur trupat osmane hynë në qytet ,u mahnitën nga madhështia dhe profumi i trëndafilëve dhe oborreve plot lule. Spiar kronikave,deren lindore të qytetit e lanë hapur gjenovezët pasi u larguan me anijet e tyre të ankoruara në "bririn e artë". Sidoqoftë qyteti do merrej gjithsesi nga osmanët pasi ishin të shumtë dhe më të armatosur. Pas pushtimit,osmanët siguruan një tolerancë të madhe ndaj gjithë besimeve fetare dhe popullsisë që jetonte aty.Sulltani i kërkoi banorëve të mos braktisnin qytetin. Osmanët e konsideronin veten si vazhduesit e perandorisë romake (Rom,romeli)dhe ruajtën edhe shume nga ligjet me prejardhje romake,si dhe arkitekturën e mrekullueshme Teodoziane. Si mrekulli arkitektonike akuma sot ekziston sistemi i furnizimit me ujë dhe vaskat e depozitave të ujit nën struktuat e kishave ortodokse. !000 vjeçari i ndriçuar i periudhës bizantine u ruajt si strukturë edhe pse u ndryshua besimi. Papa i Romës që ishte në armiqsi me perandorët bizantinë i ofroi sulltanit ofiqin si "drejtues i krishtërimit.

            1. P
              Papaj

              Dihet qe historia boterore njeh tre Roma : Roma e Pare , Roma e Dyte dhe Roma e Trete . Neper ajrin e tymosur nga djegia e temjanit neper Kishat e Kostandinopojes ndihej se nje dite Kostandinopoja do te binte nen Callmen e Osmanllinjeve . Po si nuk dihet akoma se si ate flamur e ngriti mbi muret e Kostandinopojes dikush qe u thirr me emrin Ball-a-bani , ( i cili gjeti mundesine qe ti bente perballje tinezisht bashkeqytetareve te vet qe ishin mbrojtesit e atij qyteti) ?! Ne kujtim te bemes te ketij "Bruti" te Kostandinopojes , vete populli shqiptar thote ndershekuj legjenden e paharushme se dita e marte ka nje ore enigmatike te tersllekut , pra kjo gje duket se ka lidhje me naten duke u gedhire dita e marte 29 Maj , 1454. Po nga ishte vendlindja e ketij Ball-a-bani ? Sigurisht qe historia e di edhe kete .

              1. P
                Para Laci

                Nuk ishte dera por ishin topat. Topat shkatterruan muret dhe bene te mundur marrjen e qytetit nga osmanet. Per mbrojtjen e qytetit Konstantini kishte marre dhe paguar nje grup piratesh Genovese qe kishin eksperience ne mbrojtjen e keshtjellave me flamurin e bardhe me kryq te kuq qe akoma eshte flamuri i Genoas dhe qe eshte flamuri actual kombetar i Anglise. . Genoa ju jepte flamurin e tyre anijeve Anglese qe mos tu sulmonin nga piratet e mesdheut, por Anglezet e akoma e kane si flamur kombetar. Genovezet ishin shume profesionale ne duele qe sa here u ndesheshin me grupe te vogla otomane jashte mureve te keshtjelles ata fitonin, por kur otomanet arriten te shkaterrojne muret dhe perfundimisht arriten te futen brenda qytetit cdo gje mbaroi. Geovanezet iken dhe fati i Konstandinit nuk dihet as sot. Qe Shqiptaret arriten tij bejne balle Osmaneve per 35 vjet pasi i larguan me ardhjen e Skenderbeut duhet te jete si koha me e lavdishme e Shiptareve.

                1. P
                  Para Laci

                  Qe ti shtoj komentit tim… Ishin biznesmenet Veneciane te vendosur ne pjesen tjeter te Bosforit ata qe e futen ne gracke. Kur Venecia dergoi 5 anije me ushtare ne ndihme ju dha shpresa Konstandinopolit, por biznesmenet Veneciane qe po benin biznes me Otomanet ne Konstandinopol I futen ne kurth anijet ne nje kanal te vogel dhe otomanet i shpartalluan anijet me topa. Venecia nuk dergoi me trupa sepse kishte frike se Otomanet do i shkaterronin gjith floten detare. Aty mori fund cdo gje sepse u pa se pushtimi ishte thjesht nje qeshtje kohe.

                2. A
                  Andi dhe Mehdi Bushati

                  Te gjithe komentuesit ja kane futur kot, perfshi ketu edhe artikullshkruesin. Kostandinopoja ra si rezultat i gjenialitetit te pashait (gjeneral) turk Ram Tunxh Sarperkan Sali Ram Bej Isha. Ky pasha, pasi kish humbur ofiqet per shkak te mashtrimeve me harxhet e blerjeve te xhephaneve dhe ushqimeve per ushtrine, nga i ati i sulltan Mehmetit, sulltan Murati, i cili ja hoqi titullin "Bej" dhe e beri kandidatbej, dmth "bej isha" dhe tani nuk jam. Pasi u vu ne sherbim te te birit, sulltanit Mehmet, i kerkoi qe ti jepte mundesine qe te rimerte te gjitha ofiqet e humbura duke i bere nje sherbim te vyer. Sulltani i tha qe nqs une shoh flamurin me gjysmehenen mbi muret e Kostandinopojes , atehere ai me bujari do ti kthente ofiqet dhe do ta bente VALI fuqiplote ne trojet e krishtera ne brigjet e Adriatikut, dhe do ti jepte dhurate nje THIKE te arte ku do te bente synet dhe do te skopiste te gjithe adhuruesit e KRISHTIT. Kjo eshte e verteta e shkruar edhe nga Herodoti dhe Marko Polo qe ne kohen e BIG-BENGUT dhe te SUPER NOVES te galaktikes sone.

                  1. k
                    kam lexuar dhe par Fim ´Para Laci ka te derejt

                    Konstandinopoja ra per kto Arsye : 1 ) nga Topat e Fuqishem te Gjermanit prodhuar per Sulltanin 2 ) Se Konti Gjenoveze i vetmi i cili ishte i vetmi qe ishte tmerri i Ushtrise TurkoArabe , u plagos ne pabesi i tradhetuar nga Tregetare Grek qe sherbenin ne Konstandinopoje ,nji prej te cileve Tregetari i cili kishte kontakte edhe me Mbretin e Konstandinopojes i shiste Turkut Stradegjite e Luftes se Mbretit te Konstandinopojes dhe e fundit , mbasi Konti Italian Gjenovez i plagosur rende ne shpatull , i vetmoi qe mposhtete dhe i frikesoheshin Turqit ,urdheroj Anijet e tij te ktheheshin ne Gjenove , Turqit mbasi kishin tashme informacione nga Tregetari Grek e sulmuan Keshtjellen e Konstandinipojes nga nji ane e cila ishte e pakalushme per kembesoret ,e nuk i shkonte ndermend Askujt , qe ta sulmonte prej andej Konstandinopojen. U punia per muaj te tere Naten ne erresire nga skllever serb qe ishin prane ushtrise Turke nen urdhrat e Sulltanit i cili kishte tashme per Grua vajzen e Mbretit Serb ,dhe mbasi hapen rrugen me topat dhe ushtrine ,sulmuan dhe shkaterruan pjesen e pasme te Keshtjelles nga ku hyne brenda ,nderkohe qe Porten e Selise Mbreterore ku rrinte Mbreti dhe Mbreteresha u hap po nga Greku ,tregetari qe ishte prej vitesh ne sherbim te Sulltan Mehmentit (ne mos gaboj )

                    Lini një Përgjigje