Na ishte njëherë “Qemal Stafa”

23 Qershor 2022, 20:09Kulturë TEMA

 

Na ishte njëherë “Qemal Stafa”

Një botim të ri na sjell publicisti Uvil Zajmi, kur sapo është promovuar, ka dalë në qarkullim libri i fundit i tij, “Na ishte njëherë “Qemal Stafa” (Ngjarje që bëjnë histori). Ndryshe nga botimet e tjera të autorit, ky libër trajton një temë të pashkelur më parë, dhe që i referohet stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në 70 vitet e tij, nga dita, veprimtaria e parë deri ditën, castin e fundit, kur ai u mbyll, për t’u ndërtuar stadiumi i ri “Air Albania”. Një rikthim në atë stadium me ngjarje, personazhe, data, pjesë e historisë shumëvjecare të tij. Një libër u mbushur me emocion, kur lexon, informohesh me mjaft aktivitete sportive, nga veprimtaria e parë paslufte, ajo e kampionatit të atletikës në shtator të vitit 1945, për të vijuar me Spartakun e Moskës, ballkaniadat në futboll, atletikë, basketball e volejboll, pastaj ndeshjet e mëdha të kohës, sfidat Partizani-Dinamo-17Nëntori, ato ndërkombëtare me klube dhe përfaqësuese, kampionët, rekordmenët e atletikës, futbollistët legjendarë nga Borici, Pano, Jareci, Përnaska, Minga,  etj, te Pronjari, Evro, një pafundësi me rrëfime, kujtime, gjithcka që është e lidhur më atë stadium, bashkë me protragonistët e tyre. Histori, ngjarje të rralla, të harruara, golat spektakolarë, nga Myler te Boniek, pastaj Bekenbauer, Platini, Menea, Bubka, Koe, ndeshjet e politikanëve, artistave, finalet e mëdha, tribunat A dhe B, portativet, spartakiadat, kualifikimet e paharruar, takimet me Gjermaninë, Austrinë, Celtik, Bajern, fitorja me Greqinë, arbitrat që kanë drejtuar aty, mbi 170-të evente. Rikthimi i Bule Vathit i Pozelit në atë stadium, koncerti i Albanos, prania e aktorit Pitkin, por edhe largimet me helikopter më 1997 nga ajo fushë, nga ai stadium. Një libër emocional, ku ngjarjet trajtohen në mënyrë kronologjike të shoqëruara me fotografi të vecanta. Një stadium ku edhe sic shprehet autori, ka qenë pjesë e pandarë e shqiptarëve, ku cdo fund javë i priste në shkallët e tij. Ai nuk ka qenë vetëm e thjesht një stadium, por shumë më tepër. Mjafton ta hapësh, shfletosh, lexosh cfarë shkruhet në faqet e Na ishte njëherë “Qemal Stafa”, për ta kuptuar. Një libër me vlerë që i shërben, rizgjon kujtesën jo vetëm sportive, por edhe më gjërë.                

 

 

 

Lini një Përgjigje