Këngëtari i njohur dënohet me 30 vjet burg për abuzime seksuale

30 Qershor 2022, 09:06Kulturë TEMA

Këngëtari i njohur dënohet me 30 vjet burg për abuzime

Këngëtari dhe producenti i njohur amerikan, R. Kelly, është dënuar me 30 vjet burg, nën akuzën e përdorimit të statusit të tij si person i famshëm, për të dhunuar seksualisht gra dhe vajza minorene.

Avokatët e 55-vjeçarit Robert Sylvester Kelly, i njohur në art si R. Kelly, deklaruan menjëherë më pas se artisti do të apelojë vendimin, por shpresat për ta kthyer atë, janë shumë të pakta.

E vetmja gjë që mund të tentohet në këtë rast, është vetëm ulja e viteve të burgut.

Gra dhe vajza të shumta dëshmuan kundër Kellyt në këtë proces, duke e thyer tërësisht figurën e tij publike dhe duke nxjerrë në dritë fakte të paimagjinueshme për këngëtarin.

Sipas disa prej dëshmive, ai bëhej gjithnjë e më i dhunshëm me çdo akt të ri që ndërmerrte.

Teksa, në lot, thuajse të gjitha gratë e vajzat që dëshmuan, theksuan se jeta e tyre ishte e shkatërruar pas akteve të muzikantit.

“Vërtetë uroja që të vdisja, pas mënyrës se i trajtova”, deklaroi njëra prej tyre për gjykatën.

Vetë këngëtari refuzoi të jepte çdo koment mbi ngjarjen, ndërsa u shfaq me syze të errëta në gjyq.

Sipas gjyqtares Ann Donnelly ndërkohë, e cila dha edhe vendimin për Kellyn, ai e kishte përdorur seksin si një armë, duke detyruar viktimat e tij të kryenin akte të paimagjinueshme, ku disa kishin marrë edhe sëmundje seksualisht të transmetueshme prej tyre.

Kështu, karriera e larmishme e artistit amerikan, me hite dekadentë si “I belive I can fly”, me shumë gjasë, jetën e mbetur do ta vijojë në burg.

Të paktën, po, deri në një vendim tjetër që rrëzon gjithçka, edhe pse duket shumë i largët.

Lini një Përgjigje