Ben Blushi: Ju prezantoj me Nikitan, balerinin ukrainas 175 kg

8 Korrik 2022, 16:01Kulturë Nga Ben Blushi

Ben Blushi: Ju prezantoj me Nikitan, balerinin ukrainas 175 kg

Nikita Savin është nga Ukraina. Kur filloi lufta erdhi në Orikum. Aty jeton në një vilë me qira.
Si erdhe në Shqipëri Nikita?
Fillimisht shkova në Portugali
Po pastaj?
Aty s'më pëlqeu, erdha këtu
Si të duket Shqipëria?
Vend tradicional
Pse të duket tradicional?
Duket si Ukraina e viteve 90
Po pse duket si Ukraina e viteve 90?
Sepse ka një zhvillim të ngadalshëm
Ku e ke parë zhvillimin e ngadalshëm?
Njerëzit rrinë në kafe të veshur me kostum
Dhe kur njerezit rrinë në kafe veshur me kostum vendi është i ngadalshëm?
Këtu marrëveshjet bëhen me një të shtrënguar dore
Dhe kjo është tradicionale?
Kjo tregon se në Shqipëri reputacioni ka ende vlerë
Ti çfarë pune bën?
Jam programator softwaresh
Sipas teje pse po ndodh kjo luftë?
Është një luftë mes botës së vjetër dhe botës së re
Kush është bota e vjetër?
Anglezët dhe amerikanët
Po bota e re?
Rusia, Kina, India, Brazili,
Po pse lufta mes dy botëve po bëhet në Ukrainë?
Diku do shpërthente, mund të ishte edhe India apo Pakistani
Po atëherë pse Ukraina?
Sepse India dhe Pakistani ka armë bërthamore, Ukraina nuk ka
Si përfundon kjo luftë?
Rusia ndahet
Çdmth Rusia ndahet?
Kina do i marrë Siberinë, Japonia do i marrë disa ishuj, Rusia do copëtohet si në kohën e Bashkimit Sovjetik
Po me Ukrainën çfarë ndodh?
Do mbijetojmë
Nga je me origjinë?
Babai nga Siberia, nëna nga Uzbekistani
Pra je gjysëm rus?
Si shumica e ukrainasve
Sa fëmijë ke?
Katër
Këtu shof vetëm tre
Këta të tre i kam me gruan e parë
Ke dhe një grua tjetër?
Aktualisht po
Pse je ndarë?
90 për qind e martesave të sotshme përfundojnë me divorc
Po gruaja e dytë pse nuk është me ty?
Ka disa arsye
Më thuaj një
Është në Paris me nënën dhe vajzën tonë
Po arsye e dytë?
Nuk ka qejf të jetojë më fëmijët e mi nga martesa e parë
Ka edhe një arsye të tretë?
Pa e mbushur shtëpinë me pasqyra nuk vjen
Çfarë i duhen kaq shumë pasqyra?
Është balerinë
Ti je martuar me një balerinë?
Tani është mësuese vallëzimi
Sa kile je Nitika?
175
Po si të ka marrë balerina për burrë?
Për këtë grindem çdo ditë me gruan
Çfarë kërkon ajo?
Të shkoj 120 kile
Mund ta bësh?
Para pesë vitesh isha 90 kile
Po para 10 vitesh?
195
Kaq shumë ha?
Nuk shëndoshem nga ushqimi
Po nga se shëndoshesh?
Nga qëndrimi në kompjuter dhe nga stresi
Ke stres?
Stresi disa njerëz i acaron, disa i dobëson, mua më shëndosh
Si mund të jetosh me këtë peshë?
Jetoj
A noton?
Notoj
I jep makinës?
I jap
A ngjitesh dot në kat të tretë?
Ja tani do ngjitem
Pse do ngjitesh?
Do vendos pasqyrat e palestrës së gruas
Pra ti po vendos pasyra që gruaja të shihet kur kërcen?
Sigurisht
Po ti kërcen?
Nuk e kam shumë qejf
Po nëse gruaja të kërkon të kërcesh?
Prandaj do dobësohem
Sa kohë ke që të dobësohesh?
Besoj një muaj
Me kirurgji?
Jo me kërcim
Për një muaj do heqësh 50 kile nga trupi?
S'kam çbëj, ndryshe do më lërë
Po ti do martohesh prapë?
Nuk e përjashtoj
Më mirë të ndahesh apo të kërcesh?
Ti si thua, tha Nikita
Më mirë të ndahesh, thashë unë
Më mirë të kërcej, tha Nikita

2 Komente

  1. P
    Propaga vs Realiteti

    Ska faj Blushi. U bë milioner te Topi duke bërë propagandën e Ramsesit. Tani tall bythën me këzo histotira pa interes. Avash avash dobdali prapë më tutje si analist politik , ose rrezik bëhet pronar i ndonjë medie.

    1. B
      Bashkeqytetar

      Keto shkrimet e Blushit me krijojne idene qe ky i merr personazhet e tij ne kafe, i pyet dhe ata i pergjigjen ,pra duke i rekordur dhe pastaj i hedh ne leter. Pra dilemma ime eshte Blushi eshte shkrimtar apo gazetar? Kush e gjen

      Lini një Përgjigje