A kemi nevojë për një Teori të re të Evolucionit?

11 Korrik 2022, 18:57Kulturë TEMA

A kemi nevojë për një Teori të re të Evolucionit?

Nga Stephen Buranyi

Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i dinë ende përgjigjet e disa prej pyetjeve më themelore se si evoluoi jeta në Tokë. Për shembull marrim rastin e syve. Nga vijnë saktësisht ato? Shpjegimi i zakonshëm se si i kemi marrë këto organe tejet komplekse mbështetet në teorinë e përzgjedhjes natyrore.

Ju mund ta mbani mend thelbin nga leksionet e biologjisë në shkollë. Nëse një krijesë me shikim të dobët ndodh që të prodhojë pasardhës me shikim pak më të mirë, falë mutacioneve të rastësishme, atëherë ky shikim pak më i mirë u jep atyre më shumë mundësi për të mbijetuar.

Sa më gjatë të mbijetojnë, aq më shumë shanse kanë për t’u riprodhuar, dhe për t’ua përcjellë brezave të tjerë gjenet që i pajisën me një shikim pak më të mirë. Nga ana tjetër disa nga pasardhësit e tyre, mund të kenë shikim më të mirë se prindërit e tyre, duke e bërë më të mundshëm riprodhimin e tyre. E kështu me radhë.

Brez pas brezi, gjatë periudhave kohore shumë të gjata, shtohen avantazhe të vogla. Në fund, pas disa qindra milionë vitesh, kemi krijesa që mund të shohin po aq mirë sa njerëzit, macet ose bufat. Kjo është historia bazë e evolucionit, siç tregohet në shumë libra shkollorë dhe libra shkencorë bestseller.

Por sipas një numri gjithnjë e më të madh shkencëtarësh, kjo teori është shumë përgjithësuese dhe për pasojë e pasaktë në shumicën e rasteve. Së pari, në rastin e syve historia nis në mes, duke marrë të mirëqenë ekzistencën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës, lenteve dhe irisit, pa shpjeguar fillimisht se nga erdhën ato.

Dhe nuk janë vetëm sytë. “Syri i parë, krahu i parë, placenta e parë. Si janë krijuar ato? Shpjegimi i tyre është motivimi themelor i biologjisë evolucionare. Por ne nuk kemi ende një përgjigje të mirë. Ideja klasike e ndryshimit gradual, ka rënë tashmë”- thotë Armin Mozek, biolog në Universitetin e Indianës, SHBA.

Sigurisht, ka ende disa parime thelbësore evolucionare, të cilat nuk vihen në dyshim nga asnjë shkencëtar. Kështu të gjithë pajtohen se përzgjedhja natyrore luan një rol tek evolucioni, ashtu si mutacioni dhe rastësia. Por se si bashkëveprojnë saktësisht këto procese, dhe nëse kanë rol edhe forca të tjera, kjo mbetet objekt i debateve të forta.

“Në rast se nuk mundemi që t’i shpjegojmë dot gjërat me mjetet që kemi tani, ne duhet të gjejmë mënyra të reja”- më tha biologu i Universitetit të Jeilit në SHBA, Gynter Vagner. Në vitin 2014, 8 shkencëtarë vendosën që të përballen me këtë sfidë. Ata botuan një artikull në revistën “Nature” me pyetjen “A ka nevojë për rishikim Teoria e Evolucionit”.

Përgjigja e tyre ishte: “Po, dhe urgjentisht madje”. Secili prej autorëve vinte nga disiplina shkencore të dekadave të fundit, nga studimi i mënyrës se si organizmat e ndryshojnë mjedisin e tyre, që të reduktojnë presionin normal të përzgjedhjes natyrore – mendoni pak për kastorët që ndërtojnë diga – deri te kërkimet e reja, të cilat tregojnë se modifikimet kimike të shtuara në ADN gjatë jetëve tona mund t’u kalojnë pasardhësve tanë.

Autorët kërkuan një kuptim të ri të evolucionit, që mund të krijonte hapësirë për zbulime të tilla. Emri që ata i dhanë këtij kuadri të ri ishte Sinteza e Zgjeruar Evolucioniste (EES). Por për shumë kolegë propozimet e tyre ishin të diskutueshme. Pas debatit aktual mbi evolucionin qëndron një ëndërr e thyer.

Në fillimin e shekullit XX-të, shumë biologë kërkuan për një teori unifikuese, që do të mundësonte bashkimin e fushës së tyre me fizikën dhe kiminë. Nga këndvështrimi i sotëm, është qartë se Teoria e Evolucionit e Darvinit – një teori e thjeshtë, elegante që shpjegon se si një forcë, apo përzgjedhja natyrore, i dha formë të gjithë zhvillimit të jetës në Tokë – dhe do të luante rolin e unifikuesit të madh.

Por në fillim të shekullit të kaluar, 4 dekada pas botimit të librit “Mbi origjinën e specieve”, dhe 2 dekada pas vdekjes së tij, idetë e Darvinit ishin në rënie. Shkencëtarët nuk e kishin humbur interesin për evolucionin, por shumë prej tyre e cilësuan si të pamjaftueshëm rrëfimin e Darvinit për të.

Një problem i madh ishte se i mungonte shpjegimi i trashëgimisë. Darvini kishte vënë re se me kalimin e kohës, gjallesat dukej se ndryshonin për t’iu përshtatur më mirë mjedisit të tyre. Por ai nuk e kuptoi se si këto ndryshime kalonin nga një brez tek tjetri. Në fillim të shekullit XX-të, rizbulimi i punës së priftit të shekullit XIX-të dhe babait të gjenetikës, Gregor Mendel, filloi që të japë përgjigjet. Shkencëtarët që punojnë në fushën e re të gjenetikës, zbuluan rregulla që rregullonin veçoritë e trashëgimisë. Por në vend se ta konfirmonin teorinë e Darvinit, ata e ndërlikuan atë. Riprodhimi dukej se i ripërziente gjenet – njësitë misterioze që programojnë tiparet fizike – në mënyra të habitshme. Mendoni pak se si flokët e kuq të gjyshit, mungojnë tek djali i tij, por mund të rishfaqen tek mbesa e tij.

Një zhvillim edhe më shqetësues për darvinistët ishte shfaqja e “mutacionistëve” në vitet 1910, një shkollë gjenetistësh, ku figura kryesore e saj, Tomas Morgan, tregoi se duke mbarështuar miliona miza frutash – dhe duke e spërkatur nganjëherë ushqimin e tyre me elementin radioaktiv radium – ai mund të prodhojë tipare të ndryshuara si ngjyra të reja të syve apo gjymtyrë shtesë.

Këto nuk ishin variacionet e vogla të rastësishme mbi të cilat u ndërtua teoria e Darvinit, por ndryshime të papritura, dramatike. Dhe rezultoi se këto mutacione ishin të trashëgueshme. Mutacionistët besonin se kishin identifikuar forcën e vërtetë krijuese të jetës. Sigurisht, përzgjedhja natyrore ndihmoi për të zhdukur ndryshimet e papërshtatshme.

Por ajo ishte thjesht një redaktuese e zhurmshëm e poezisë së mrekullueshme të mutacionit. “Natura non facit saltum”, kishte shkruar një herë Darvini: “Natyra nuk bën kërcime”. Mutacionistët u lutën që gjërat të ndryshonin. Në vitet 1920-1930, duke punuar veçmas, britaniku Ronald Fisher dhe blegtori amerikan Siuoll Rajt, propozuan një teori të rishikuar të evolucionit, që përmblidhte përparimet shkencore që nga vdekja e Darvinit, por që premtoi ende të shpjegonte të gjitha misteret e jetës me disa rregulla të thjeshta.

Në vitin 1942, biologu anglez Xhulian Haksli shpiku emrin për këtë teori: sinteza moderne. Tetëdhjetë vjet më vonë, ajo ofron ende kuadrin bazë për biologjinë evolucionare, pasi u mësohet çdo vit miliona nxënësve dhe studentëve. Duke ndërtuar modele statistikore të popullatave të kafshëve që bazoheshin tek ligjet e gjenetikës dhe mutacioneve, sintetistët modernë treguan se gjatë periudhave të gjata kohore, përzgjedhja natyrore funksiononte ende siç kishte parashikuar Darvini.

Në tërësinë e kohës, mutacionet ishin shumë të rralla për të qenë të rëndësishme, dhe rregullat e trashëgimisë nuk ndikuan në fuqinë e përgjithshme të seleksionimit natyror. Përmes një procesi gradual, gjenet me avantazhe u ruajtën me kalimin e kohës, ndërsa të tjerët që nuk jepnin përparësi u zhdukën.

Por shumë shpejt, edhe sinteza moderne do të kritikohej nga shkencëtarët brenda departamenteve që kishin ndihmuar në hartimin e kësaj teorie. Në vitin 1959, biologu C.H. Uadington tha se sinteza moderne kishte anashkaluar teoritë e vlefshme, në favor të “thjeshtimeve drastike që mund të na çojnë në një pamje të rreme se si funksionon procesi evolucionar”.

Pastaj nga fundi i viteve 1960 erdhën disa zbulime të reja, që vunë në pikëpyetje themelet e teorisë. Ndërsa sintetistët modernë e shikonin jetën sikur përmes një teleskopi, duke studiuar zhvillimin e popullsive të mëdha në periudha kohore të pafundme, biologët molekularë e panë atë përmes një mikroskopi, duke u fokusuar tek molekulat individuale.

Ata zbuluan se përzgjedhja natyrore nuk ishte forca e gjithëfuqishme që kishte supozuar shumëkush, dhe zbuluan se molekulat në qelizat tona – dhe kësisoj edhe sekuencat e gjeneve pas tyre – po ndryshonin me një shpejtësi shumë të lartë.

Biologu Eugjen Kunin, mendon se njerëzit duhet të mësohen me teoritë që nuk përshtaten së bashku. “Për mendimit tim nuk ka – nuk mund të ketë – një teori të vetme të evolucionit. Nuk mund të ketë një teori të vetme për gjithçka. Edhe fizikantët nuk kanë një teori për gjithçka”-thotë ai.

Marrë me shkurtime nga “The Guardian” – Bota.al

37 Komente

  1. a
    abc

    Darvini me teorine e tij e nxori fene me shkelma nga dera e shkences. Por feja mundohet te hyje nga dritarja me lloj-lloj "teorish" te ndryshme. Let the shpresojme se ky artikull nuk eshte nje nga ato perpjekje. Sigurisht ka edhe faktore te tjere vec evolucionit. P.sh. shkaku perse u zhduken dinosauret nuk qe evolucioni.

    1. v
      vang

      Dhe shume mire beri qe e nxorri fene nga dera dhe feja sa here te perpiqet te futet nga dritarja do deshtoje.Nga ana tjeter teoria e evolucionit te Darvinit mund te kete edhe ndonje boshllek ,sic thane se nuk ka bere shpiegime shterruese per trashegimine,le te vazhdojne ta pasurojne ne menyre materialiste dialektike.Evolucioni eshte ne vazhdim dhe kushedi se cfare ndyshimesh do pasojne,por ne nuk jemi ne gjendje ta konstatojme kete se ndryshimi ndodh ne miliona vjet.Feja nuk njeh ndryshim.Ajo ka vetem dogma dhe dogmat i besojne te pa formuarit ,naivet dhe te nenshtruarit.Ka edhe pseudo shkencetare qe paguhen mire te interpretojne gjoja me ''argumenta'' vertetsine e dogmave''.

    2. E
      E di si eshte puna

      Njerezimi ka nevoje te zhduke nga faqja e dheut idiotizmat fetare, qe jane si nje semundje kanceroze ne trurin e njeriut! Zhdukja e feve dhe e trushpelarjes qe ato sjellin, do te thote shendet mendor. Njeriu i shendetshem menderisht i ka te gjitha mundesite per perparim, zhvillim dhe zbulim te te panjohurave!

      1. p
        puna eshte keshtu

        edhe te besuarit te teoria e evolucionit te Darvinit kerkon besim,pra nje lloj feje..ka mbetur thjesht nje teori,aq me teper e kundershtuar nga teori te tjera.....Besimi te Zoti nuk eshte trushpelarje, ju jeni i painformuar ......Ndersa per zhvillimin e njeriut jemi deshmitare se cfare pasojash i ka sjelle tokes..me e keqja s,ka ardhur akoma

        1. E
          E di si eshte puna

          Besimi ne zot eshte nje shkalle me lart, eshte SEMUNDJE MENDORE! Teorite shkencore kane nje faktor shume te rendesishem, vertetimin shkencor. Kane edhe nje parim tjeter shume te njohur, relativitetin dhe hapesiren per ndryshim dhe zhvillim te cdo teorie shkencore. Feja (mbeshtetur ne besimin ne zot) nuk ka asnje nga keto parime ne thelb te vet, por ka ne thelb vetem besimin pa kusht. Kete mund ta beje vetem nje budalla qe s'ka tru ose e ka nivelin intelektual shume te ulet. Pra fete nuk kane asnje lloj tendence te tille si shkencat, jane thjesht besim ne zot apriori, pra e merr paraprakisht te vertetuar ekzistencen e zotit, pa bere as perpjekjen minimale per ta vertetuar ate. Ky eshte ndryshim shume i madh dhe thelbesor. Koncepti fetar per krijimin dhe ekzistencen ka qene perceptimi i shoqerise njerezore ne fazen fillestare te saj, ne kohen e padijes se plote dhe pamundesdise ekstreme per te bere dicka per fatin e njerezimit. Besimin ne dicka qe dikush ta thote se "eshte ashtu dhe mbylle gojen e mos e diskuto" eshte me e pakta dhune mendore dhe me e sakta sundim mendor. Pasoje e kesaj eshte semundja mendore e besimit ne zot. Pastaj fete jane mekanizma te shrytezimit te njeriut te semure menderisht, kjo eshte boterisht e njohur dhe e kuptuar. Natyrisht nga njerezit mendjehapur, jo nga te semuret mendore!

          1. p
            puna eshte keshtu

            duket qe ju nuk e njihni fare konceptin biblik te krijimit .Mund te biem dakord nga ana historike se Bibla eshte nje liber te pakten 2000 vjecar? Perceptimi i shoqerise njerezore ne fazen fillestare te saj ishte se toka ishte e sheshte dhe qendronte mbi shpinen e nje kafshe gjigande.Perceptim qe erdhi deri para 200....300 vjetesh.Nderkohe Bibla ne nje shkrim Jobi kap.26 vargu 7 thote....(Zoti) token e mban varur ne asgje. Ne nje shkrim tjeter Isaia kap 40 vargu 22 thote...Eshte Dikush qe banon mbi rruzullin e tokes(duke iu referuar formes se tokes si rruzull ose sfere). Nderkohe qe shkenca prej pak kohesh i ka vertetuar keto pohime mijeravjecare te Bibles,a mund te thuash kush i shkroi keto ne Bibel? Bibla nuk eshte aspak kunder shkences,perkundrazi shkenca me kalimin e kohes eshte perputhur me Biblen. Por ama nuk mund te pranohet cdo lloj teorie vetem se nuk duam te besojme se jemi krijuar nga Zoti. Jeta lind vetem nga jeta dhe jo nga hici...kete e thote shkenca . Besimi i vertete te Zoti dhe te Fjala e Tij,Bibla nuk eshte i verber.mos e ngaterroni me fanatizmin i cili nuk eshte vetem fetar.

            1. i
              informacion

              Ka libra dhe shkrime shume te te lashta se Bibla.

            2. g
              gjithollogut

              me vjen keq qe juve ne ate fene qe keni qene ju paskan thene* mbylle gojen dhe mos e diskuto*.Ne Fjalen e Tij, Bibel, Zoti thote....me beni sherbim te shenjte me fuqine tuaj per te arsyetuar. Patjeter qe shkenca bazohet ne parimin e relativitetit dhe hapesires per ndryshim dhe zhvillim sepse shkenca studion dhe zbulon dukurite e panjohura per te por tashme te krijuara nga Dikush.Ajo nuk po krijon ndonje gje te re dhe kufiri i hapesires se saj eshte deri sa te zbuloje plotesisht krijimin e Zotit. Besimi i vertete te Zoti nuk eshte fanatizem dhe Bibla nuk bie ne kundershtim me shkencen ,perkundrazi shkenca ka vertetuar ate qe Bibla e ka thene para mijera vjetesh

              1. e
                eh c'na gjeti

                "Zoti thote ..." !? Kush e pa qe e tha, ku ishte, ku e tha, ku, si ... Aaaa e paska shkruar Marku para 2000 vitesh dhe ne duhet ta marrim si te padiskutueshme se jo vetem e tha ashtu po ishte zoti vete qe e tha!!! Po po ai zoti i madh dhe i plotfuqishem. A i ke trute ne vend o buf? Para 2000 vitesh njerezit luteshin qe te binte shi, ti thua se takuan zotin qe po bente nje xhiro ne breg te Jordanit e po sillte mencurira "te shenjta". Po pse nuk del zoti edhe sot, apo ka prere bileten e raketes qe te zbrese ne toke nje here ne 3 mije vjet? Brenda kesaj kohe nuk zbret ne toke, se jane cmime te larta te biletes se raketes, eshte rrit nafta!

            3. E
              E di si eshte puna

              Besimi fetar filloi kur nje MASHTRUES takoi ne rruge nje IDIOT! Besimi ne zot eshte dukuri e hershme e shoqerise njerezore. Ai ka lindur ne kohen e moshes vogelushe te njerezimit, atehere kur shpjegimi per dicka apo per gjithcka ishte i pamundur. Pyetjes mese llogjike "kush e ben kete apo ate, kush e krijoi kete apo ate" njeriu i eshte pergjigjur dhe vazhdon ti pergjigjet ne menyra te ndryshme. Natyrisht qe pergjigjia me e thjeshte dhe me foshnjarake eshte se "zoti eshte krijuesi i gjithckaje" dhe keshtu cdo gje "zgjidhet". Kete pergjigjie njerezimi e ka dhene ne kohen e PADIJES se plote, atehere kur mendonin se edhe shiun e dergonte ky zoti .Por edhe sot ka njerez qe japin po te njejten pergjigjie, ate te mijra e milionave vite me pare. Pse!? Mos valle se edhe sot pas mijra e mijra vitesh keta njerez kane mbetur po aq te paditur!? Jo, por sepse ka nje semundje mendore (dhe faktore qe e ruajne dhe e perhapin) qe nuk sherohet kollaj, qe quhet TRUSHPELARJE FETARE, qe vazhdon te ekzistoje. Por nese besimet e lashta ne shumezota, ne sende apo idhuj tashme i perkasin historise (me perjashtime te pakta) dhe njerezimi eshte cliruar prej tyre, besimet njezotiste jane ende vepruese dhe shpesh behen edhe te rrezikshme ne shoqerine e sotme njerezore. Natyrisht pa piken e dyshimit edhe ato do vije koha qe ti perkasin historise, por sot per sot jemi ende ne kohen e ndermjetme, kur keto "pallavra qe zune myk nder tempuj" kane ende ndikim ne nje pjese te mire te njerezimit. Por si ka vazhduar besimi i lashte ne zot, te pershtatet ne fete qe besojne ne "nje zot te vetem" (hebraizmi, kristianizmi, islamizmi ...). Si lindi psh kristianizmi! Jezui dhe jeuizmi (kristianizmi). Dokumentat e vetme qe ekzistojne jane shkruar rreth 50-60 vjet pas "ndodhise" se Jezuit dhe ky eshte doreshkrimi "Ungjilli sipas Markut". Pra dikush pas 60 vjetesh, tregon dicka qe ka ndodhur para kaq kohesh. Nuk ka asnje dokument bashkekohor, te kohes kur thuhet se ka jetuar Xhoshua (Josua-Jezui), asnje shkrim apo fakt dhe pike! Pavaresisht se ne ate kohe shteti romak kishte nje organizim shume te mire dhe kishte dokumentacion dhe evidenca te sakta per gjithe Perandorine,duke filluar qe nga popullsite e gjithe qyteteve e fshatrave e deri edhe te numri i dhenve dhe dhive qe kishte ky apo ai fshat! Por nuk ka asnje shkrim ne te gjalle te tij per kete Josuan "te derguarin e zotit, birin e zotit dhe vete zotin". Cudi!!! Gjithcka qe ekziston sot (shkrime dhe fakte) datojne pas 50-60 vjetesh nga koha kur thuhet se jetoi ky person! Ne te vertete nuk eshte fakt historik i pranuar shkencerisht ekzistenca e nje personi te quajtur Josua Mesia apo Jesu Krishti (Xristos eshte perkthimi nga hebraishtja ne helenishten aleksandrine i fjales Mesia)! Ky person mund te kete ekzistuar por edhe mund te jete trilluar. Nuk ka asnje dokument historik bashkekohor qe e verteton ekzistencen e nje personi te tille. Dokumentet historike qe jane gjetur dhe qe shkruajne mbi ekzistencen e nje personi te tille datojne te pakten rreth 50-60 vjet me pas kohes qe pretendohet se ka jetuar ky person (Ungjilli sipas Markut)! Nderkohe qe ka dokumente te gjetura te shkruara (ne gur) qe vertetojne ekzistencen e nje personi tjeter qe mbiquhej edhe ai Mesia por qe quhej Simon. Ky dokument mbi kete Simon Mesia vertetohet shkencerisht se eshte shkruar te pakten 100 vjet perpara kohes kur pretendohet se ka jetuar ky Mesia tjeter i quajtur Josua. Gjate historise, eshte tashme e vertetuar shkencerisht se ka patur shume e shume persona qe e kane mbiquajtur vetveten Mesia (qe ne hebraisht ka kuptimin : i derguar dhe i miresuar nga zoti per t'u nderlidhur me njerezit). Pra edhe nese ka ekzistuar ky personi i quajtur Josua, ai ka qene nje nga dhjetra apo qindra personat qe ne histori kane pretenduar qe jane Mesia (i derguari ...). Te krishteret e kane pranuar kete Josuan si Mesia i vertete, nderkohe myslimanet e njohin kete Isa (Josua) si nje profet te zotit, ndersa hebrenjte nuk e kane pranuar aspak (e kane quajtur nje nga dhjetra, qindra mashtruesit e zakonshem) dhe hebrenjte jane edhe sot e kesaj dite ne pritje te ardhjes se ndonje "Mesia te vertete"! Po edhe nese ka jetuar nje person i tille, e c'a pastaj!? E zeme se paska jetuar. Aq i parendesishem ka qene atehere kur jetoi, sa as qe i ka rene ne mend ndonje zyrtari provincial romak te beje ndonje shenim per kete katunarin Jezu qe shiste dengla rrugeve. Sa e sa denglaxhinj e mashtrues te tille kane jetuar (dhe jetojne sot e kesaj dite) ne kete bote, ehuuuuuu s'kane te mbaruar (njera jetonte deri para pak vitesh ketu ne Tirane dhe arriti qe te ndertonte dhe nje kishe-faltore private qe sot quhet kisha e Eleonores, te Kodra e Diellit. Edhe ajo pretendonte se ishte e derguar e zotit, Mesia e kaluar Mesias ...). Thjesht ai Xhosua ishte nje mashtrues i zakonshem, si shume te tjere (apo nuk eshte mashtrues dikush qe thote se eshte biri i zotit, zoti vete e keshtu me rradhe ...), apo qe thote se eshte i derguari i zotit (si Muhamuti, qe ne ndryshim nga Jezui,qe ishte paqesor te pakten, ky Muhamuti se bashku me banden e tij ishin jo vetem mashtrues por edhe vrases, kriminele e hajdute ordinere. Ky person ishte nje coban i paditur dhe analfabet, qe mbasi u mbyll nja nje jave ne cmendine dmth ne nje shpelle i vetmuar, doli prej andej dhe pretendoi se kishte folur drejperdrejt me zotin dhe kishte sjelle ne toke fjalen e tij. Prandaj njerezit duhet ti bindeshin ati, te benin sic thoshte ai, perndryshe ai kishte te drejten e zotit te te ndeshkonte! Hajde kokrra e mashtruesit hajdeee. Mire qe ishte mashtrues ky Muhamuti, por ky bashke me ca kusherinj e farefis krijoi nje bande hajdutesh dhe vrasesisht dhe vidhte popullin e i detyronte ti bindeshin atij, ti sherbenin atij, ti paguanin taksa atij gjoja me atributin si « i derguari i zotit ». Mashtues , hajdut, kriminel, pedofil e cfare s’mund ti thuash nje maskarai te tille). Po le te kthehemi te Xhoshua (Josua-Jesui-Isai), qe natyrisht ishte nje MASHTRUES, dhe si cdo mashtues profesionist kishte nje filozofi te veten per kuptimin dhe mashtrimin e njerezve. Ceshtja nuk qendron fare te ky Jezui,se ne fund te fundit edhe nese ka jetuar,ai vdiq ne moshen 33 vjecare (sic thuhet) dhe shkoi me te shumtet. Ceshtja qendron te ata qe mbeten pas tij dhe qe ishin anetaret e bandes se tij te mashtrimit. Pra banda e mashtrimit (dishepujt) me ne krye nenen e Jezuit (Miriam-Merjeme-Marie),jane ata qe e perhapen mashtrimin pas vdekjes se Jezuit. Dhimbja e nenes u kthye ne fiksim halucinant se ju "ngjall" djali dhe kete psikomani ja u percolli dishepujve, te cilet gjithashtu per shkak te dhimbjes per shokun dhe udheheqesin e tyre te vdekur, u kthyen ne psikomane qe ndoshta vertet mendonin dhe besonin se Jezui u "ngjall per se vdekuri". Pra keta te semure mendore,ishin ata qe filluan perhapjen e MASHTRIMIT te madh te Jezuizmit (apo kristianizmit)! Natyrisht hebrenjte, populli ku ata linden dhe jetuan,qe i njihte nga dore e pare,nuk i pranuan dhe i quajten (e vazhdojne ti quajne) si mashtruese te rendomte. Prandaj keta "ndjekes te Jezuit" filluan te perhapnin filozofine dhe ndodhine e Jezuit nder popuj te tjere jo-hebrenj. Per kete arsye ata qe erdhen me pas i perkthyen "shkrimet e shenjta" ne gjuhe te tjera (se Jezui dhe njerezit e tij flisnin vetem hebraisht - dialektin aramaik). Per kete u gjeten gjuhet qe atehere kishin status nderkombetar si helenishtja dhe latinishtja. (nese ngjarja do kishte ndodhur sot me siguri qe do perdorej anglishtja apo spanjishtja). Nepermjet ketyre,u perhap "lajmi" nder popuj te tjere,nderkohe qe populli i vet natyrisht qe nuk i pranoi (se i njihte nga afer mashtruesit). Por sidoqofte perhapja dhe propagandimi i Jezuit si Mesia (qe kur u perkthye ne helenisht mori formen Xristos = Mesia, pra i derguari,i zgjedhuri,i miresuari nga zoti),pra perhapja dhe propagandimi i kristianizmit nuk ishte rezultat as i perpjekjeve te dishepujve (shokeve te ngushte te Jezuit) apo apostujve (dergimtareve) qe jetuan bashke dhe menjehere pas tij dhe as i perkrahesve dhe vazhduesve te tyre te pakte,qe jetuan ne shekujt e mepastajshem. Perhapja e kristianizmit eshte rezultat i shnderrimit te kesaj filozofie fetare ne MJET POLITIK ne duar te sundimtarit!!! KJO ESHTE E DITUR DHE E QARTE! Seneca nje filozof i lashte roman ka thene : fene vegjelia e beson, sundimtaret e perdorin, te diturit e perbuzin. Kthimin e kristianizmit ne mjet politik e beri per here te pare Perandori i Romes, Kostandini i Madh,qe ishte i pari sundimtar i botes se atehershme qe u pagezua ne kristian. Pas tij,kriatianizmi u be fe e vetme dhe e detyrueshme per shtetasit e Perandorise (praktikisht botes se atehershme) dhe mund te themi se qe aty fillon perhapja reale e kristianizmit. Qe nga ai cast kristianizmi ishte dhe eshte MJET I SUNDIMIT SHPIRTEROR TE NJERIUT! Perparimi i shoqerise njerezore ka nisur pikerisht atehere kur feja (kristanizmi ne kete rast) u nda me force nga pushteti,pikerisht atehere kur ekzistenca e zotit u vu ne dyshim!!! Kjo eshte koha ne historine e njerzimit kur fillon zhvillimi dhe perparimi,eshte ajo qe quhet Rilindja Evropiane! Eshte koha kur priftit i tregohet se e ka vendin ne kishe dhe jo ne kuvendin e qytetareve,eshte pikerisht koha kur priftit i tregohet se e ka vendin ne kishe dhe jo ne akademite shkencore te dijetareve! Eshte koha kur kishes i lihet ne dore vetem "pushteti hyjnor" dhe pushteti tokesor kalon ne duar e NJERIUT! Pikerisht aty filloi PERPARIMI NJEREZOR, pas 1.000 vjet myk e abskurantizem,erresire e padije. Eshte koha qe erdhi me mundime e me gjak,me djegie ne turren e druve sepse : ... E MEGJITHATE TOKA RROTULLOHET! Kjo ishte dita kur kristianizmi shenoi fillimin e fundit te tij, te ketij MASHTRIMI te madh. Nderkohe qe fatkeqesisht ne boten islame ende nuk ka arritur koha e Rilindjes (qe te jete e njevlefshme me Rilindjen Evropiane te shek XV-te). Prandaj bota islame e ka me te veshtire perparimin. Sa me teper i zhvilluar, i perparuar, i arsimuar dhe i kulturuar eshte nje vend sot ne bote, aq me pak fetar eshte ai. Dalengadale fete po kthehen ne relike historike dhe kane ndikim minimal ne keto vende. Ky kah i zhvillimit te shoqerise njerezore eshte i padiskutueshem dhe i pandalshem. Bota e perparuar sot eshte gjithmon e me shume laike, ku ateistet e shpallur dhe ata te pashpallur (agnostike e skeptike) jane nje faktor shume here me i fuqishem, jo vetem ne krahasim me shekujt e kaluar, por edhe nga dekada ne dekade.

              1. p
                puna eshte keshtu

                Une po flas per Zotin dhe Biblen,jo per fete,nese arrin ta besh ndryshimin. Nese fete jane keqperdorur dhe kane keqperdorur njerezit ky nuk eshte faji i Zotit. Perderisa ka vetem nje zot,duhet te jete vetem nje fe e vertete ,te tjerat jane te rreme.NJerezit jane keqperdorur nga fete sepse nuk e kane njohur dhe lexuar vete Biblen por kane besuar cfare u kane thene njerezit.Nese njerezit do ta njihnin Biblen(vullnetin e Zotit) nuk do t,i mashtronin dot fete e rreme. Gjithkush ka te drejte te besoje cfare te doje ,si ju ne rastin konkret qe zgjidhni te besoni me shume Seneken se Jezu Krishtin.Njerezit kurre nuk kane bere cfare ka dashur Zoti por cfare kane dashur vete dhe pasojat e kesaj ,qe juve ju duken te mira, po i shohim dhe do ti shohim edhe me qarte se shpejti si ne familje,ne normat morale,ne ndikimin ne shkaterrimin e tokes ,nentokes,klimes etj. Jezui ka thene...mencuria del e drejte nga veprat.....Veprat e njerezve po i shohim.Bibla thote ....njeriu ka sunduar mbi njeriun ne dem te tij....Etaloni per te matur dicka si te drejte apo te gabuar eshte vetem Bibla.Zgjedhja eshte ne doren e secilit

                1. i
                  i cudituri

                  Ti mor djale je i SEMURE MENDOR! Ti po flet per "zotin dhe biblen", por nuk po flet per fete!? A e ke konceptin minimal se per cfare po flet? Feja eshte mbeshtetur ne besimin apriori (qe do te thote pa dyshuar, pa vertetuar, pa diskutuar) te ekzistences se zotit dhe ne sjelljen ne toke te fjales "se shenjte" (qe ne kete rast eshte bibla). Pra ti mor torrollak po flet pikerisht per fene!

                  1. p
                    puna eshte keshtu

                    Ne qofte se ky eshte komenti yt pasi ke lexuar komentet me siper ,atehere po ju citoj nje keshille nga Bibla ,qe ua ka thene Jezu Krishti atyre qe besonin tek Zoti.......mateu kap,7 vargu 6.....Mos u jepni qenve ate qe eshte e shenjte,as margaritaret tuaj mos ua hidhni derrave,qe te mos i shkelin me kembe dhe te kthehen e t,ju shqyejne.

                    1. E
                      E di si eshte puna

                      Ju delet e perendise keni konceptin tuaj per "margaritaret e shenjte". Po ato jane te tilla per bagetine si ju, jo per njeriun si qenie inteligjente, e menduar dhe e ndergjegjshme. Pra ajo qe eshte "margaritar i shenjte" per bagetine tuaj, nuk do te thote se eshte e tille edhe per njeriun e mencur dhe mendjehapur. Margaritaret e tu "te shenjte" mor bageti, per ne NJEREZIT jane si muti ne kepuce qe mban ere te keqe, jane ato qe e kane penguar dhe e pengojne zhvillimin dhe perparimin e shoqerise njerezore! Po te ishte per "margaritare" te tille, leshko si puna jote do merreshin akoma me qedhje dhensh dhe me transport drush me gomere, e nuk do derdellisnin neper kopjuterat e djallezuara te satanait. Kuptove o kokgdhe?

                      1. d
                        doktori psikiater

                        ti dukesh qe je inteligjent,le qe po e thua dhe vete.por ama deri me sot nuk ka dale as ndonje i cmendur te thote .jam budalla

                        1. E
                          E di si eshte puna

                          Ja dole ti sot dhe e the!!! Per kete do te te japin dekorate qe ta mballosesh ne gjoks e te shkosh krenar ne boten e perjetshme. Po c'rendesi ka kjo ne fund te fundit!? Ceshtja eshte se ne cdo rast ti ngelesh bageti ...

                          1. d
                            doktori psikiater

                            Dekoraten per sharjet e merrni ju me merite.Sharjet nuk i japin force argumentit,perkundrazi e bejne fare te pavlefshem( nese pati ndonje). Ndersa diagnozat per semundje mendore ose fizike i japin kompetentet.

                            1. E
                              E di si eshte puna

                              Po ti mor buf, cfare te rren mendja se je qe jep certifikata!? O PSIKOPAT, leri perdredhjet si grate e keqia dhe kujto nje fjale te urte popullore : gomari i do drute shkurt. Kuptove o gomar me llogjike?

                  2. E
                    E di si eshte puna

                    Une te them "XHOSUA MESIA ESHTE NJE MASHTRUES I RENDOMTE", ndersa ti me pergjigjesh duke me treguar se c'thote ky mashtuesi!!!! A je ne terezi mor njeri?

            4. k
              katarakti

              Sipas darvinistëve jeta në Tokë ka filluar nga një bakterie, tip amebë, e cila filloi të shumëzohet pa mbarim. Si pasojë lindën bota e bimëve dhe e kafshëve, bashkë me njeriun. Por askush nuk spjegon dot se si lindi kjo amebë. Si arriti të krijojë ADN-në etj etj. Duke pasur parasysh fuqinë e jashtëzakonshme të kësaj baktereje, që paska krijuar jetën në Tokë, unë do të desha t’i lutesha: “O amebê e madhe, falna bukën sot. Na i fal mëkatet dhe gabimet” etj etj. Pra një amebe darvinizmi i jep atributet e Zotit. Shkencëtarët sot kanë ndêrruar version. Sipas tyre jeta në Tokë ka ardhur nga kozmosi, si pasoje e panspermisë! Personalisht jam agnostik dhe nuk besoj as te Zoti dhe as te Ameba.

              1. T
                Tanguli

                Kur nje gazetar e pyeti Darvinin nese ishte i lumtur qe ishte pasardhes i nje majmuni ai ju pergjigj : me mire sesa pasardhes i nje gomari sikur ti! Te fala ...

                1. k
                  katarakti

                  Pothuajse 100 vjet më parë,, më 1925 në Dejton të SHBA-ve u mbajt një proces gjyqësor që habiti Amerikën i quajtur "Procesi i majmunit"! Ishte një duel i ashpër midis kreacionistëve dhe darvinistëve. Në morinë e debateve, argumentave dhe kundërargumentave mbahet mend edhe përplasja midis një evolucionisti të bindur dhe një kreacionisti të palëkundur dhe sarkazma e përkrahësit të jetës së krijuar nga Zoti ndaj përkrahësit të teorisë së Darvinit : « Kur pohoni se ju e keni prejardhjen nga majmuni, e keni fjalën nga ana e babait apo e nënës?! » - pyeti ai me qësendi kundërshtarin e tij. Pyetje që shkaktoi të qeshura të papërmbajtura në sallë dhe u përdor si titull kryesor edhe në shkrimet e gazetarëve që mbulonin atë ngjarje. Po ti Trangulli kë ke pasur për majmun gjyshin apo gjyshen?! Se duket se nuk ke evoluar shumë. Hajt me shëndet.

                  1. T
                    Tanguli

                    Ne cdo rast une nuk kam patur gjysh e gjyshe as GOMARIN e as GOMARICEN! Te fala ...

                    1. u
                      uhahahaaaaaa

                      uhahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

              2. B
                Baliu

                Sot dihet mjaft mire se si krijohen elementet kimike me bashkimin e atomeve te hidrogjenit ne berthamen e yjeve. Dihet poashtu mjaft mire se si krijohen molekulat. Dihet poashtu se ne lojen 'Game of Life' te matematikanit John Conway, nga disa populacione fillestare te caktuara krijohen disa struktura te qendrueshme. Pra edhe bota jo e gjalle ka prirje per tu vetorganizuar, e pse jo edhe bota e gjalle? Teoria e evolucionit ka nevoje te elaborohet me tej, por parimet e saj themelore jan verifikuar shumfish, sa qe edhe ne teknike perdoren me shum sukses algoritmet gjenetike. Nje gje eshte plotesisht e sigurt, se ne teorine e evolucionit nuk ka vend per teologji, scientology, dhe amalgame te ngjashme. Kjo nuk don te thot se biznesi me "perenedite" do te shterroj.

                1. B
                  Bujar Kanapari

                  Kjo teme, dje ishte tek gazeta Dita. Po pertoj ti rikthehem prape, por per ata qe entuziazmohen nga Darvini, duhet te dine; Nga Aristoteli qe ishte materialist, e deri tek Darvini, jemi ne periudhen e gjate te Qerres dhe Karroces. Njohurite e Pitagores qe ishte me i zgjuar, nuk kapercejne programin e klases se nente. Mjedisi nuk ndryshon kodin e AND. Mjedisi ndryshon vetem tiparet, si pasoje e mutacioneve, ku krijohen forma te reja, hibride, specie te reja. Qe kur ka lindur bota e gjalle, bime, kafshe, njerez, sa eshte numri i qelieve qe kane lindur dhe kane vdekur? Cdo qelize prej tyre, ka AND, qe nuk ndryshon, dhe eshte e njenjten si per njerezit, kafshet dhe bimet. Ku eshte evolucioni ketu? Teoria e Darvinit nuk shpjegon ADN, por vetem pershtatjen, pa e argumentuar shkencerisht, sepse gjenetika nuk kish lindur si shkence.

                  1. h
                    heu bre

                    ADN e shpjegon Muhamet katunari dhe Jesu zdrukthtari o DEBIL i pashkolluar

                  2. B
                    Bujar Kanapari

                    Mjedisi ndryshon vetem Fenotipin dhe jo kodin e ADN-se. Fenotipi = Trashegimi Mjedis. Fenotipi i nenshtrohet evolucionit ADN, eshte kod universal, dhe jo i planetit Toke. Kushtet e mjedisit ne Toke, nuk e justifikojne ADN, perderisa nuk i eshte nenshtruar evolucionit.

                    1. j
                      jon

                      "Por në fillim të shekullit të kaluar, 4 dekada pas botimit të librit “Mbi origjinën e specieve”, dhe 2 dekada pas vdekjes së tij, idetë e Darvinit ishin në rënie" Kush e ringjalli teorin e tij? Enveri me i zgjuari i botes. Imagjino kur thone se darvinizmi eshte shkence. Eshte absurditet. Mutacione, mutacione ... Njeriu eshte se pari qenie shpirterore perpara se fizike. Ok thua se shimpaxia u kthye ne njeri ne kembe. Por si arriti ai njeri te kishte bote shpirterore, pra dashuri, urrejtje, gezim, hidherim etj Pa keto cilesi ska njeri. Po kur thone idiotet se besimi ne zot eshte cilesi e njerezve me kapacitet te ulet mendor. Pa permendur ketu gjithe njerezit me te famshem te botes, si Xh Brumo, Mikelanxhelo, Shekspiri, Dostejevski etj etj si besimtare, let te bej nje krahasim real midis udheheqjes komuniste te Enverit pra byrone politike qe besonin tek darvini dhe kongresit apo themeluesve the SHBA qe betohen me dore ne Bible , kush jane me inteligjente? S'eshte e veshtire te kuptohet se injorantet mendojne se jane te zgjuar. Kejo eshte llogjike, por jo e vertete

                      1. u
                        uhahahaaaaaa

                        Ti dukesh qe nuk je me kapacitet te ulet. Nga casti qe ne kete ceshteje ke futur anetaret e Byrose Politike, duket qe IQ jote e ka tejkaluar ate te gomarit.

                      2. L
                        Lidheni gomarin.

                        Interneti u ka dhënë mundësinë gjithë gomarëve të shprehen. Byk nga truni, mezi i lidhin dy fjali, por dinë çdo gjê dhe shajnë të tjerët. Asnjë lloj argumenti, asnjë llogjikë, veçse atë që kanë mësuar që në familje: shaj sa më shumë se ashtu dukesh trim dhe i zgjuar. Milet kamkum. Nuk ia vlen fare të merresh me ta dhe tu kthesh përgjigje plehrave. Lëri në injorancën e tyre. Le tu duket vetja se janë shumë të zgjuar.

                        1. B
                          Bujar Kanapari

                          Gjenetika, si shkence ka lindur ne vitin 1900, kur u moren ne studim eksperimentet e Mendelit ne vitin 1865 me bizelet, KU DARVINI, NUK KA KRYER ASNJE ORE MESIMI. Perfundimet e Darvinit qendrojne, nuk mohohen, por nuk e shpjegojne origjinen e jetes dhe nuk shpjegojne ADN. Po te ishte gjalle Darvini, dhe kur te pyetej per kodin e ADN, do te pergjiegje; Kodin e ADN, nuk m8und ta kerkojme duke shetitur neper malet, pyjet, dhe luginat e botes. Nuk jam kunder Darvinit; beri gjene e duhur, ne kohen e duhur, por jam kunder darvinisteve te rinj, qe kerkojne te marrin persiper me shume se cu takon. Qe ADN, nuk ndryshohet nga mjedisi, qe nuk i nenshtrohet evolucionit, nuk eshte shpikja ime, por e shkences me emrin gjenetike. Teoria e Darvinit, qe me vone u zhvillua dhe mori emrin Teoria e Evolucionit, nuk e shpjegon ADN, nuk pershtatet, nuk peson mutacion, nuk eshte shpikja ime, por e e fakteve shkencore gjenetike. Nese ADN, eshte krijuar si rezultat pershtatje, evolucioni, ka ndodhur diku tjeter ne Univers, dhe jo ne Toke. ADN, eshte kod universal, edhe kjo nuk eshte shpikja ime. Qyteterime tjera mund ta kene sjelle ne Toke. Per origjinen e jetes ne Toke, jane angazhuar shkencetaret me te medhej, qe jane te vetedijshem se ADN nuk ndikohet nga mjedisi, dhe nuk i nenshtrohet evolucionit. Ketu nuk hyn pune fare Zoti apo xhamia. As materia, dhe as ADN, nuk jane studiuar perfundimisht, jemi ende tek shkroja A.

                          1. e
                            eeeeeeeeeeeeeeej

                            Nese ka dicka qe nuk shpjegohet (dhe eshte e ditur qe ka shumecka) kjo nuk do te thote asgje, pervec faktit qe ende nuk eshte shpjeguar. Dikur edhe pse ndriconte dielli nuk ishte shpjeguar, e c'a pastaj? Keshtuqe nuk jemi aspak te A-ja ...

                          2. M
                            Melek

                            Perse shenjat e gishtave jane te ndryshme tek njerezit ? Kush e krijoi kete vecori tek njeriu ?

                            1. I
                              I menduari

                              Muhamet katunari me siguri ...

                            2. L
                              Loku

                              Cdogje e ka kriju zoti,po zotin kush e krijoj?

                              1. u
                                u dhime duke qesh

                                Zoti krijoi zotin, uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa Me te vertete, besimi ne zot eshte semundje mendore!

                              Lini një Përgjigje