Elvin Hoxha Ganijev është një nga violinistët më të njohur e të vlerësuar sot në Europë. I lindur në Ankara nga një familje mikse: baba shqiptar dhe nënë nga Azerbaxhani, Elvin Hoxha, nuk është më ai “vogëlushi premtues”, por një muzikant i pjekur tashmë.
Suksesin që e pati në moshën më të vogël e ka vijuar edhe sot, pasi ka studiuar në konservatorët më prestigjozë të Europës, me profesorë të nivelit të lartë si Placido Domingo, apo edhe emra të tjerë të mëdhenj.
Elvini, djali i Hajredin Hoxhës, një muzikantit nga Shkodra që sot është një pjestar i Filarmonisë së Ankarasë, është një muzikant i formuar, që jo thjesht jep koncerte anëmbanë botës, por edhe eksperimenton në rrugë të “rrezikshme”, pak të prekshme nga moshatarët e tij.
Si një muzikant “revolucionar” ai është edhe mjaft i lidhur me vendin e babait, sidomos vitet e fundit, ku ka dhënë në Shqipëri një numër të madh koncertesh.
Pasi e nisi në Shkodër me një sukses në Teatrin Migjeni para disa vitesh, ku kreu edhe një duet me të atin Hajredinin me të famshmen “Lule Borë”, Elvini e ka bërë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit si shtëpinë e tij.
Mbi 5 koncerte që nga viti 2020, ku Elvin Hoxha në mes të pandemisë erdhi në Tiranë, e ku më pas mori pjesë edhe si i ftuar special i hapjes ceremoniale të Teatrit Kombëtar të Ri të Operas dhe Baletit.
Megjithatë, sfida ishte kur luajti një vepër orkestrale të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi, i cili ju lut Elvinit që ta luante veprën më të fundit të tij për violinë e orkestër.
Artisiti turk me origjinë shqiptare pranoi pa asnjë mëdyshje, edhe pse organizimi i shfaqes nuk kishte nivelin që ai priste për ngjarje të tilla, ku ai i luan në teatrot më mondane të botës.
Megjithatë, Elvini u kthye sërish në Tiranë, i ftuar kësaj radhe nga ambasada e Turqisë, si një përzgjedhje për të mbyllur Javën e Kulturës Turke, një seri eventesh që po kryejnë shumë vende në kryeqytetin shqiptar.
Shfaqja e Elvin Hoxhës me orkestrën e Filarmonisë së Stambollit ishte një sukses absolut në sallën e TKOB. Me një reporter klasik: me bazë Moxart dhe pak garniturë të muzikës më të mirë klasike të Turqisë, shfaqja ishte edhe spektakël, por edhe informacion mbi muzikën klasike e orkestrale turke.
E pas suksesit në sallë, që u vlerësua nga publiku dhe autoritetet, Elvini zgjodhi të kalojë disa ditë në plazhet e Jugut të Shqipërisë, foto nga të cilat i ka shpërndarë edhe në rrjetet e tij sociale. I shoqëruar nga të afërm të tij nga Shqipëria, Elvini ka shijuar bukuritë e bregut shqiptar të Jonit, ku dhe i ka diskutuar me miq nëpër rrjetet sociale…
TemA
Nje artikull shume i dobet!Duket qe artikullshkruesi nuk ia ka idene fare.Fjali te paformuara, te ceketa dhe gjera pa lidhje me njera-tjetren. Nese keni dashur ta promovoni djalin, violinistin, i keni prishur pune me kete artikull, nder nuk i keni bere. Si mundet te studioje nje violinist me Placido Domingon??Domingo nuk eshte violinist por tenor, kengetar lirik. Kjo ishte njera nga gafat..! Nese artikullshkruesi qe nuk ka vene emer eshte i fushes se muzikes, atehere puna eshte me keq akoma per nivelin qe tregohet. Turp per ju qe e keni pranuar!Edhe ne fillore shkruajne hartime me interesante! Analfabetizem i tejskajshem!
Ti do te thuash qe nuk te pelqejne fjali si kjo e meposhtmja ku gjysma e pare e fjalise nuk ka lidhje me gjysmen tjeter? "Si një muzikant “revolucionar” ai është edhe mjaft i lidhur me vendin e babait, sidomos vitet e fundit, ku ka dhënë në Shqipëri një numër të madh koncertesh." Po te mos ishte revolucionar, nuk do ishte i lidhur me Shqiperine. Se c'lidhje ka muzikanti revolucionar me vendin e te atit, vetem ai qe e ka shkruar e di.
Urime Elvin ! Suksese ne jete mor cun
E kujt i pla. by. ?
Nuk paskan mjaftuar 500 vjet për kulturën turke, nevojitej edhe një javë akoma që ky "shkodrani" të vinte qershinë mbi tortë në promovimin e kësaj kulture!!!!
Vari kkk....korrako.kur bejn javen e kultures jevgjite greke...pse mos bejn edhe ate jevgjite turke....ku eshte ndryshimi....jevgjit per jevgjite....e qelbin qe e qelbin ta qelbin tamon......