Kur Çezari desh humbi në Durrës

10 Korrik 2022, 19:08Kulturë TEMA

Kur Çezari desh humbi në Durrës

Emri i tij mund të jetë ndër më monumentalët në historinë e njerëzit dhe ndër ata, të cilët zor se do të harrohen ndër mijëvjeçarë.

Por, shumë e ndryshme mund të kishte qenë historia, nëse gjërat do të kishin marrë të tatëpjetën as më pak e as më shumë, por në qytetin e lashtë ilir të Dyrrahut, i njohur si Durrësi i sotëm.

Ishte data 10 korrik e vitit 48 para lindjes së Krishtit, ekzaktësisht 2 mijë e 70 vjet më parë.

Prej muajsh, Gnaeus Pompeius Magnus, i shkruar në histori edhe thjesht si Pompei, kishte ikur nga Roma pas kthimit së Jul Çezarit si triumfator nga Galia e largët – një betejë të cilën të gjithë e cilësonin si të humbur.

Një tjetër gjë, të cilën të gjithë mendonin se Çezari nuk do e bënte, pas lajmërimeve të Pompeit, ishte kalimi i lumit Rubicon, i cili gjeografikisht sot ndodhet në afërsi të Riminit.

Por Çezari ishte Çezari dhe jo vetëm që e kaloi Rubiconin, por me ikjen e Pompeit në drejtim të Dyrrahut së bashku me flotën e tij me 50 mijë burra, ai vendosi ta ndjekë e ta vrasë vetë.

Për disa muaj, Çezari u bë gati dhe u nis drejt Dyrrahut, ku vendosi edhe rrethimin e kampit të Pompeit. Një rrethim, i cili zgjati me muaj të tërë.

Thuajse e gjithë rruga Egnatia, e cila kalonte pikërisht mes rrethimeve të kampeve, u bllokua asokohe.

Prilli, maji e qershori kaluan dhe asnjë shenjë nuk kishte, se Pompei do të dorëzohej.

Sulmi i Çezarit, ishte i pashmangshëm dhe beteja përfundimtare, u zhvillua pikërisht më 10 korrik të vitit 48 para lindjes së Krishtit.

Dyrrahu, u kthye në fushëbetejën më të rëndësishme të botës, duke qenë se qendra e globit, ishte perandoria romake dhe fatet e saj, mund të ndaheshin aty.

Llogaritë veçse, nuk i pati bërë mirë Çezari, rrethimi i të cilit u shpërbë dhe Pompei, ia doli ta thyente atë.

50 mijë trupa të Pompeit përballë 28 mijë të Çezarit mund të përkthehen si një hartë e qartë fitoreje për të parin, por nuk duhet harruar se gjeniu ushtarak e politik, Çezari, nuk mund të mposhtej thjeshtë, e as ushtarët e tij.

Me ndihmën e Mark Antonit, një prej komandatëve të tij më të mirë, u arrit të vihej fre në luftë e të shmangej tragjedia, por Pompei, u arratis.

Mbi 2 mijë ushtarë pompeianë gjetën vdekjen.

Nga radhët e Çezarit, nuk kuptohet qartë, me disa versione në librat historikë, por mendohet se rreth 4 mijë çezarianë e humbën jetën.

Hesapet, u lanë më vonë në Egjiptin e largët, ku Pompei u arratis, por më pas u dënua me vdekje nga faraoni Ptoleme i XIII-i, vëllai i Kleopatrës.

Pikërisht aty, Çezari u njoh me mbretëreshën e Egjiptit të lashtë, me të cilën pati edhe marrëdhënie personale dhe fëmijë.

Por, Roma e priste Çezarin, dhe Çezari, donte Romën, ku edhe u vendos diktati i tij disa-vjeçar, nën të cilin perandoria romake kapi majat e lulëzimit.

Një histori, me rrënjë edhe ilire, për si u zhvillua.(Albaniapost)

8 Komente

  1. T
    Taulant

    Me nje fjale kjo peralla tregon se dy boksier te famshem Romake u ndeshen ne arenen e boksit ne Iliri. Dhe spektatore ishin sklleverit ilir, keshtu i bie sipas peralles.

    1. I
      Ishi i ZaKarovës

      Jo nuk ishin spektatore: me shume se gjysma e ushtrive te te dyja paleve ishin ilirë...mercenare te rekrutiar ne vend Fillimisht nga Pompeu dhe me vone kur u gjend perpara faktit edhe nga Jul Çezari. Keshtu qe i bie qe gladiatoret ishim ne dhe Çezari me Pompeun spektatore

      1. I
        ILIRËT

        Nuk është përrallë Taulant. Është histori e vërtetë....... . Dhe kjo betejë studjohet sot e kësaj dite nga Akademitë Ushtarake, në vende të ndryshme. Pavarësisht se gazetari nuk di ta shpjegojë, ose ka bërë një përkthim të keq nga google........ . Megjithatë hyr vetë në google dhe gjen disa shkrime për këtë betejë....

      2. N
        Nik

        Në Orikum u bë beteja ! Çezari zbarkoi në Palasë pranë Dhërmiut , u ndihmua nga barinj vendas për të kaluar Logotanë e ti dali pas shpine Pompeit . Në Durah mund të ket vajt për plazh ????

        1. H
          Histori

          Ta marrim shtruar: Ne ate kohe Dyrrachiumi apo Durresi kishte 180 vjet nen sundim romak dhe ishte pjese e provinces se Maqedonise. Ilirikumi si province perfundonte ne Shkoder. E dyta, injorohet krejt se rrethimi i Durresit u ça nga forcat e Pompeut (jo Pompeit qe eshte qyeti i mbuluar nga hiri i Vezuvit - po ju aq dini) tek perroi i Leshniqes, - Lesnikia - mes Lavajes dhe Qerretit. E treta - o tutkuna qe s ia keni haberin historise boterore, hesapet mes Qezarit (e jo Çezarit) dhe Pompeut te Madh (jo Magnus), nuk u lane ne Afrike, por as nje.muaj.me vone ne Farsalo apo Farsalë te Greqise. Pikerisht ne 9 Gusht, ku forcat e Qezarit shpartalluan forcat me te shumta te ish dhenderrit te tij, Pompeut. E treta, duke qene se viti Zero nuk Ekziston, nuk jane 2080 vjet nga Rrethimi i Durresit. Sidoqofte urime qe botoni artikuj mbi ngjarje historike te ndodhura ne keto troje. Mund te ishit thelluar pak fare per te shkruar per urine e madhe qe paten legjionaret romake ate vere, te detyruar te brumosnin balte e krrunde bashke e megjithate nuk rreshten besnikerine ndaj komandamtit te vet. Mund te kishit permend Kajo Kas Skeven qe u plagis ne sy, ne shpatull e ne kofshe e nuk u terhoq nga pozicioni i tij. Ne fund te betejes iu gjeten ne shqyt 120 shigjeta te ngulura. Qezari e gradoi menjehere kryecenturion primus Pilus te Legjionit VI, grada me e larte e nje ushtari dhe shume e rendesishme pasi ishte ky qe vendoste çastin e fillimit te luftimit. Mund te kishit fol me shume per qendrueshmerine e Legjionit te Gjashte, qe pas kesaj date filloi te thirrej E Hekurta - Legio Vl Ferrata pasi dy kohorte te saj mbajten bllokuar forcat e Pompeut. Para barrikades se tyre u gheten 3 mije shigjeta te trupave Pompeiane qe ia vune perpara Jul Qezarit. E fundit: siç shkruante vete Jul Qezari ne vepren e tij Mbi Luften Civile - De bello Civili - 'Fitorja mund te kishte qene s kundershtarit sikur ne radhet e tij dikush te dinte ta korrte"

          1. K
            Kid

            Mesova dicka me vlere nga ju sot. Nuk e di pse kemi bere histori qe ne tetevjeçare dhe ne gjimnaz (kohorta e kohes para viteve 90) dhe nuk kemi trajtuar asgje nga keto ne histori. Ndoshta ne universitet ata te deges Histori Gjeografi mund te jene thelluar me shume. Po ne te tjeret romaket i njifnim vetem nga filmat italiane me gladiatore apo Kleopatra me Liz Taylor.

            1. i
              i relaksuar

              Nuk eshte e vertete. Ndoshta nuk e mban mend, por natyrisht kemi mesuar ne histori per romaket dhe per popuj te tjere te lashtesise, ne shkollat e para viteve '90 po them. Jam plotesisht i sigurte per kete, pasi kam qene i apasionuar pas historise dhe i mbaj mend shume mire mesimet e shkolles 8 vjecare, qofte per Egjiptin, qofte per Romen e Lufterat Punike, qofte natyrisht per Ilirine e Epirin, etj etj ... Natyrisht detajime te tilla jo, sepse keto ne kete shkrimin e mesiperm jane shume me profesionale dhe ndoshta mesoheshin vetem ne Universitet. Ti ndoshta ke qene 4-tranjos prandaj s'mban mend haaahaaaaa

            2. A
              Artur

              Histori bravo per komentin. Shume shkruajne, por nuk dine as vete cfare shkruajne.

            Lini një Përgjigje