Një ekspozitë shumë e veçantë është çelur këto ditë në Bibliotekën “Thimi Mitko”, me punime dore të realizuara para 100-vitesh.
Nga paja tradicionale deri te punimet e tjera artizanale, çdo objekt tregon një histori të veçantë dhe pasuron lidhjen e ngushtë midis brezave.
Sot, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, postoi në rrjetet sociale pamje nga ekspozita, e cila duket që po vizitohet edhe në këto orë të fundit të vitit 2024.
“Në thelb të kulturës korçare qëndron një thesar i çmuar, punimet artizanale me dorë, një mjeshtëri që kalon nga brezi në brez, duke ruajtur kujtesën, shpirtin dhe identitetin”, shkroi Sotiraq Filo.
Ndërkohë një natë më parë, pedonalja e Korçës u mbush me energji dhe emocion, ndërsa këngëtari i njohur Sardi Strugaj solli një shfaqje të paharrueshme dhe një atmosferë vibrante. Qindra vizitorë kanë mbërritur këto ditë nga çdo skaj i Shqipërisë por edhe përtej saj, për të kaluar fundvitin në këtë qytet. A.K./TemA
Lini një Përgjigje