”Babai” i operës ”Lolita”/ Shuhet kompozitori i njohur rus Rodion Shchedrin

29 Gusht 2025, 14:00Kulturë TEMA
”Babai” i operës ”Lolita”/ Shuhet kompozitori i

Kompozitori i njohur rus, Rodion Shchedrin, vdiq në moshën 92-vjeçare, bëri të ditur të ditur sot teatri ”Bolshoi” në Moskë.

Teatri e përshkroi atë në një deklaratë në Telegram si ”gjeniu më i madh i kohës sonë”.

I lindur më 16 dhjetor 1932 në Moskë, artisti krijoi një sërë veprash, përfshirë operën ”Lolita”.

Vepra e tij ”Carmen Suite”, një letër dashurie muzikore për bashkëshorten e tij, primabalerinën Maya Plisetskaya, e cila u nda nga jeta në vitin 2015, i solli atij famë ndërkombëtare.

”Rodion Shchedrin është një fenomen i veçantë dhe një epokë më vete në botën e kulturës muzikore. Operat, baletet dhe veprat e tij simfonike janë interpretuar me sukses të madh në të gjitha skenat kryesore botërore për shumë dekada”, thuhet më tej në deklaratën e teatrit ”Bolshoi”.

Shchedrin ishte një nga kompozitorët më të njohur rusë.

Për një kohë të gjatë, ai jetoi mes tri rezidencave në Moskë, Mynih dhe Lituani.

”Trashëgimia e paçmuar krijuese e Shchedrin vazhdon të gjallërojë në zemrat e publikut”, u theksua në deklaratë.

Vdekja e tij u cilësua si ”një tragjedi e madhe dhe një humbje e pazëvendësueshme për të gjithë botën e artit”.

Lini një Përgjigje