Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti,
herë zbardh, herë zverdh si vrer veremi.
Një rrugë të ndjell për nga apokalipsi,
tjetra për nga Jeruzalemi.
Një kryq gjithkënd e pret. i rëndë, i lehtë,
në agim të rrugës a në të ngrysur.
Jeta mund të jetë Dhjatë e Vërtetë
por mund të jetë dhe dhjatë e përmbysur.
Kryqin nuk mund ta shmangësh. Golgota
jote mund të jetë mal, mund të jetë e vogël sa gishti,
në rrugën tënde gjithmonë hapur Kerkaporta*
Pret e bardhë a e verdhë vrer veremi.
Brenda teje lind dhe vdes Apokalipsi,
brenda teje Jeruzalemi.
Respekt. Ish nga te paktet ze bukur te lirikes shqiptare. Qofte I paharruar!