Bashkim Shehu vjen me ekspozitën "Armiku i jashtëm" në COD

14 Korrik 2025, 10:05Kulturë TEMA
Bashkim Shehu vjen me ekspozitën "Armiku i jashtëm" në

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD),
në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare,
ka kënaqësinë t’Ju ftojë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “Armiku i Jashtëm”,
nga Bashkim Shehu.

"Në këtë ekspozitë janë paraqitur përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990.

Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe duke u shndërruar menjëherë në vende armike.

Një proces që solli vetë-izolimin total të vendit."

Ceremonia zyrtare do të mbahet më 14 korrik 2025, në orën 19:00,
në Hollin Protokollar të Kryeministrisë.

Ju lutemi të paraqiteni 30 minuta përpara fillimit.
Hyrja do të bëhet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Kodi i veshjes: Formal

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD)

Lini një Përgjigje