Benet Beci shpërndan lajmin e mirë: Muzeut Historik të Shkodrës i shtohen 5 harta me vlerë historike...

6 Gusht 2025, 19:59Kulturë TEMA
Benet Beci shpërndan lajmin e mirë: Muzeut Historik të

"Muzeut Historik të Shkodrës i shtohen 5 harta me vlerë historike, një dhuratë e çmuar nga z. Gjergj Marena, qytetar i pasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore.

Këto harta të rralla pasurojnë fondin e muzeut dhe përbëjnë një dëshmi të vyer të kujtesës sonë historike, si dhe një shprehje të qartë të dashurisë për Shkodrën dhe identitetin kombëtar.

Ky gjest i vyer u përmblodh në aktivitetin simbolik “Një Dhuratë me Vlerë Historike”, ku vlerësimi dhe mirënjohja për këtë kontribut u ndanë me të gjithë.

Një falënderim i veçantë për Gjergj Marena, për përkushtimin, vizionin dhe kontributin e tij në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore." - shkruan Beci në fb. 

A.K./TemA

Lini një Përgjigje