Në një kohë kur teknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend në jetën e përditshme, shembulli i 90-vjeçarit Tomor Zypçe është një kujtesë e çmuar për vlerën që ka libri dhe leximi, shkruan rtsh.
Ai jeton në qytetin e Bilishtit dhe është një ndër frekuentuesit më të rregullt të bibliotekës publike, ku kalon orë të tëra çdo javë duke lexuar, studiuar dhe shfletuar libra të ndryshëm. Ai tregon se lidhja e tij me librin ka nisur që në fëmijëri dhe nuk është ndërprerë asnjëherë.
“Mbaj mend një fjalë: ‘Shpikja më e bukur e njerëzimit është leximi.’ Për çudi e kam pasur qejf leximin që në moshën e hershme. Të dyja zhanret, edhe tregimet, romanin, poezinë. Nuk e dalloj me kë kam më shumë dashuri. Vazhdoj të lexoj akoma edhe sot. Kam plot autorë të preferuar, shkrimtarë rusë, si [Fjodor] Dostojevski, Maksim Gorki,” tregon z. Zypçe.
Me sy që ende shkëlqejnë kur flet për autorët e preferuar, Tomori është dëshmi se dashuria për librin nuk njeh kufij moshe. Ai është një thesar i gjallë për komunitetin, një zë i urtësisë që vazhdon të rrezatojë përmes faqeve të librave që lexon çdo ditë.
Mirë e ke T. Zypçe, ama po e mori veshë ganiu dhe cenosuma qe paske autor të preferuar rus si Dostojevski, Gorkin etj. Ka për të hequr të zezat e ullirit jotëm nga të sharët e këtyre dy debilavet, dhe pse ajo është në botën tjetër! Gjithësesi të urojë jetë të gjatë e plotshëndet!
Pordhe me rigon! Sikur mos ta njofesh personin (Tomorin), do te mendosh cfar gjeniu qenka ky.