Qendra “Sotir Kolea” e hapur ndaj kujtdo që kërkon frymëzim dhe ide të reja

6 Gusht 2025, 12:56Kulturë TEMA
Qendra “Sotir Kolea” e hapur ndaj kujtdo që kërkon

Biblioteka Kombëtare, përmes një publikimi në rrjetet sociale ftoi të shfrytëzohet Qendra “Sotir Kolea” e cila është një mjedis i qetë dhe estetikisht frymëzues, ideal për lexim, studim apo edhe punë kreative, shkruan atsh.

Në këtë qendër ka wi-fi falas dhe hapësira ku mund të punosh në qetësi, pa zhurmë e shpërqendrim. Stafi i kësaj qendre është i përkushtuar dhe mikpritës, gjithmonë gati për të ndihmuar në gjetjen e librit të duhur, apo në perfeksionimin e një ideje të re.

Në Qendrën “Sotir Kolea” gjendet salla me literaturë të ndarë sipas gjuhëve, nga gjermanishtja tek italishtja, nga gjuhët orientale të greqishtja e lashtë dhe latinishtja.

Biblioteka Kombëtare theksoi se kjo qendër nuk është vetëm për lexuesit, por për këdo që kërkon një vend ku të ndihet i mirëpritur, i lirë për të eksploruar dhe për të ndërtuar një komunikim të ri kulturor, sepse kultura nuk është luks, por është nevojë.

1 Komente

  1. V
    Valbona

    Na ishte dikur Biblioteka Kombetare ne Tirane; tani do te ngushellohemi me Sotirin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje