Zbulime arkeologjike në Zagori, një tempull dhe një arterie e rëndësishme rrugore e shek. IV-V p.e.s.

6 Gusht 2025, 09:45Kulturë TEMA
Zbulime arkeologjike në Zagori, një tempull dhe një arterie e

Në prag të nisjes së fazës së dytë të punimeve për zgjerimin e rrugës Çajup – Zagori, në zonën e Zagorisë, konkretisht në fshatin Sheper, janë identifikuar disa objekte arkeologjike që datojnë në shekujt IV – V para erës sonë.

Po planifikojmë që të realizojmë një ekspeditë hulumtuese në këtë zonë, kemi dhe gjurmët e një tempulli antik të cilat duam ti gjurmojmë për të mësuar jo vetëm për stilin e tij por edhe fazat dhe elementet arkitekturore”, u shpreh Mariglen Meshini, drejtor i Shërbimit Arkeologjik, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Meshini theksoi se këto gjetje të rëndësishme do të tregojë më tej se çfarë funksioni kanë pasur, periudhën e saktë të ndërtimit të tyre etj.

Përveç gërmimeve arkeologjike do të vrojtohet edhe territori për të gjurmuar ato vend banime të cilat janë të panjohura dhe kanë toponime shumë të pasur”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ekspertët e arkeologjisë, pritet të ndjekë me përparësi këtë proces, duke siguruar që gjetjet të dokumentohen dhe ruhen sipas standardeve të trashëgimisë kulturore, transmeton rtsh.

Lini një Përgjigje