Lutja e nënës së Havzi Nelës: Mos ma varni djalin!

5 Gusht 2025, 19:34Kulturë TEMA

Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë kërkesë, shkruan observer.

Nëna e tij, Xhevahire Nela, i drejtohet Presidiumit më 26.2.1988. Po atë ditë kanë bërë telegram edhe “motrat, nipat dhe mbesat” e tij. Këtë telegram e ka nënshkruar Refije Vesel Seitaj. Sigurisht, asnjë telegram nuk u mor parasysh.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, e përbërë nga ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Avdiu dhe nga gjyqtarët Vili Robo dhe Fatmira Laskaj, vulosi dënimin e tij me varje në litar.

Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

Ai u fut në dhe në këmbë në një gropë të hapur nga shkulja e një shtylle. Regjimi i mohoi edhe të drejtën e një varri si gjithë të tjerëve. Ekzekutimi i Havzi Nelës ndodhte në një kohë kur vendet e tjera komuniste kishin vite që e kishin harruar dënimin me vdekje për motive politike.

HAVZI NELA: KURRË S’U ULËM NË NJI SOFËR, KURRË, O NANA IME…

Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!
Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,

Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!
Ndoshta e ndjeu veten fajtor…

 

11 Komente

  1. p
    prokurori

    Krim satanik,barbar dënimii Havzi Nelës dhe i sa e sa të tjërëve që i dhanë frymë fjalës të lirë!!!…

    Përgjigjjuni
    1. O
      Otr

      Vetem per kete Nelen qe ftoji policin ne shpi dhe e vrau, duhet te ndjejme keqardhje? Ka qene kokra e legenit

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laura

        Sa lule te bukura jane shkulur pa meshire. Njerez te vegjel e pa vlera u ngriten rastesisht fale situatave te turbullta, dhe lartesia i shkalloi. Ne cmendurine e tyre u ndjene te plotfuqishem dhe u sulen plot egersi kunder cdo gjeje te bukur. Njeriu i vogel mund te ngjitet me marifete dhe ligesira, por i madh nuk behet kurre. Madheshtia nuk eshte relative, por ansolute. Kjo histori me kujtoi gjyshen time madheshtore.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jeta

          Shime.mekatw jane bere ne Shqiperine komuniste. Dhe oer keto mekate kurre nuk pati drejtesi. Kyeresit e ketyre mekateve dhe perkrahesit e tyre sot, mos te habiten se nuk do tu kthehet ne kete bote. I vetmi vend komunist ne wurope qe nuk ndeshkoj krimet monstruoze te tyre. I vetmi vend komunist ne bote qe nuk u distancua nga kryersit e ketyre krimeve. I vetmi vend ne bote ku bijte e komunistve vrastar e kriminel ende qendrojne te papenguar ne majat e pushtetit. Karma is a bitch!

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Ku jane femijet e ketyre maskarenjve qe kane bere krime sot?Dhe te mendosh qe ishte viti 1988?Enver Hoxha kishte ngordhur dhe Ramiz plehu kishte mundesi ta falte po ta quante veten me liberal se plehrat tjera?

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kuksiani

              Havzi Nela nuk u dënua me vdekje se ishte kundër regjimit, por sepse vrau një polic të pafajshëm, i cili po shkonte në shtëpinë e tij..... Këtë e dinë të gjithë në Kukës.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Boll na e nxorret kete figure ore e minute. Vri nje polic ne cdo vend perendimor dhe te shikosh se cfare denimi merr. https://www.radiokosovaelire.com/havzi-nela-mesuesi-qe-kishte-vrare-policin-e-shtetit-ne-vitin-1988-ne-vitin-1958-duket-se-ne-kosove-ishte-paraqitur-si-hilmi-nela-agjent-i-shqiperise/

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kerkushi

                  Ore a di me me thane kush se pse e denuan me varje zotin Havzi Nela? Pra cila ishte akuza e prokurorit du me dite une nese e di kush?

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vini

                    Havzi Nela e vret policin qe kishte mik shtepie,Kure polici shkoi ta ndalonte sepse Ishtar larguar pa leje nga vendi I internimit “Shumri” quhej fshati.Meqense Kishin lidhje miqesore polici nuk I vuni prangat,Havziu I drejtohet policit me shume “miresjellje” meqe ke adhe Ti ,Une vij pas Tije deri ne hene Sapo afrohen ne nje vend te pa populluem Ky nxjerr pistoleten qe kishte pa leje dhe dhe qellon policin 4 here pas shpinde.Mer pistoleten e policit the shtie 4 here ne ajer.Largohet ne drejtim te kufirit per tu arratise ,po kapet shpejt..Ne hetuesi i thone qe polici ka vdekur ( ne fakt polici megjithese me 4 plumba ne trup Jetoni per disa dite )the Trevon te gjithe ngjarjen .Behet expertiza e plumbave te gjetur ne Turpin e policit,dhe dalin qe ishin 9mm ,nderkohe pistoleta TT ka plumba me dimension tjeter.

                    Përgjigjjuni
                  2. a
                    ah sikur te kisha nje grusht tye fuqishem

                    Keta kriminele edhe prej guri te kishin zemren, duhet te kishin zbutur masen e denimit pas letres se nenes se Havzi Neles per ti shpetuar te birin. Por keta kriminele te lindur e te farketuar ne kudhren e partise denuan poetin disident per fjalen e lire, per poezite e tij. Cfare ndryshimi kishin keta nga nazistet hitleriane, cfare do ti kishin bere me teper nenes se poetit sikur te ishim nen regjimin fashist, nazist, te miloshwevicit apo cdo lloj regjimi te huaj vecste ti varte djalin ne litar sepse shkruante poezi ? Dhe ta mendosh se bijte e atyre krimineleve te pashpirt drejtojne edhe sot Shqiperine dhe hartojne ligje te denojne serish per fjalen e lire dhe mendimin ndryshe. Havzi Nela eshte nje akuze jo vetem per regjimin komunist dhe drejtuesit e tij gjakatare por edhe per forcat demokratike qe moren pushtetin pas vitit 1992 dhe posacerisht per Sali Berishen qe nuk denuan krimet dhe kriminelet komuniste qe kryen mizori mbi popullin shqiptar gjate 45 viteve te diktatures komuniste,

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjergj Fishta I riu

                      Havzi Nelen ne litar, lehte e perkunde era/ Qane nana e vetme ulë ne prage tek dera/ pyet Korabi, Drinin: ku i ka burret Luma?/ I ka terte uria, i ka lodhur puna/ Pergjogjet Gjalica ne diten mortore/ E ka thene me kohe nje nane Mirditore/ T'mirte i vrau Partia, t'keqinjte lodhi llastiku/ Shqipnin pergjithmon do e sundoi shpirteligu(Enveri)// Havzi Nelen ne mesdite shume po e tunde era/vazhdon

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje