Sot mbush 80 vite, por koha nuk ka mundur të zbehë hijeshinë dhe zotnillekun e Muhamet Shalës, një emër që në Shkodër përmendet me respekt, si “zotni Muhameti”, një titull që s’ka ardhur nga grada apo funksioni, por nga mënyra se si e ka jetuar jetën: me dinjitet, përkushtim dhe dashuri për njerëzit e dijen.
Prej 55 vitesh në arsim, ku shumicën e kaloi në pozita drejtuese, ai ka qenë për shumëkënd më shumë se një mësues apo drejtor. Ka qenë busull orientimi, figurë për të cilën flitet ende me nostalgji. Emri i tij lidhet ngushtë me shkollën “29 Nëntori”, ku për 11 vite me radhë drejtoi me urtësi dhe autoritet një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të qytetit.
Sot, ndonëse larg detyrës formale, ai vazhdon të mbetet një simbol i qytetarisë shkodrane, i kulturuar, i dashur, gjithmonë me një fjalë të mirë për të thënë e një buzëqeshje për të dhuruar. Mjafton të kalosh pranë shtëpisë së tij për të parë dashurinë që i ka dhënë luleve. Një pasion që pasqyron po atë përkujdesje që dikur i jepte shkollës dhe dijes.
Në një kohë kur modelet e vërteta janë gjithnjë e më të rralla, figura si ajo e Muhamet Shalës kujtojnë se fisnikëria, dashuria për dijen dhe respekti për komunitetin janë ende vlera që jetojnë.
Gëzuar 80-vjetorin, zotni Muhameti!
/shkodrasot/
A ii ben / jane “ zotni burra• ata njerez qe e kane shkruajtur kete shkrim?
Ta gëzojë ditëlindjen!