QSPA përkujton piktorin e mirënjohur durrsak, Nikolet Vasia

5 Gusht 2025, 16:16Kulturë TEMA
QSPA përkujton piktorin e mirënjohur durrsak, Nikolet Vasia

 Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot artistin dhe piktorin e njohur, Nikolet Vasia.

Vasia lindi më 5 gusht të vitit 1947, në qytetin e Durrësit. Studimet e para i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në vitet 1966-1970 ndoqi Akademinë e Arteve në Tiranë, ku u diplomua për pikturë. Nga viti 1970-1984 punoi si piktor dhe skicograf pranë Muzeut Arkeologjik, Durrës, në riprodhimin e vazove antike me pikturim dhe relieveve arkeologjike. Në vitin 1986 nis punën si mësues i pikturës, tekstilit në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” Durrës.

Vasia kryesisht ka trajtuar temën historike, ku shquhen veprat në vaj: “Tek arbëreshët” “Rreth flamurit të bashkuar”, “Posta shqiptare 1912”, “Kuvendi i burrave”, “Familja fshatare”, etj.

Të njohura janë edhe kompozimet dimensionale në mozaik dhe vitrazh në Muzeun e Skënderbeut në Krujë me temë “Kushtrimi” dhe “Tradita”. Pikturat murale në ambiente të ndryshme të qytetit si “Pena shqiptare”, “Lojërat e fëmijëve” dhe “Pranvera”. Shquhet gjithashtu edhe në realizmin e portreteve si ato historike, “Shote Galica”, që ruhen me shumicë si në galerinë e qytetit të Durrësit dhe tek koleksionistët privatë. Legjendat shqiptare për Doruntinën, Rozafën, Mujin dhe zanat, u bënë tema të preferuara të tij, një pjesë e të cilave më pas u kthyen edhe në koleksione filatelike të pullave të Postës Shqiptare.

Në vitet 2000 atyre iu shtuan edhe seritë e tjera filatelike “Përvjetori i OKB”, “200-vjetori i Revolucionit francez”, “Van Gog”, “Lojërat olimpike”, etj. Vasia ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare, ku ka fituar dhe çmime. Veprat e piktorit ndodhen nëpër koleksionet private në shumë qytete të Shqipërisë si dhe në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë dhe SHBA.

/atsh/

1 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Ehhh mor Mero Baze ! Po ta dije se Nikolet Vasia ishte Profesori i Aleksander Frangajt "i mikut tend" nuk do ta postoje kurr ket shkrim pozitiv per Nikoletin,dhe aq me teper ku Nikoleti i ndjer, e kishte debules Sandrin dhe thonte : Sandri tregon me i pjekur se sa ka moshen !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje