“Meloditë e Mesdheut” në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit

5 Gusht 2025, 13:12Kulturë TEMA
“Meloditë e Mesdheut” në skenën antike të

 Një mbrëmje magjike pritet të jetë ajo e 5 gushtit, kur në Amfiteatrin Antik të Durrësit do të zhvillohet koncerti “Meloditë e Mesdheut”.

Sopranoja e mirënjohur, Inva Mula, prezantoi në rrjetet sociale, këtë aktivitet si një udhëtim muzikor i ndjeshëm dhe i fuqishëm, që vjen në një skenë historike.

Koncerti ka në program këngët e meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut. Koncerti “Meloditë e Mesdheut” do të sjellin në skenën e lashtë, duon Ekland & Redi Hasa, si dhe Korin e Fëmijëve “Okarina”  të cilët vijnë nga Prishtina e që do t’i japin kësaj performance një atmosferë magjike. Edhe krybashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ftoi të mos e humbisni këtë event të veçantë që bashkon artin, kulturën dhe emocionin.

Sopranoja Inva Mula vjen me këtë koncert pas MIK Fest në Korçë, ku u zhvillua edicioni i tij i tetë, shkruan atsh.

1 Komente

  1. f
    familja baze incesti pjella

    djali i madh i mero bazes ka shkuar me te jemen dhe i doli djali i vogel

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje