Saga e Papavramëve, ose të jesh “pasardhës”

5 Gusht 2025, 10:26Kulturë Mero Baze

 

Saga e Papavramëve, ose të jesh “pasardhës”

Robert Papavramin e kam takuar fizikisht kur kryeministri Edi Rama, i cili është dhe një nga njerëzit që ka komunikuar gjithë jetën me të si njeriu më i afërt, e dekoroi atë në Nëntor të vitit 2014. Shkëmbimet e mesazheve në distancë me Papavramin, deri atëherë më kishin kompleksuar, për shkak të vëmendjes së tepërt që ai kishte ndaj artikujve të mi duke më vënë nofkën “antiLenin”.

Por për herë të parë për të kam dëgjuar fjalë të rënda nga ish Sekretari i Parë i Rinisë së KQ të PPSH pas arratisjes së tyre. Na bën një mbledhje në Pallatin e Kulturës “Studenti” dhe “Sekretari i Parë” foli për familjen e degjeneruar të Tedi Papavramit që “hëngrën bukën e shokut Enver dhe përmbysën kupën”. Interesante ishte se të gjithë ata që donin të shpjegonin një gjë më tepër pas kësaj “damkosje”, flisnin për Bertin, profesorin e famshëm të Liceut, që kishte “masakaruar” të birin me disiplinën e tij dhe kish krijuar mitin e profesorit rebel.

Pasi u takuam u çlirova, pasi mu duk se atë e njihja prej kohësh. Kur u largua më dërgoi një mesazh nga Athina, para se të mbërrinte në Francë. Dhe më tej ruajtëm një raport në distancë duke shkëmbyer mesazhe dhe dhurata, zakonisht një shishe grapa që ai nuk harronte të ma dërgonte kurrë me të njohurit e tij që vinin për Krishtlindje në Tiranë.

Saga e Papavramëve, ose të jesh “pasardhës”

I dashtun Z. Mero,

Njohja me juve ishte vitit se bashku me Medaljen e Edit.

Ju falenderoj per artikullin e bukur e sidomos per moralin e tij.

Besnik deri ne fund ... Ndrove dhe fotografine, gjynah qe mungonte

nji stilograf i vertete .... (ne foto) megjithate falenderime dhe per kete

Edhe nji here falenderime dhe qe pranuat te vinit ne takim.

Gjynah qe smund te rri pak me gjate

Koke me koke (me koken e madhe... Te ANTILENINIT sqiptar)

Me respekt (vertete) te vecante, duj te urua te gjtha te mirat

Përshëndetje Prof. Berti!

Kur Edi më tha se duhet të vish të takosh një lexues tëndin, pata mëdyshjen që ka xhelati me viktimat e veta, pasi shumë nga lexuesit e mij nuk më lexojnë nga qejfi, por nga halli. Kur më tha kush ishe, mu duk sikur e mora unë atë medaljen e Mirënjohjes dhe lashë çdo plan të së djelës.

Më pyeti Edi më pas dhe më tha a ta duk si fëmijë Roberti?

-Po i thashë dhe ka një shpjegim për tipat e palëkundur si ai. Naivitetin fëminor e kanë si bindje për çdo objektiv të tyre. Besojnë si fëmijë dhe luftojnë si të çmendur. Faleminderit që të njoha.

Mero

Po ribotojë sot në ditën e ndarjes me të, editorialin e vitit 2014, kur ai mori mbprasht vlerësimin për betejat e jetës së tij.

Saga e Papavramëve, ose të jesh “pasardhës”

Nga Mero Baze

Sot kam takuar nga afër Bert Papavramin. Në sallën e hartave në Kryeministri, ku ai mori një dekoratë mirënjohjeje nga kryeministri i Shqipërisë, ai mbajti një leksion të dhimbshëm, të pashkruar askund mbi sagën e Papavramëve. Duke përjetuar dramën e të qenit në qendër të një brezi të shquar Papavramësh, ai u rrit, siç e tha dhe vetë, si “djali i doktorit” më të shquar shqiptar, dhe po ikën nga bota, si baba i djalit më të talentuar shqiptar.

Të gjithë që folën, vizatuan karakterin e tij të fortë, pedagogun e rreptë deri në diktator, dhe skalitësin e vullnetit të djalit të tij të talentuar që një ditë t’ia dilte dhe të sundonte botën me Stradivarin e tij.

Por, përse Prof. Papavrami meriton më shumë se një dekoratë mirënjohjeje?

Shqipëria është një vend pa histori elitash të trashëgueshme. Është një lloj vendi ku shfaqen udhëheqës pa pasardhës, gjeni të keqkuptuar dhe anatemuar, dhe milionerë që shndërrijnë e shuhen si xixëllonja.

Ne kishim një mbret, i cili për kohën ndoshta ia doli të sundonte me marifetet shqiptare, dhe që arriti të formësonte një identitet të shtetit shqiptar, por që nuk ia doli të lërë pasardhës të nivelit të tij. Ne kishim një diktator që sundoi Shqipërinë 50 vjet, por që përveç shkretëtirës ekonomike dhe morale që la pas, nuk la as ndonjë pasardhës për të qenë. Ne kishim një njeri që hoqi zvarrë këtë vend për 24 vjet dhe vazhdon të zvarritet akoma, që simbol të pushtetit të tij bëri “Familjen” makute, që përdor pushtetin për t’u pasuruar dhe rrezaton banalitet, mediokritet, inferioritet dhe tek brezi i dytë dhe një urrejtje ndaj Shqipërisë që nuk vazhdoi ta mbajë në pushtet Supergjyshin.

Ne kemi gjeni si Ismail Kadareja, të cilët mjedisi meskin shqiptar nuk i gjykon nga veprat, por nga muhabetet e shitëses së djathit në lagje, dhe nga fakti pse ia doli të mos burgosej nga Enver Hoxha. E gjithë duket një përpjekje për të vrarë çdo gjeni që mund të lindë në këtë vend, me një “kamë” banale të smirës që kemi ndaj vlerave.

Këto 25 vjet ne kemi parë dhe njohur miliarderë të bërë brenda vitit, që po brenda disa vitesh u harrohet emri, ose bëhen për anekdota. Akoma nuk kemi një milioner shqiptar, i cili të na bindë se do ketë dhe djalin e stërnipin e tij, po të suksesshëm në biznes. Tani jemi të mbushur me drama fëmijësh që i kishin baballarët milionerë dhe janë pa perspektivë.

Bert Papavrami është një përjashtim i madh i historisë së Shqipërisë, pasi ai ishte djali i doktor Papavramit, që të vriste me emrin dhe peshën e rëndë të autoritetit të tij në kohën që jetoi, dhe ia doli të ishte një pasardhës. Dhe këtu nuk i la shumë kohë vetes të krekosej si i tillë, por i hyri punës të linte dhe pasardhësin e tij.

Tedi Papavrami, ndoshta do t’ia tregojë varrit ç’ka hequr nga i jati derisa të bindej se nuk ishte fëmijë i zakonshëm, por duhet të ishte me detyrim, në mos një violinist i madh, një Papavram i madh. Sot ia ka dalë, por natyrisht me çmimin e rëndë që të diktojnë rregulla të tilla dragoniane, për të qenë një pasardhës. Saga e Papavramëve është e tillë, që për të mbetur Papavram, diçka duhet të lësh rrugës. Doktor Papavrami la pleqërinë në internim për t’u hapur rrugë dy pasardhësve të vet. Prof. Papavrami shpërndau talentin e tij si grimcat e arit në një zall lumi që nuk i shikon askush, për të mbushur Shqipërinë me violinistë të talentuar si Spahiu, Skënderi dhe djali i tij, Tedi. Ky i fundit natyrisht që sakrifikoi fëmijërinë e tij, për të qenë ky që është sot. Ai nuk pati lodra, nuk u gërvisht kurrë në fusha futbolli dhe as u rrah dot me shokët e lagjes, pasi një xhelat i rrinte tek koka për ta bërë pasardhës.

Tani ia kanë dalë. Doktor Papavrami nuk ka peng asgjë nga ato që i ndodhën pas ikjes së dy pasardhësve. Tedi natyrisht që mund të vajtojë fëmijërinë, por jo suksesin që arriti. Por mbi të gjithë këta, Bert Papavrami ka meritën të ishte kyçi i sagës së Papavramëve. Ai vendosi të ketë një dinasti të tillë dhe ia arriti. Sikur disa shqiptarë më shumë të bënin atë që ka bërë ai, Shqipëria do ishte një vend më fisnik, me më shumë pasardhës, me më shumë familje të mëdha dhe jo “Familje” mafioze banale në pushtet, me më shumë mbiemra që rëndojnë shumë herë më tepër se llogaritë e fryra të këtyre që vijnë, mjelin Shqipërinë dhe ikin.

Mos u trishto Prof. Berti. Edhe Doktor Papavrami, edhe Tedi Papavrami, ndoshta s’do kujtoheshin, po të mos i mbaje ti në shpinë dhe t’i nxirrje në breg. Nga një pinjoll prej një dere, në këtë vend kemi pasur plot! Për të pasur tre rresht, duhet një Bert Papavrami në mes. Këtu është diferenca mes atyre që lind Zoti dhe atyre që rriten si pasardhës.

https://www.gazetatema.net/2014/11/02/saga-e-papavrameve-ose-te-jesh-pasardhes

 

18 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Shume bukur. Dinasti e ndritshme ne punen qe bene. Dinasti keto quhen qe lene gjurme ne komb. Jo hajdutet qe pasurohen brenda dites ...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Romeo juristi i njohur

      Mero, nuk ka patur Sekretar i Pare i Rinise i PPSh, por i BRPSH. Mos ja fut hajdarit Mero k...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lip Gjanica

        E drejte kjo qe thua se Meros nuk I shpeton gje. Ne ato mbledhje te KQ te BRPSH thirreshin vetem ata qe ishin bij besnike te asaj Partie she Mero I tille ishte. Jo me kote ishte bashkepunetor I sigurimit (spiun) me pseudonimin “CORAPJA”

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhepisti gjate

        Po kari pse rri nga pas apo po ben xhep

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pena

          Gjynah, o romeo, kelysh i saliut ke per te ngelur gjithe jeten, o mjeran

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kronikani

            Ore se nuk po marrim vesh, ka vdekur ky apo si eshte puna? Megjithate ne France iku per punen e vet, dhe jo qe te na linte Tedin si trashegimi. Meqe ra fjala, nga behet Tedi?

            Përgjigjjuni
            1. f
              familja baze incesti pjella

              djali i madh i mero ka shkuar me te jemen dhe i doli djali i vogel

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kristi

                Bravo Mero! Exelent !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agimli

                  Shkrim me vlere .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Popull i thjeshte

                    Berti ka vdekur?! Se nuk e kuptoj arsyen e ribotimit te ketij shkrimi! Megjithate. Mire do ish te kish qendruar ne Shqiperi Berti qe tia njihnim vlerat te gjithe edhe ne qe nuk e ndjekim muziken dhe muzikantet. Njohim kompozitoret si Zadeja, Zaharjan, Daija, Dizdari, Krajka, Prodani..... po duket keta nuk i parkasin dinastive elitare. Varja nuk thone kot, sa te rrosh do mesosh.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mira

                      Edhe komentet dëshmojnë atë që gazetari Baze ka shkruar aq bukur, jo vetëm për Papavramët, por për karakterin tonë.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Laura

                        Teme e bukur, por e trishte pa mase. Ligjet e natyres jane te pavdekshme dhe Njeri mga keto eshte pikerisht ajo e brezave qe pasojne njera pas tjetres. Jane rregulla universale, nese ne Shqiperi nuk ndodh keshtu eshte e trishte dhe e mbrapte. Mendoj se ne keto vite eshte shkuar kunder ligjeve te universit, por keto jane cikerrima perpara madheshtise se universit. Kush mendon se behet dikushi duke vjedhur e dhunuar vellezerit e rij, heret a vone do gjwj perpara dike me te eger e te pameshirshem.. dhe dikushi kthehet prape askushi. Le te shpresojme tek miresia dhe bukuria Le te shpresojme tek pavdekesia e njerezve te mire dhe me vlera

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Katunari

                          Respekte mero per shkrimin, po thuaje me emer kush kan qene ne ate kohe, Sekretar i Pare i BRPSh, ta thomi une, i pari ishte Shoku mehmet elezi qe u konvertua ne demokrat mbas ..90s dhe ambasador, tjetri mbas ketij, shoku lisien bashkurti dhe ky po demokrat dhe ambasador, super komunista te konvertuar ne ambasador.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emira

                            Po! Elezi Mehmet! I pandreqshëm!

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tironsi ZZ, NYC

                            Mero: Mund t'i shtosh/shtoni filtrat e komenteve kur bëhet fjalë për Ngjarje të tilla. Nuk mund të bashkëjetojnë Shkrime të Ndjera Lamtumire nga kjo Botë klikimesh, mllefesh, qëllimesh ... me minjtë e komenteve!! Nuk ke/ keni nevojë për komente/ klikime të tilla. Nuk shtojnë, përkundrazi, zvogëlojnë. Personalisht, kam hequr dorë nga komentet qindra, mijëra herë, kur kam vënë re nivelin Spam= Banal të komenteve. Mëse të sakta, ndjera ato që shkruan për Profesor Bertin, por e prish era e fekaleve. Dinastia Papavrami nuk i meriton! Tema (aktuale), nuk i meriton.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mira

                              Një shkrim i bukur i gazetarit Mero (mbase më i afti deri më sot), të cilin “pa dashur” e dëshmojnë si të tillë, të gjitha komentet këtu, vulgare a jo. Shkrimi i rishfaqur pas mëse një dekade në nderim të ikjes së Papavramit, bir dhe baba të shquarish, përshkruan gjithashtu saktë, jo me deklarata, karakterin e shumicës së ne shqiptarëve, të djeshëm dhe të sotëm. Të paditur, të nxituar, me mllef e zili, vulgarë, të politizuar, o me mua o armik!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Altin Pellumbi

                                Shkrim shume I mire! Vleresimi per njeriun e mire,eshte virtut!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Azgani

                                  Lëre .a, Mehmet Mut Elezi që i thurte ditirambe Shokut Enver, nejej gjoja para Tij, një servil i ndyre por wdhe nje gjarper me helm cdekjepryrës, si shwfi i tij pas 19o2-shit. Këta janë pjella e byçwve te qebefwve re ush KQ te POSH. Lisien Vashjurti ka qënë bdryshe, ishte njeri zwmervardhe, u drejte, buk soiunonte, nuk ka çuae njeri be byrg apo gihotibe si tropojanet e theee. Ishte me foemim te mire dge e nderibte cebdin ne naredgebiermt ndeejombetare. Byk u bë kurre beeishumist si Meqmut si Elezociçi.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje