Dolly Parton në Guinness World Records

5 Gusht 2025, 15:53Kulturë TEMA
Dolly Parton në Guinness World Records

Ajo është një ikonë e muzikës country, një emër që ka lënë gjurmë për dekada me radhë në skenën botërore. Dhe tani, Dolly Parton është zyrtarisht një ikonë e Guinness World Records.

Gjatë një ceremonie në Nashville të Tennessee, një ditë që festohet gjithashtu si Dita e Dolly Parton, 79-vjeçarja u nderua me titullin “ICON”, një vlerësim që u jepet vetëm figurave që kanë ndikuar thellësisht në kulturën botërore.

“Të them se jam e përulur, do të ishte pak. Jam krenare për këtë, falënderuese dhe mendoj se duhet të kem bërë diçka siç duhet. Lavdi Zotit dhe faleminderit fansave.”

Guinness e nderoi për karrierën e saj të jashtëzakonshme, jo vetëm për kontributet në art, por edhe për projektet e tjera krijuese si parku i famshëm tematik “Dollywood”, muzikali “DOLLY: A True Original Musical” dhe fushatën për shpërndarjen falas të librave për fëmijë, “Imagination Library”.

Me 11 rekorde Guinness, përfshirë “Më shumë albume të publikuara nga një këngëtare country” dhe “Më shumë nominime për Grammy për një artiste country femër”, Dolly Parton vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Dolly është vetëm një nga emrat e rrallë që mbajnë titullin “ICON” nga Guinness, përkrah yjeve si Taylor Swift dhe sportistit britanik Billy Monger.

Një jetë mes muzikës, ëndrrave dhe përkushtimit ndaj komunitetit, Dolly Parton është një ikonë që vazhdon të shkëlqejë.

Klan News

Lini një Përgjigje