Për tri net radhazi, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë u bë skenë e yjeve më të mëdhenj të operës në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Rame Lahaj International Opera Festival” (RLIOF).
Me temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!” Mbrëmja gala “Rame Lahaj & Friends” shënoi kulmin e edicionit të pestë jubilar të këtij festivali.
Në shenjë nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tenorit Rame Lahaj, Posta e Kosovës ka emetuar një pullë postare speciale, duke vlerësuar arritjet e tij në arenën ndërkombëtare, transmeton euronews.
I lindur në Istog, Rame Lahaj ka interpretuar në skena të njohura si Royal Opera House në Londër, Teatro Real në Madrid dhe Opera de Paris, duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare.
Përveç karrierës së jashtëzakonshme ndërkombëtare, Lahaj është i njohur edhe për kontributin e tij në jetën kulturore të vendit, përmes themelimit të Rame Lahaj International Opera Festival, duke sjellë artin operistik më afër publikut kosovar, por edhe duke përkrahur brezat e rinj të artistëve.
Mos i ngrini kaq shumë. Pse në hënë ishnë që zbritnë?!