Francis Ford Coppola shtrohet në spital në Romë

6 Gusht 2025, 08:42Kulturë TEMA
Francis Ford Coppola shtrohet në spital në Romë

Regjisori i famshëm amerikan, fitues i çmimit Oscar, Francis Ford Coppola, është shtruar në spitalin Tor Vergata të Romës. Lajmi u konfirmua nga ANSA, duke theksuar se 86-vjeçari hyri në spital mëngjesin e të martës, transmeton rtsh.

Coppola, i njohur për kryeveprat kinematografike si “Kumbari” dhe “Apocalypse Now”, po kalonte një pjesë të verës në Itali. Sipas burimeve, ai po kërkonte vendndodhje për filmin e tij të ri, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë këtë vjeshtë.

Regjisori ka një lidhje të veçantë me Italinë, veçanërisht me rajonin e Bazilikatës, nga ku ishte me origjinë gjyshi i tij. Ai është edhe qytetar nderi i qytetit të Bernaldës.

Muajin e kaluar, Coppola ishte i ftuar special në Festivalin e Filmit Magna Graecia, ku theksoi rëndësinë e të punuarit së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Lini një Përgjigje