Vasil Vasili kthehet pas 35 vjetësh me ekspozitën “Asnjëherë shumë larg”

6 Gusht 2025, 11:48Kulturë TEMA
Vasil Vasili kthehet pas 35 vjetësh me ekspozitën

Vasil Vasili kthehet pas 35 vjetësh me ekspozitën “Asnjëherë shumë larg”

Ekspozita e parë e skulpturës për këtë vit në Galerinë “Art Saranda” erdhi nga Kanadaja. Autor i saj është Vasil Vasili, një ndjekës i zellshëm i rretheve të vizatimit dhe skulpturës në ish-Shtëpinë e Kulturës së qytetit të Sarandës.

Ai rrëfen se pas 35 vjetësh është rikthyer në Sarandë, aty ku nisi kjo ëndërr e hershme artistike.

“...mund të them që ekspozita është një udhëtim shpirtëror. Kujtimet, emocionet, komunikimi me elementët e kulturës, arkitekturës dhe traditës të vendit tonë, të interpretuara në një mënyrë spektakolare”, tha Vasili.

Kuratorja e ekspozitës, Katerina Kosqina, theksoi se çdo vepër në këtë ekspozitë pasqyron përjetimet e forta të jetës dhe kujtimet e shndërruara në art nga autori.

“Vasil Vasili jetoi vite të vështira, por me dashuri për vendin e tij. Të gjithë peripecitë e jetës ishin në memorien e tij dhe u kur u bë artist u pasqyruan në veprat e tij që lidhen me shtëpinë, vetminë, pasaportën e tij të vjetër dhe të re”, tha ajo.

“Si kujtim nga kjo foshnjëri artistike, Vasil Vasili ka vendosur në hyrje të ekspozitës portretin e babait, një skulpturë të nënës dhe disa vizatime të kohës kur ishte ushtar,”, tregon Lefter Çeko, drejtori i Galerisë “Art Saranda”.

Ekspozita e skulpturës së Vasil Vasilit do të qëndrojë e hapur në Galerinë “Art Saranda” deri në mesin e muajit shtator, shkruan rtsh.

Lini një Përgjigje