Eqrem Çabej, patriarku i gjuhës shqipe dhe Mësuesi i Popullit

6 Gusht 2025, 14:40Kulturë TEMA
Eqrem Çabej, patriarku i gjuhës shqipe dhe Mësuesi i Popullit

117 vjet më parë, më 6 gusht të vitit 1908, lindi në Gjirokastër gjuhëtari, profesori, akademiku dhe Mësuesi i Popullit, Eqrem Çabej.

Ai konsiderohet një ndër patriarkët e gjuhës shqipe. Çabej ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në studimin e zanafillës dhe zhvillimit të gjuhës shqipe. Me botimet e shumta në revista gjuhësore të huaja, si dhe me pjesëmarrjen në forume shkencore ndërkombëtare, Eqrem Çabej u njoh si autoriteti më në zë në albanologji, shkruan atsh.

Gjimnazin e kreu në Klagenfurt të Austrisë. Më pas ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoevropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit, e më tej në Universitetin e Vjenës, ku u diplomua si doktor në filozofi në vitin 1933. Pasi u kthye në Shqipëri, punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Tiranë. Në vitin 1940 u mënjanua nga arsimi për shkak të përkrahjes së veprimeve antifashiste. U vendos në Romë, ku punoi për atlasin gjuhësor shqiptar.

U kthye në atdhe në vitin 1944, ku punoi në Institutin e Shkencave. Eqrem Çabej ishte ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik Dyvjeçar. Me themelimin e Universitetit të Tiranës, ushtroi veprimtarinë mësimore si pedagog i lëndëve histori e gjuhës shqipe dhe fonetikë historike e shqipes. Çabej është një ndër anëtarët themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Presidiumit të saj. Punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në fund të jetës.

Çabej dha ndihmesa të rëndësishme në arsimin e lartë dhe në gjuhësinë shqiptare. Hartoi tekstet e disa lëndëve kryesore dhe ishte bashkautor në një varg veprash shkencore. Veprimtaria e tij shkencore u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri edhe jashtë saj, sidomos në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.

Nga veprat e para të tij, përveç artikujve, mund të përmenden: “Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe, me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme” (1936), “Për gjenezën e literaturës shqipe” (1939), “Shqiptarët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit” (1994), “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” (1947, 1958), “Fonetika historike e shqipes” (1958). Ndër veprat kryesore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes” (në shtatë vëllime, 1976–2006); “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), botim kritik në dy vëllime, i pajisur me një studim hyrës.

Ai ka qenë anëtar i komisionit hartues të “Fjalorit të gjuhës shqipe” (1954), anëtar i komisioneve për përpunimin e terminologjisë të shumë degëve të shkencës e të teknikës dhe i komisioneve që punuan për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë nga viti 1948, të cilat u finalizuan me botimin e librit “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973). Vepra e tij është botuar në Kosovë nën titullin “Studime gjuhësore” (1976), në nëntë vëllime. Çabej ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Ndërroi jetë në Romë më 1980.

6 Komente

  1. T
    Truth social

    Nga ka qene me origjine ky robi? Druaj se eshte parafabrikat enverian i ulet!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abdullai

      Ka lindur në Turqi, thotë certifikata personale.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arsimtari

        Eqrem Cabej ka qene dhe mbetet zemra e shqiptarise qe par fat,i munguan ato qe te tjeret ne bote i kishin:liria e shprehjes,punes dhe kushtet materiale!

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENVER PASHA

          JO PATRIARKU I GJUHES SHQIPE ,,,PO IMAMI I GJUHES SHQIPE ,,SE ESHTE MYSLYMAN ,,NUK ESHTE ORTHODHOKS ,,,

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agdon Dalipaj.

            Çabej qe i pari studiues shqiptar që u angazhua të vërtetojë tezat sllave se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe se nuk janë autoktonë në tokat ku janë sot. Çabeji në një kongres ilirologjie të mbajtur në Tiranë më 1972 dhe botuar më 1974, i sjell shqiptarët si me origjinë nga Transalvania. Për dëmin e madh që i ka bërë gjuhës shqipe, është i preferuari i Beogradit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Putini

              Ky qe e nxori shqipen si serbisht na qenka patriarku i gjuhes shqipe? Ky spiun i sllavoruseve?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje