Armët e Skënderbeut: Si u bë që përfunduan në Vjenë?

6 Gusht 2025, 13:48Kulturë TEMA
Armët e Skënderbeut: Si u bë që përfunduan në

Historia e armëve sipas Leo Alexander Freundlich

Historinë se si armët përfunduan në Vjenë e jep konsulli i Shqipërisë në Austri gjatë Mbretërisë së Zogut, Leo Alexander Rfeundlich.

Më 15 tetor të këtij viti, Mario Sforza, duka i Urbinos, i shkruan një letër arqidukës Ferdinand. I thotë se do t’i dërgojë atij armët e Skënderbeut, dhe të vëllait të tij.
Ky është një fakt që dëshmon se mes arqidukës dhe Mario Sforzas janë këmbyer shumë letra.

Më 15 maj 1579 arqiduka i Tirolit i shkruante dukës së Urbinos, Maroi Sforza. E falënderon për armët e Skënderbeut dhe për të tjerat që do t’i binin në dorë, transmeton ObserverKult.
Ndërsa për herë të dytë këto armë përmenden në një letër të dukës Von Arescot, e shkruar me 25 korrik 1588. Aty flitet për armët e tjera të Skënderbeut.

Në inventarin e vitit 1585 këto objekte nuk ishin të shënuara ende.

Ekzaktësisht në inventarin e vitit 1596, faqe 321, janë përmendur dhe shënuar elmi nr. 71 (127) dhe dy shpatat nr.92 (145) dhe 345 (550).

Aty shënohet: “George Skanderbeg: një elm i bardhë me rrafshe të arta sipër një kokë dhie e artë me dy brirë. Dy shpata, njëra me një dorezë prej lëkure, e cila nga pesha e rëndë dhe prej shenjave të gjakut që duken ende, ngjan më e madhërishme. Tjetra është me një dorezë kadife ku është shënuar emri i Skënderbeut.

Në inventarin e pikturave të sekretarit privat Schrewnchk të titulluar “Armamentarium heroicum” të vitit 1601, ne shohim në tablonë 16, Skënderbeun me elmin nr.71 (127) dhe me shpatën nr.345 (550).

Shkruhet: Në një kornizë me ornamente të shumta rrinë në këmbë Skënderbeu i veshur me një pallto të gjatë me astar lëkure e mbërthyer në gjoks me shirita. Me kokën dhe mjekrën e gjatë kthyer nga krahu i majtë, ku i duket profili.

Shihet qartë që këto dy objekte njiheshin që në vitin 1601 si sendet e Skënderbeut. Ja një përshkrim i imët mbi dy shpatat e mbi përkrenaren:
Në sallën XXV Nr.71/127 ndodhet një përkrenare e shtrirë në një piedestal të ulët, e cila duhet të jetë prerë si mbas stilit italian. Në majë të përkrenares janë vendosur kryet dhisë, por asht fiksue mirë.
Përkrenarja përbëhet prej dy pjesëve, një pjesë prej bakri dhe pjesa tjetër sipër me një copë metali buzët e secilës janë zbukuruar me ar.
Syve të dhisë u mungojnë gurët. Akoma duket vendi bosh, i cili të jep të kuptosh se brenda kanë qenë vendosur gurë. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri.

Në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim është shumë i vështirë për t’u kuptuar çfarë thotë.
Deri më tani e kanë deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat”. Pesha e përkrenares është 3000gr.
Kjo përkrenare është një “unikum”, i vetmi e i veçantë që gjendet në muzeun dhe i përket artit të punimit të metalit në stilin gotik të vonshëm.

Doreza është e përbërë prej druri të mbështjellë me lëkurë, pesha e kësaj shpate asht 1300 gr.
Shpata me dorezë është e veshur me lëkurë shagreni, ka nga anët e jashtme 4 arabeska të thella, tre rripa për hijeshim.

Anët e jashtme përshkohen prej fildishi dhe në anët e brendshme shohim disa germa të kuqe, të cilat janë shkruar më shekullin e XVI e që përmbajnë emrin “Scënderbeg”.
Pesha është 600gr dhe pesha e përgjithshme 1900 gr. Kjo shpatë është e shënuar dhe pikturuar në librin e sekretarit privat të arqidukës së Tirolit, Jakob Schrenckh, “Armametarium heroicum”, në faqet XVI.

Kjo shpatë të jep të besosh nga pesha e rëndë dhe nga gjatësia se Kastrioti me një të goditur i ndante në dy pjesë trupat e armiqve.
Kjo shpatë gjendet në sallonin XXV, rafti II Nr.92(143), gjatësia e saj 121 cm dhe doreza është e zbukuruar me ar dhe me lëkurë. Pesha e saj është 3.2 kg.

/observer/

1 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    IN*PE*RA*TO*RE* B.T. e dhene qarte e thjesht. Edhe ne monedhat e Napoleon Bonapartit pas 350 vjeteve ruhet fjala INPERATORE ne vend te FJALES IMPERATORE kurse B.T. asht diçka qe e preçizone te madhin ISCANDERBEG. Pra INPERATORE asht grada e tij. Logoja e tij vertitet, duke marre parasysh dhe gravurat Italiane pas vdekjes dhe mbishkrimin mbi shpate qe kane dhe te meta te vete kohes dhe shkrimit te turqishtes ne ate kohe, ISCANDERBEG, ose SCANDERBEG Gjergj Kastrioti. Ai ka fole shqip e paster, nuk ka luftuar per fe. Lenja ne turqisht mbi shpate ka qene nje sinjal per turqit ashtu si dhe koka e dhise nje element shume domethenes si dhe letrat qe ju ka derguar SULLTANEVE, jane elemente te nje maturie te nje shteti te vogel perballe mbiforces. ISCANDERBEG nuk asht marre peng, shkollen e ka bere ne Rome, por venja e logos mbi shpatat e luftetareve te tij dhe kthimi plotsisht ne mysliman i shqiptareve pas mundjes, si dhe teknika prifterore e Marin Barletit, kane bere qe historia e tij te shtjellohet tjeter per tjeter. Katoliket shqiptar jane kthime te mevonshme te luftetareve te tij qe u arratisen ne ITALI dhe dikur ju kthyen vendit te lene, qe per ta ishte Parajsa e e humbur. Vonesa ne kthim e tyre, nje, dy tre breza me vone u gjeten ne token e ZANUN nga te paikurit, por u bashkepranuan nga te myslimanizuarit. Jo rralle neper histori katoliket kane dashur te marrin rolin e PARESISE(!) por te paikurit, qe u rregjistruan ne fillim te ardhjes se turkut si ortodoks e pastaj ju larguan ortodoksizmez qe te mos perfundonin serb u MYSLIMANIZUAN.Kur ata tentonin(!) ju tregonin rrenjen e vjeter katolike te çdo fisi dhe ju thonin rrini urte se per ju kishte ikur SHQIPERIA.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje