Biblioteka e shkrimtarit tonë të madh shqiptar Ernest Koliqi i është dhuruar fondit të Bibliotekës "Marin Barleti" në Shkodër. Gjithashtu në Bibliotekë u inagurua salla "Koliqi" që mban emrin e tij. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
"Shkodra është qyteti, si përkufizim, me çdo gjë që ai përfaqëson, e si i tillë, ai thërret, t'ban me u kthy.
Është fat dhe kontribut i Adrian Ndrecaj e
" Shejzat", si dhe Bashkia Shkodër , që sot në qytet kthehet, një pjesë e shpirtit, mendjes e krijimit të Ernest Koliqit.
Por qyteti duhet me ditë edhe me pritë, e ndaj sot, përveçse me mikpritë e pa me kureshtje e krenari këtë pasuri nga biblioteka e Koliqit, bashkia mundësoi hapjen e sallës me emrin e tij.
Kjo sallë u riorganizua dhe i kushtohet qytetarëve që te Biblioteka Publike "Marin Barleti" gjejnë dyer e mendje të hapura për me shpërbly kureshtjen, talentin e prirjen për dije e art."- shkruan kryebashkiaku Beci në facebook. A.K./TemA
Lini një Përgjigje