
E gjithë novela ["Shtëpia pa libra"] është shkruar me një përkujdesje të rrallë gjuhësore. Fjala është poetike, e gjetur vetvetiu, pa u menduar, shkruar dhe ndier me shumë delikatesë, me kujdesin që të jetë e saktë dhe në vendin e vet dhe mbi të gjitha, e bukur dhe e brishtë.
Kompozicioni i rrëfimit është jashtëzakonisht i saktë dhe bërë me përvojën e një shkrimtari mjeshtër që e zotëron prozën si askush tjetër: fillimi i novelës, telefonata, burri dhe gruaja, këmbëngulja për të vajtur dhe për të marrë zarfin, biseda me njeriun e panjohur në barin e hotelit, kalimi i natyrshëm te kujtimi i babait, te fëmijëria, pasazhi i tregimit te shtëpia e shokut të klasës, te Njeriu i rëndësishëm, Tom Sojeri etj., të gjitha përthyerjet mbledhur brenda një harmonie kompozicionale të plotësueshmërisë, karakteri i babait që lartësohet si asnjë karakter tjetër shkrimor, prekës, i besueshëm, njerëzor.
Raporti baba-bir është i paarritshëm në letërsi, por edhe figura e nënës, aq njerëzore në heshtjet e saj, është gjithë brishtësi.
Novela "Shtëpia pa libra" është shkruar aq bukur sa nuk duron as edhe një fjalë të vetme të pasaktë.
/Rudolf Marku/
Keqardhje per Nasin se nuk ka qene firme dosido. Dy romanet e tij te fundit jane te neveritshem. Ky liber I ri I tij duhet te jete edhe me I dobet me qe nuk ja paskan kursyer ditirambet.