VIDEO/ Rama: Fëmijët, buqetë e mrekullueshme e Shkodrës në Ditën e Luleve

6 Maj 2025, 15:50Kulturë TEMA
VIDEO/ Rama: Fëmijët, buqetë e mrekullueshme e Shkodrës

“Festa e Luleve” titullohet aktiviteti që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, nga 1-8 maj, duke përcjellë mesazhin e kujdesit ndaj natyrës dhe traditës.

Kryeministri Edi Rama ndau momente nga festimet e fëmijëve në Shkodër, ndërsa shkruan se ata janë buqeta më e bukur e Shkodrës në Ditën e Luleve.

“Fëmijët, një buqetë e mrekullueshme e Shkodrës në Ditën e Luleve dhe një organizim për t’u duartrokitur”, thotë Rama.

Kjo festë i ka veshur rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere.

Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit të Shkodrës do të zhvillohen aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët, përfshirë punëtori artizanale dhe krijuese.

Në mbrëmje atmosfera do të kulmojë me koncerte live në pedonalen e Shkodrës.

Gjatë kësaj jave Shkodra ofron shumë për të gjithë, kulturë, argëtim, kreativitet dhe atmosferë unike.

Bahçet shkodrane janë të njohura për lulet shumëngjyrëshe e plot aromë si karafilat, trëndafilat, luleborën, e shumë të tjera që i kanë dhënë këtij qyteti jo vetëm emrin, por edhe bukurinë e hijeshinë. /atsh/

Lini një Përgjigje