Në “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon në RTSH, vjen i ftuar kompozitori David Tukiçi. Ai tregon për veprën e fundit që ka vënë në skenë dhe pritshmëritë.
David Tukiçi lindi në Shkodër dhe mori pjesë që në moshën 4-vjeçare në opera.
Pasi dha shenjat e një talenti, i ati e regjistroi në shkollën “Jordan Misja”, shkollën e muzikës ku studioi për piano dhe më pas, ndoqi studimet dhe në Universitetin e Arteve, për kompozim.
Në vitin 1992, emigroi në Itali, ku pas një karriere 20-vjeçare, mori titullin “Qytetar nderi” në vendin fqinj. Së fundmi, ai ka vënë në skenë operan “Rozafa”.
Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ai tha se dëshira e tij ishte që ta ngjallë Rozafën, pra ta bëjë një vepër që të jetojë si një vepër artistike.
“Ky është një kompozim komplet i ri. Është një këngë që ekziston për kalanë e Rozafës, që e kisha dëgjuar që në barkun e nënës. Ishte thjesht një këngë. Dëshira ime, ishte që ta ngjallja Rozafën, pra të bëja një vepër që të jetonte si një vepër artistike. Arrita ta kompozoj që nga e para”, – tregoi Tukiçi. /RTSH/
Lini një Përgjigje