Dëgjoje heshtjen!

5 Shtator 2025, 11:04Kulturë TEMA
Dëgjoje heshtjen!

Nga Adrian Thano

Pse na nevojitet ne shqiptarëve kujtimi i gruas trupvogël me emër të madh? Si krenari kombëtare?

Më shumë si busull shpirtërore.

Tereza nuk ndërtoi godina të larta, nuk kishte zyra me xhama masivë, nuk kishte marka për të demonstruar. Ndërtoi një formë të rrallë pasurie që nuk matet me metra katrorë, por me jetë që u prekën, u ngushëlluan, u shpëtuan. Ndërtoi dinjitet për ata që nuk e kishin.

Ndërtoi dashuri.

Dhe dashuria më e madhe shpesh jepet në mënyrën më të thjeshtë. Në një gjest. Në një fjalë. Në një përkulje.

Në Ditën e saj të Shenjtërimit, kjo grua na fton të ndalemi. Të dëgjojmë në heshtje ata që nuk dëgjohen. Të kthejmë vështrimin nga ata që nuk kanë as mikrofon, as pasues, as pasuri.

Ne jetojmë në një botë që flet shumë dhe dëgjon pak. Një botë që e mat vlerën me ndjekës në rrjete, ku shfaqja dhe shou kanë zëvendësuar përmbajtjen, ku ndjeshmëria është kthyer në dobësi.

Në këtë botë me më shumë fjalë se vepra, kujtimi i saj është një thirrje e heshtur për të rikthyer masën e gjërave.

Gruaja me vështrim kaq të veçantë na mëson se jeta nuk është garë për pasuri. Se ka më shumë vlerë një dorë e ngrohtë në një dhimbje të heshtur sesa një kamje e madhe në vetmi. Se njeriu nuk madhështohet nga luksi, por nga zemra.

Dhe në fund, kur gjithçka tjetër bie, kur dritat fiken dhe mbeten duart bosh, vlen vetëm dashuria që ke ditur të japësh.

Dhe kjo nuk blihet. Kjo është zgjedhje.

Në një kohë kur suksesi matet me vilat që ke dhe orët që vesh, kur njeriu vlen sipas çmimit të telefonit në xhep apo të makinës në garazh, Tereza na rikujton një thjeshtësi që të trondit: Nuk është ajo që kemi që na përkufizon, por ajo që japim.

Po glorifikojnë pushtetin, famën dhe pasurinë. Tereza na kujton një të vërtetë që po harrohet: nuk është më i madh ai që ka më shumë, por ai që jep më shumë.

Pa zhurmë.

Kjo është trashëgimia e saj më e madhe.

 

DITA

 

15 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Bravo e madhe! Ne pak fjale ke thene aq shume Adrian Thano. Me entusiazmove dhe me ngjethe... "Burri i shtetit, duhet ta kete zemren ne koke": thoshte Napoleon Bonoparti. kjo do te thote qe ti flase zemra dhe jo buzet duke u hapur e mbyllur ftohetsisht e mekanikisht, duke prodhuar fjale pa thene asgje, por ti flase zemra pra, e jo buzet dhe xhepi aq me keq...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sulltan

      E ngritni në qiell ketë p!thmykët që as edhe një të mirë nuk u solli arnauteve, mjaft më me ko@elëpirje or popull i pa korriz. Kjo i shërbeu vetëm pedofilëvet të Vatikanit dhe asgjë tjetër, turp tu vie të mereni me ketë faneshë zdralë të pistë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirioti

        Sic quhesh ashtu dhe je! Shqiptaret nuk ndahen ne ata qe japin e ata qe marin jane ingranazhe te kombit te gjithe si ata qe shkelqejne edhe ata qe nuk shkelqejne ...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Eshte kerme grekosll E fitoi supen Bota e nderon Shqiptaret jane me fat QE kane figure Te madhe nderkombetare

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gonxhe Bojaxhiu

          Provokacija nga Serbia?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            O sullton, cfare te mire te bente? Aranutet duhet te largohen ne fillim nga radikalizmi islamik qe as nen Perandorine Otomane nuk ishin ne kete nivel.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Patriot

            ????????????????♥️♥️♥️????????????

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sherbetori i Popullit

              Po more Adrian Thano , Papà i Vatikanit ate mision I kish dhene Nene Terezes qe me butesi dhe dashuri te percillte tek njerzit e varfer miresine e fese se vete duke ju ferkuar koken , tjeter gje nuk kish ne dore qe te hapete shkolla apo spitale apo vende pune qe jane mese te nevojshme per nje popull te varfer sic Ishte dhe India ? Atje sherbeu ne Kalkute me shume? Kur ne shenjterojme Nene Terezen cduhet te themi per Enver Hoxhen qe gjeti nje vend dhe nje popull analfabet ku Shqiperia ishte nje MOCALISHTE per popullin e varfer , Ai nuk ju ferkoj koken por i edukoj se me pune arihet gjithecka dhe populli fukara e mbeshteti ?

              Përgjigjjuni
              1. J
                Josifi

                Mos e ndy emrin e shenjtores me Putinin,Kim Jongun,Xi Pingun dhe atij që të varte dekorata ty për besnikëri deri në vdekje!

                Përgjigjjuni
              2. J
                Josifi

                Nënë Tereza njihet shqiptare për gjithë botën por shqiptarët s'duhet ti gënjejë mëndja se i ngjajnë shenjtores për nga ndjeshmëria dhe empatia. Dritëroi na i bëri me dije sa filloi pluralizmi,se nuk jemi më të mirët në botë.Nënë Tereza ishte shqiptare dhe i përket asaj bote që Dritëroi na i kujtoj,që për fat të keq neve i qasemi gjeografikisht.Nuk mjafton vetëm një shembull, ç'dokush mund të jetë Nënëterezë për tu ndjerë shqiptar.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Korabi

                  Shume e sakte. E nxorti ne drite nje popull anadollak. Njeriu me i ndritur i botes shqipmute. Enver. Haleja kelyshi dhe sherbetori i armiqve tone shekullor. Tregojne pamjet e viteve 90 Qe u mahmit bota me kopshtin komunist zoologjik

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiperia e viteve 1939- 1945

                    Korabi jo pamjet e viteve 90-te , por te viteve 1939- 1945 ato jane realitei i Shqiperise sone te dashur qe e filloj punen Rinia duke e udhehequr Enver Hoxha ? Keto pamje duhet te shohesh dhe te besh krahasimin ne qoftese je njeri i ndershem , lexo dhe pak histori

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      MALLAKASTRIOTI

                      E saktë Respekte për ju

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Treni

                      Amen! Një grua e vogël në shtat por e madhe në shpirt.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bojaxhi

                        Enver Hoxha është "shenjëtori "i Shqipërisë e jo arumunia Tereza! Nuk jamë kundra çmimit dhe shenjtërimit për ato qe ka bere në misionin e saj. Po të spekullosh me kombësinë e saj më duket sahanlëpirje! 1-Ajo edhe sot e ka shtëpinë në lagjen e arumunëve në Shkup 2- Është larguar nga Shkupi në moshën 17-18 vjeçare. Si është e mundur të mos e di gjuhën shqipe. Kur me Nexhmie Hoxhën në vizitën e saj në Tiranë komunikonte maqedonisht, (maqedonishten se pati harruar kurse shqipen me qe ishte shqiptare nuk e dinte, (mos harroni se Nexhmija është nga shqiptarët e manastirit (bitolës) fliste dhe maqedonisht) 3- Në vizitën e saj të parë e të vetme porositi shtëpi për të vobektit,qe në kohën e Enverit nuk ekzistonin, prandaj Enveri është "shenjtorë" e për shumë arsye të tjera. 4-Ja do interesi politiqenëvet shqiptarë të ngrenë mite nga hçi e të shembin heronjtë të vërtetë. z.Josif e Korab debili Plotësisht dakord me komentin e "Sh.i popullit" .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje