Teatri Metropol hap siparin e sezonit të ri artistik me shfaqjen “Marmelladov”, të shkëputur nga kryevepra e Fyodor Dostoevskyt “Krim dhe ndëshkim”.
Me regji të Xhino Musollarit, shfaqja risjell ngjarjet e vitit 1866, duke i reflektuar mbi të tashmen dhe problematikat e saj.
“Shfaqja trajton plagë të shoqërisë ruse të asaj kohe, të cilat fatkeqësisht mbeten të pranishme edhe sot, ndaj publiku ftohet të reflektojë mbi mesazhet që përcillen”, thekson regjisori.
Përmes personazheve, publiku do të ndeshet me ideologji të ndryshme që sjellin transformim në jetën individuale, duke ndikuar edhe në zhvillimin apo degradimin e shoqërive.
“Marmelladov” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol më 5, 6 dhe 7 shtator.
- RTSH-
Lini një Përgjigje