Profesori i njohur në Londër shpallet 'Qytetar Nderi' i Vlorës

4 Shtator 2025, 21:30Kulturë TEMA

Profesori i njohur në Londër shpallet 'Qytetar Nderi' i

Vlora nderoi sot një nga personalitetet më të shquara të diasporës shqiptare. Pedagogu i drejtësisë në Universitetin “King’s College” të Londrës, dr. Andi Hoxhaj, u shpall “Qytetar Nderi" i Vlorës nga Këshilli Bashkiak.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, i cili në një postim theksoi se krenaria për arritjet e Hoxhajt nuk i përket vetëm miqve dhe familjarëve të tij, por gjithë qytetit dhe vendit. “Një figurë që na nderon me dijen, integritetin dhe kontributin e tij në arenën ndërkombëtare, gjithmonë me Vlorën në zemër”, shkruan Dredha.

Postimi i Dredhës

Për personalitete si Dr. Andi Hoxhaj, krenaria nuk mund të kufizohet vetëm brenda komunitetit të miqve e të afërmve të tij, i përket të gjithë qytetit, të gjithë vendit!

Jam i nderuar që, në emër të Këshillit Bashkiak, vlonjati i suksesshëm, pedagogu i drejtësisë në Universitetin 'College of London', shqiptari i nderuar me titullin e lartë në Britani, 'Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike', sot është 'Qytetar Nderi i Vlorës”!

Një figurë që na nderon me dijen, integritetin dhe kontributin e tij në arenën ndërkombëtare, gjithmonë me Vlorën në zemër. 

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Dje non grata ne Rusi sot i nderum ne vendin e te pandershmve.....!!!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje