VIDEO/ Sotir Kolea - Çfarë duhet të dini për themeluesin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë?

4 Shtator 2025, 20:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Sotir Kolea - Çfarë duhet të dini për themeluesin e

4 shtatori shënon ditëlindjen e Sotir Kolesë, një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe arsimit shqiptar. I lindur më 1872, Kolea e përkufizoi jetën e tij mbi bindjen se vetëm Shqipëria ishte e denjë për dashuri deri në kufijtë e së pamundurës.

Në vitin 1896, ai u mësoi gjuhën amë shqiptarëve të Kavallës, ndërsa midis viteve 1928–1937 hodhi themelet e bibliotekës shqiptare. Nga një fillim si tregtar, ai u shndërrua në leksikograf, publicist dhe folklorist i njohur.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Kolea nisi veprimtarinë diplomatike, duke qenë pjesë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës dhe bashkëorganizator i Kongresit të Triestes.
Sot, emri i tij mbetet një gur themeli i trashëgimisë kulturore dhe kombëtare./TemA

Lini një Përgjigje