VIDEO/ "Mënyra si shpërbëhet një pushtet." Pse sunduesit nuk e parandiejnë kurrë fundin?

4 Shtator 2025, 19:00Kulturë TEMA
VIDEO/ "Mënyra si shpërbëhet një pushtet." Pse

Historia e Ali Pashë Tepelenës është e mbushur me paradokse: një sundimtar që ndërtoi një pushtet të frikshëm mbi intriga, aleanca dhe dhunë, por që në fund nuk e kuptoi se ishte i braktisur nga të gjithë. Pas marrjes së Pashallëkut të Beratit - një nga tre pashallëqet më të mëdha të Ballkanit - pa miratimin e sulltanit, Ali Pasha hyri në përplasje të hapur me Portën e Lartë. Një akt që e vuri përfundimisht në shënjestër të pushtetit perandorak.

Historiani Dorian Koçi shprehet në Apostrof Podcast se ai e parandiente fundin, por shpresoi tek një falje nga ana e sulltanit. Por, ishin pikërisht sfidat e shumta që ai i kishte hapur pushtetit osman, të cilat kulmuan me marrjen në zotërim të pashallëkut të Beratit, që e bënë të pamundur faljen e tij nga perandoria.

 “Ai ka shpresuar deri në momentet e fundit për një lloj faljeje… por fakti që osmanët nuk ia dhanë, tregon që e urrenin më tepër. Pra, pushteti perandorak e urente më tepër se sa të tjerët, sepse dhjetë vite më vonë ia japin këtë mundësi Bushatlliut. Ai ikën, largohet nga Shkodra dhe shkon në Stamboll. Aty merret me aktivitet letrar, sepse ishte dhe poet. Më vonë e vendosin në Adana dhe nga Adanaja, ai kthehet pasha i Bosnjës, kurse Ali Pashë Tepelenës, nuk ia japin."

Vendimi për ta eliminuar nuk ishte thjesht politik, por edhe simbolik. Së bashku me Aliun u vranë edhe dy djemtë dhe tre nipërit e tij, duke i dhënë mesazhin të gjithë ajanëve të tjerë në Ballkan se sfidimi i sulltanit nuk do të tolerohej. Koçi e përshkruan këtë si një “shembull” që Porta vendosi ta bënte, për të treguar se askush, sado i fuqishëm të bëhej, nuk mund të vendoste kufijtë e vet të pavarësisë brenda perandorisë.

Në fund, duket se Ali Pasha u bë viktimë e të njëjtës lojë pushteti që kishte luajtur me mjeshtëri për dekada të tëra. Ai dinte të shfrytëzonte dobësitë e armiqve dhe të ndërtonte aleanca të papritura, por nuk e pa tradhtinë që e rrethoi kur sulltani vendosi të mos e falte. Ironikisht, mjeshtri i lojës së pushtetit nuk arriti ta lexonte lojën finale, atë që i solli fundin.

 

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast

 

 

6 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Rrot kari Aliu,rrota kari ju dobicat e sulltonit..... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Plehr hale-helenike e dine stergjyshit e tu cfare ka qene Aliu.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Si jemi katandisur

      Pyet te teme nje here se mund te jesh sternip (kopil) i Aliut... pak me respect dhe educate Pali-Karo. Leri me njane komplekset dhe shikohu ne paqyre, he esmer i manes.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mati-suni

        Shkruesi I ketij artikulli Nuk e merr ate qe eshte esenciale per spiegimin e konfliktit , perkstesine e aliut si bektashi. Te qenit bektashi ne shkollen e mendimit juridik hanefi, otomanet i perkisnin, ishte herezi te ishe bektashi. Pra ai ka qene deklaruat QAFIR. I nderuar shkrues: studimi nuk duhet te jete siperfaqesor se arrin konkluzion te gabuar. Merr shembull nga Bart erman.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari i kesaj toke

          Koci, ky funderrine bastarde e fjales Histori!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edwart Gibon

            e cuditshme. " profesori me PHD" pse nuk e fali sulltani ali pashane. in best case scenario the perception of reality of the 18-th centry are not taken in considerate or are not known from the author

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje