Del në ankand piktura e inteligjencës artificiale

27 Tetor 2024, 09:22Kulturë TEMA
Del në ankand piktura e inteligjencës artificiale

Inteligjenca Artificiale po shndërrohet në një konkurrent të fortë të njeriut të fushën e artit. Kjo pikturë është vepër e një roboti me Inteligjencë Artificiale që quhet “AI-DA”.

Vepra do të dalë në ankand në ditën e fundit të Tetorit dhe mund të arrijë një çmim shitjeje deri 180 mijë dollarë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, roboti “Ai-da” tha se vepra e saj ndërhyrë në mënyrë abstrakte disa portete të matematikanit të famshëm britanik Alan Tjëring, i cili ka qenë i pari që vuri bazat e krijimit të kompjuterit modern dhe inteligjencës artificiale që në vitet ’40-’50.

Ankandi organizohet online nga shtëpia britanike Sotheby’s dhe përfshin vetëm piktura të krijuara nga Inteligjenca Artificiale. A.K./TemA

Lini një Përgjigje