Dita e Pavarësisë së SHBA: Ja çfarë duhet të dini

4 Korrik 2025, 11:54Kulturë TEMA
Dita e Pavarësisë së SHBA: Ja çfarë duhet të

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Pavarësisë. Më 4 korrik 1776, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 13 koloni të Amerikës së Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, përmes nënshkrimit të një deklarate që mbetet si referencë e demokracisë solide, e shtetit të së drejtës dhe të drejtave dhe lirive të individit.

“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë.” – shkruhet në Deklaratë mbi thelbin e idesë mbi lirinë amerikane dhe mbi të drejtat e natyrshme të njerëzve.

Roli i SHBA-ve ka qenë i vyer në momente kyçe të historisë kombëtare. Politika e presidentit Wilson ishte përcaktuese në ruajtjen e integritetit dhe të sovranitetit të Shqipërisë. Në vazhdën e saj u çimentua një partneritet i frytshëm që zgjati deri në instalimin e regjimit komunist. Akulli do të thyhej vetëm pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, kur në 1987-ën pala amerikane iu drejtua Shqipërisë me disa kërkesa për vizita formale dhe miqësore. Por afrimi me SHBA u thellua me vizitën e ish sekretarit amerikan të shtetit, James Baker më 22 qershor 1991. Po ashtu, SHBA-të udhëhoqën aleancën perëndimore në shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik i drejtuar prej Milosheviçit, shkruan atsh.

1 Komente

  1. U
    Urime Usa e dashur per 4 korrikun

    Rrofte Usa per ne shqiptaret.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje